• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Drejtësia, Majlinda Bregu: Klasa politike po e rrezikon vendin më keq se regjimi Hoxhës

by Aalison Pearse Stevens
07/05/2016 08:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Majlinda Bregu, deputete e PD-së, dhe një nga figurat që po përpiqet të gjenerojë një politikë ndryshe në mjedisin politik shqiptarë, ka folur ashpër dhe pa dorashka në lidhje me qëndrimin e klasës politike shqiptare ndaj Reformës në Drejtësi. Sipas saj,  sjellja e politikanëve ndaj kësaj reforme po e kthen klasën politike shqiptare në figurantë politikë të paaftë e pa vullnet. “Kjo rrezikon të na bëjë me më shumë faj se ata që e bllokuan Shqipërinë për një gjysëm shekulli. Sepse do të thotë që ne përfundimisht jemi përshtatur me të keqen dhe na pëlqën vetëndëshkimi”, ka nënvizuar Bregu në një koment të saj. Lexoni më poshtë opinmionin e zonjë Bregu

Nga Majlinda Bregu

Në bashkëpunim me partnerë shumë të rëndësishëm si EUD, OSFA, College I Europes ne Bruges, do të bëjmë realitet Shkollën Verore Rajonale për cështjet e integrimit europian, e cila do të zhvillohet në shtator dhe do të jetë e hapur për të gjithë aktorët e shoqërisë, kontribues në procesin e integrimit europian të vendit si organizatat e shoqërisë civile, politikanët e rinj, përfaqësues të vetëqeverisjes vendore, biznesit, medias etj.

Sot ne 1 vjetorin e Keshillit Kombetar te Integrimit

Një vit më parë, po gjatë javës së Europës u krijua Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian.

Ky Këshill u iniciua si një rekomandim i Dialogut të Nivelit të Lartë për ngritjen e një strukture gjithëpërfshirëse për integrimin europian, e cila do të garantonte zhvillimin e një dialogu politik konstruktiv e të qëndrueshëm e mbi të gjitha do të garantonte gjithpërfshirjen në realizimin e reformave dhe detyrimeve të anëtarësimit si dhe do të kanalizonte në proces, të gjithë ekspertizën e shoqërisë civile, komunitetit të biznesit, medias dhe botës akademike.

Nuk jam e sigurt se sa kemi arritur të nxisim më shume debat për integrimin europian të Shqipërisë këtë vit, apo se sa qeveria është nxitur të marrë parasysh më shumë ato që kemi diskutuar në këtë Këshill. E sigurt është që ky vit ka qenë plot me ngjarje europiane në të mire e në të keq, nga aktet terroriste në Francë, Bruksel, kriza e azilkërkuesve, dalja apo jo nga BE e Britanisë së madhe, kriza politike ne vendet fqinje me ne e deri tek lajmet pozitive të liberalizimit të vizave me Kosovën pa harruar futbollin.

Ndaj mos prisni që “t’ ju hap kokën sot”, duke numëruar sa mbledhje të suksesshme kemi zhvilluar apo cili është inventari I komunikimeve zyrtare shkresore mes këtij Keshilli e Qeverisë, apo sa miq, kolegë e zyrtarë të BE-se kanë adresuar mesazhet e tyre gjatë këtij viti, apo sa here kemi diskutuar pa u kuptuar me njëri tjetrin, apo kush është ndjerë keq nga informacioni I calë që ka përcjellë në këtë Këshill.

Nuk kam numëruar as sa herë ambasadorja e BE në Tiranë, zonja Vlahutin, ka qenë prezente në këtë forum, por më lejoni ta falenderoj për mbështetjen, mirëkuptimin dhe durimin e saj gjatë këtij viti. E di që Romana vetë do të kishte dashur të ishte e padukshme për ca kohë dhe të bentë atë punë që bëjnë gjithë ambasadorët, por këtë besoj e do pas miratimit të reformës në drejtësi.

Deri atëherë nuk do të gjeje qetësi, sic të qetë nuk mund të jemi asnjë nga ne përsa kohë na duhen ambasadorët dhe miqtë nga jashtë që të na kujtojnë cdo ditë se kur ligji nuk zbatohet njësoj për të gjithë atëherë nuk ka shtet ligjor; kur lufta kundër varfërisë, pabarazisë, korrupsionit, situatës së dobët ekonomike dhe sociale, papunësisë, emigrimit, krimit të organizuar, shit blerjes së votës, abuzimit me pronën, nuk mjafton, atëherë standartet europiane nuk quhen të arrira.

