• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Drejtësia në Turqi/100.000 veta presin gjykimin

by Java News
27/10/2018 10:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas organizatës Amnesty International, më shumë se njëqind mijë njerëz të cilët u shkarkuan nga puna pas grushtit të dështuar të shtetit në Turqi në vitin 2016, janë ende në pritje të drejtësisë ndërkohë që jeta e tyre është shkatërruar.

Grupi i të drejtave të njeriut thotë se në shumicën e rasteve qeveria ka dështuar të paraqesë prova që justifikojnë spastrimin masiv të punonjësve publikë. Qysh nga përpjekja e dështuar për grusht shteti janë arrestuar gjithashtu dhjetëra gazetarë dhe punonjës të të drejtave të njeriut. Ndërsa Turqia kërkon një hetim të plotë për vrasjen e gazetarit saudit Xhamal Kashogi në Stamboll, kritikët thonë se qeveria duhet të ofrojë drejtësi të barabartë për popullin e saj. Korrespondenti Henry Ridgwell na përcjell këtë material.

Pas grushtit të dështuar të shtetit në korrik të vitit 2016, Turqia vendosi gjendjen e jashtëzakonshme – duke i dhënë qeverisë pushtet gjithëpërfshirës.

Protestat shpërthyen në të gjithë vendin, pasi gati 130 mijë punonjës të shërbimit publik u shkarkuan nga puna – përfshi mjekë, oficerë policie, mësues dhe nëpunës civilë. Gjendja e jashtëzakonshme përfundoi këtë verë. Por Amnesty International thotë dy vjet më vonë, shumë prej të shkarkuarve nga puna po përballen me varfëri.

“Ata janë gati si në listë të zezë. E kanë të vështirë të gjejnë punë diku tjetër. Në sektorin publik është e pamundur, por edhe në sektorin privat e kanë shumë të vështirë të punësohen. Kështu që këta njerëz janë varfëruar”, thotë Milena Buyum me organizatën Amnesty International.

Qeveria akuzoi punonjësit e shkarkuar se gjoja ishin anëtarë të grupeve të ndaluara, të udhëhequr nga kleriku në mërgim Fetullah Gulen. Ai vetë mohon çdo përfshirje në grushtin e shtetit.

Nën presionin ndërkombëtar, Turqia ngriti një Komision Apeli. Komisioni ka marrë 125 mijë kërkesa – por ka shqyrtuar më pak se një të tretën e tyre, nga të cilat më pak se dhjetë për qind kanë marrë përgjigje pozitive.

“Si prova ata përfshijnë përshembull referenca të depozitave në para në një bankë tashmë të mbyllur, abonimin në një gazetë të caktuar apo anëtarësimin në një sindikatë të caktuar. Të gjitha aktivitetet janë të parrezikshme dhe në kohën që janë ndërmarrë nuk kanë qënë të paligjshme”, shpjegon Milena Buyum.

Gjendja e jashtëzakonshme solli gjithashtu arrestimin e dhjetëra gazetarëve dhe mbrojtësve të të drejtave të njeriut.

Vrasja e gazetarit të Washington Postit, Xamal Kashogi në konsullatën saudite në Stamboll, ka tërhequr vëmendjen globale në shënjestrimin e gazetarëve. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka dënuar ashpër vrasjen dhe ka kërkuar drejtësi.

Por aktivistët akuzojnë Ankaranë për standarde të dyfishta.

“Ne duam që qeveria turke, e cila për fat të keq ka një historik shumë negativ për trajtimin e gazetarëve, ashtu si edhe Arabia Saudite, ta përdorë këtë rast si një mundësi për të ecur përpara në të ardhmen, duke u shkëputur nga e kaluara, për të bërë transparencë dhe për t’i dhënë fund këtij trajtimi brutal të gazetarëve”, thotë Louis Charbonneau me organizatën Human Rights Watch.

Milena Buyum e Amnesty International përshëndet përgjigjen e ashpër të Turqisë ndaj vrasjes së gazetarit Kashogi.

“Ne do të donim të shihnim të njëjtën ashpërsi në kërkimin e drejtësisë, për të gjithë në Turqi.” Shumë prej të arrestuarve gjatë gjendjes së jashtëzakonshme janë ende në gjyq, duke përfshirë dhjetra gazetarë dhe disa aktivistë të organizatës Amnesty International./ VOA

Next Post
Largimi i Xhafajt/Drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit në Ministrinë e Brendshme

Largimi i Xhafajt/Drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit në Ministrinë e Brendshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“10 cm larg Hekuran Dedës…”/ Gazetari i plagosur më 21 janar: Plumbat erdhën drejtpërdrejt nga Llupo, flaka u dirigjua drejt nesh

“21 janari”/ Mahmutaj: Berisha dhe Meta, të përgatitur për vrasjet. SPAK t’i hetojë si organizatë kriminale

December 19, 2025
Gjykata Kushtetuese shqyrton sot çështjen e Belinda Ballukut

SPAK kërkon heqjen e imunitetit, sot mblidhet Këshilli i Mandateve për Ballukun

December 19, 2025
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, mjegulla prezente gjatë paradites dhe mbrëmjes

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, mjegulla prezente gjatë paradites dhe mbrëmjes

December 19, 2025
Shqiptarët, komuniteti i dytë më i madh në Itali me 557 mijë persona

Shqiptarët, komuniteti i dytë më i madh në Itali me 557 mijë persona

December 19, 2025
BE bie dakord për hua 90 miliardë euro për Kievin, por pa përdorur asetet e ngrira ruse

BE bie dakord për hua 90 miliardë euro për Kievin, por pa përdorur asetet e ngrira ruse

December 19, 2025
Listat e kandidatëve/ Minxhozi: Zgjedhjet janë edhe një lloj ‘vettingu’, s’janë thjesht akt i hedhjes së votës

Provat e Metës për 21 janarin dhe një nerv i zbuluar që s’e përmend askush

December 18, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Një letër “nga brenda shtëpisë” (dhe çfarë do bëjë SPAK nëse Kuvendi bëhet Gjykatë)

December 18, 2025
I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

December 18, 2025
Ankimimi në GJK për pezullimin e Ballukut/ Rama: S’dua t’i hyj dokrrave për ‘’pse-në’’ e kësaj beteje ligjore! Duhet të jesh krejt i verbuar nga..

A ke menduar të ikësh? Rama përgjigjet troç: Ja kush është misioni im

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In