• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Drejtësia kundër Trump, Gjykata Apelit mbledh dëshmitë për pezullimin e vizave

by Java News
07/02/2017 08:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykatat e apelit në Shtetet e Bashkuara do të dëgjojnë sot dëshmi për rivendosjen ose jo të urdhrit ekzekutiv të presidentit Donald Trump, i cili u ndalon hyrjen në SHBA të gjithë refugjatëve, ashtu si edhe udhëtarëve nga shtatë vende me shumicë myslimane. Gjykata e Qarkut të Apeleve në San Francisko kërkoi nga avokatët e Departamentit të Drejtësisë dhe të shteteve Uashington dhe Minesota të paraqesin argumentet e tyre në orën 15:00, sipas kohës lokale.

Një gjykatë në qytetin Sietëll të Uashingtonit ka pezulluar urdhrin e Trumpit më 3 shkurt, duke u hapur dyert njerëzve nga Irani, Iraku dhe vendet e tjera të prekura, të hyjnë në SHBA. Departamenti i Drejtësisë tha të hënën vonë se urdhri i gjykatës mbi bllokimin e ndalimit të udhëtimit duhet të ngushtohet dhe t’iu lejojë hyrjen vetëm atyre njerëzve që e kishin të garantuar porse ndodheshin përkohësisht jashtë vendit, ose atyre që duan të largohen dhe të kthehen prapë në SHBA.

Trump këmbëngul se urdhri i tij është i nevojshëm për të mbrojtur kombin kundër terrorizmit, ndërsa kundërshtarët thonë se është jokushtetues pasi ndalon hyrjen në bazë të fesë. Për më tepër, avokatët nga Uashingtoni dhe Minesota u thanë gjykatave të apelit se rikthimi i ndalesës së përkohshme të udhëtimit do të shkaktonte përsëri kaos në aeroporte, biznese dhe familje. Por, urdhri i gjykatës në Sietëll mori një përgjigje të zemëruar nga Trump, i cili paralajmëroi se gjykatat mund t’i vënë amerikanët në rrezik.

“Terroristët radikalë islamikë janë të vendosur për të sulmuar tokën tonë, ashtu siç kanë bërë më 11 shtator (2001)”, tha Trump, duke folur në selinë e Komandës Qendrore të SHBA-së në Tampa të Floridës.

Shtëpia e Bardhë është e bindur se do të triumfojë, tha në anën tjetër zëdhënësi i saj, Sean Spicer.

“Është e qartë se ligji është në anën e presidentit”, shtoi ai.

Paditë e avokatëve në Uashington përfshijnë një deklaratë të ish-zyrtarëve të lartë amerikanë – në mesin e tyre: ish-sekretarët e shtetit, John Kerry dhe Madeleine Albright – të cilët shprehin shqetësime për urdhrin e Trumpit, duke e cilësuar si “të keqkoncpetuar dhe vështirë të zbatueshëm”.

Sipas tyre, urdhri dëmton sigurinë kombëtare dhe rrezikon të vërë në rrezik përpjekjet e ushtrisë amerikane, duke u dërguar “mesazh fyes” irakianëve që punojnë me forcat e SHBA-së në luftën kundër grupit militant Shteti Islamik. Avokatë edhe të kompanive të shquara të teknologjisë në SHBA, të tilla si Apple, Google dhe Microsoft, kanë paraqitur argumente në gjykatat e apelit në San Francisko, duke thënë se urdhri i Trumpit “i shkakton dëm të konsiderueshëm biznesit amerikan”.

REL

ma.me

Next Post
TIRANE/ Tritol palestrës tek Kopshti Botanik, vetëm dëme materiale

TIRANE/ Tritol palestrës tek Kopshti Botanik, vetëm dëme materiale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

January 25, 2026
Fatos Nano!

Demokracia dhe marrja e pushtetit është edhe çështje kohe!

January 25, 2026
Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

January 25, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

January 25, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

21 janari, truku shihet, por nuk është!

January 25, 2026
“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

January 25, 2026
Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In