Për sa kohë na duhen ndërkombëtarët me rezoluta, raporte, keshilla, gjuhë diplomatike ose jo për të na kujtuar përgjegjesinë tonë, për të na dhënë mend dhe për të qenë shkes të politikës shqiptare, ne përsëri të trallisur politikisht do të ngjasojmë para të gjithëve.
Dy fjalë për kryetitullin e reformave tona integruese. Atë të drejtësisë.

Unë nuk kam menduar asnjëherë se reforma në drejtësi do të ishte e lehtë. Përkundrazi, e kam menduar si një gur të rëndë të cilin duhet ta ngrejmë për të na hapur rrugën e të vazhdojmë të ecim. Jo për faj të brezit tim, shumë kohë ka rrjedhur gabim e trishtueshëm për shqiptarët në rrugën e tyre drejt pikëmbërritjes së pashmagshme në Europë. Por sjellja jonë si figurantë politikë të paaftë e pa vullnet për ta lëvizur këtë gur, rrezikon të na bëjë me më shumë faj se ata që e bllokuan Shqipërinë për një gjysëm shekulli. Sepse do të thotë që ne përfundimisht jemi përshtatur me të keqen dhe na pëlqën vetëndëshkimi.
Dy shifra te dy sondazheve përputhen si rrallëherë në Shqipëri. Mbështetja pro europiane dhe ajo për reformën në drejtësi, e cila duhet te jete e drejte dhe e vertete, jo pazar per te kaluar radhen. Kush nuk e kupton këtë, Konica do të thoshte: “e ka ngase e merr kufirin e mendjes së tij për kufirin e botës”.
Për të mos shkarë rrugës së demokracive tona naive dhe pak përmbajtësore, sic jo rralle me ne ndodh, garancia me e fortë për ne kalon vetëm përmes Europës
Modestisht, me këtë parim KKIE do të ndërmarrë një sërë aktivitetesh në rrethe të ndryshme të Shqipërisë, me qëllim rritjen e informimit të grupeve të interesit mbi procesin e integrimit dhe nxitjen e përfshirjes aktive të tyre në këtë proces.

Që në takimin e parë të KKIE kam theksuar si qëllim madhor forcimin e mëtejshëm të rolit të shoqërisë civile dhe aktorëve të tjerë të interesuar në çështjet e integrimit europian, duke siguruar vazhdimësinë e angazhimit të tyre në këtë proces.
Sot, kam kënaqësinë të ndaj me ju, që në bashkëpunim me partnerë shumë të rëndësishëm si EUD, OSFA, Collegji I Europes ne Bruge, do të bëjmë realitet Shkollën Verore Rajonale për cështjet e integrimit europian, e cila do të zhvillohet në shtator dhe do të jetë e hapur për të gjithë aktorët e shoqërisë, kontribues në procesin e integrimit europian të vendit si organizatat e shoqërisë civile, politikanët e rinj, përfaqësues të vetëqeverisjes vendore, biznesit, medias etj.

Aktualisht, nuk ka asnjë institucion që të ofrojë trajnim të specializuar, të fokusuar në çështjet e integrimit europian dhe që të jetë i hapur për të gjithë aktorët që kontribuojnë në këtë proces. Shqipëria është i vetmi vend në rajon që nuk ka një politikë të vazhdueshme të formimit gjithëpërfshirës për çështjet e integrimit Europian.

Zhvillimi i shkollës verore do të sjellë një qasje të re të unifikuar për trajnimet gjithëpërfshirëse për procesin e integrimit europian.

Kam qenë gjithmonë e mendimit që sa më parë duhet të identifikojmë e të përgatisim një grup të arrirë për negociatat, dhe se kurdo të ndodhë, nuk është kohë e humbur. Besoj që koha e duhur është tani, dhe kjo shkollë do të lehtësojë këto përpjekje duke forcuar kapacitetet e të gjithë aktorëve e duke ofruar të parën mundësi reale të aftësimit të atyre që do të punojnë në këtë proces.

(javanews.al) Me. Ar

 

Next Post

Panama Papers/ Flet për herë të parë personi që bëri zbulimet e Mossack Fonesca

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In