• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Drejtësia ka nevojë për ndihmë

by Luan Rama
28/10/2025 19:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Luan Rama

Që prej kur është bërë normë në praktikën e punës së Kuvendit të Republikës raportimi i drejtuesve të institucioneve të drejtësisë mbi veprimtarinë e institucioneve që drejtojnë, nuk është se kjo praktikë ka sjellë ndonjë dobi për t’u shënuar apo për t’u mbajtur mend.

Vitpasviti, edhe deputetët, edhe ata që raportojnë, kryejnë një ritual formal për të qenë në rregull me procedurën, por pa ndonjë ndikim apo efekt mbi problemet e shumta që vazhdojnë ta mbajnë në vështirësi sistemin.

Që kjo praktikë t’ia vlejë, më së pari lypset që vetë Kuvendi të kuptojë fillimisht rolin që duhet të përmbushë, e mandej ta rikonceptojë qasjen e vet në përputhshmëri me autoritetin kushtetues që ka. Keqmenaxhimi i vetes, shpërdorimi i autoritetit dhe i kohës së punës në seanca pa asnjë risi, me ata që duhet të raportojnë dhe që mbahen “peng” i paaftësisë së organizimit të kohës e seancave dhe diskutimet mediokre e pa etikën apo kulturën e nevojshme të komunikimit, e bëjnë të gjithën të pavlerë.

Mungon analiza realiste dhe e kushtëzuar prej prioriteteve të përcaktuara më parë. Çfarë ka vërejtur Kuvendi nga anliza e një viti më parë, çfarë detyrash ka lënë, si janë përmbushur ato etj, do të duhej të ishin pretendimi më minimal që duhet të përmbushë Kuvendi dhe deputetët e tij.

Le ta themi pa drojë, reforma në drejtësi nuk ia doli të realizojë misionin për të cilin u inicua. Nëntë vjet që prej kur nisi zbatimi i saj, shumë prej treguesve që kanë të bëjnë me standardet e garantimit dhe të respektimit të lirive të individit, me shërbimin e drejtësisë në kohë e sa më pranë qytetarit, në vend të përmirësoheshin, janë përkeqësuar. Qytetarët vazhdojnë të mos kenë besim tek drejtësia. Shpërthimet masive të komenteve të mijëra qytetarëve pas ngjarjes kriminale të vrasjes në sallën e gjyqit të gjyqtarit Artan Kalaja, janë provë e rëndë e dështimit të sistemit, nëse duam ta lexojmë qartë mesazhin që përcjellin ato komente. Janë edhe shenjë alarmante e zhgënjimit, pas iluzionit se gjendja do të përmirësohej.

Sepse, kështu u premtua kur u miratua reforma në drejtësi.

Në vend që reforma të ravijëzonte më qartë dhe më mirë humanizmin si tiparin përcaktues të drejtësisë në shtetin e së drejtës, ka bërë të kundërtën. Dhe ky është një problem shumë i madh që ajo ka. Është e habitshme dhe e pakuptimtë kokëfortësia për të mos e pranuar të vërtetën. Të shohësh me realizëm problemet që ka krijuar reforma në drejtësi, të evidentosh defektet apo deformimet e saj, nuk do të thotë se je kundër reformës. Përkundrazi, kjo është shenjë përgjegjshmërie që duhet të çojë medoemos në nisma që marrin udhë prej reflektimit me maturi dhe vullnet të mirë për ta përmirësuar sistemin.

Gjendja e tanishme e organeve të drejtësisë na provon se pavarësisht motiveve  se pse u inicua reforma, vizioni i projeksionit të saj në disa drejtime ka qenë i gabuar, aq sa po rezulton edhe i dëmshëm.

Trupat e vetingut u krijuan me juristë me cilësi të dyshimta profesionale dhe intelektuale. Rendi i vlerësimit dhe gjykimit u përzgjodh (mbase qëllimisht!) gabim, duke i lënë dy organet më të larta, Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese, jashtë funksionit të tyre për një kohë të gjatë, duke krijuar boshllëk dhe kaos institucional.

Nuk u parashikuan saktë efektet që do të sillte vetingu me largimin e qindra gjyqtarëve dhe prokurorëve nga sistemi, nuk u mendua që në atë kohë për investimet e domosdoshme që duhej t’u paraprinin organeve të reja të drejtësisë, nuk u llogaritën nevojat për gjyqtarë dhe prokurorë që do të zinin vendet e të largurve, nuk u konceptuan drejtë parimet e ndërveprimit institucional dhe të varësisë, të kontrollit, të llogaridhënies dhe transparencës etj.

Ende, edhe sot pas nëntë vitesh, shumica e gjykatave dhe prokurorive janë pa personelin e nevojshëm të magjistratëve, ndërkohë që jo pak prej tyre janë pa drejtues të emëruar.

Është njëra anë e problemit të thuash se përgjegjësia bie mbi KLGJ-në (Këshilli i Lartë Gjyqësor) apo KLP-në (Këshilli i Lartë i Prokurorisë), por, ta lësh gjendjen po njësoj dhe të mos reagosh, do të thotë të jesh bashkëpërgjegjës me to.

Rritja e frymës represive, prishja e balancave kontrolluese, krijimi pa asnjë logjikë i “Kultit të SPAK-ut” dhe shitja e punës së këtij organi si suksesi i reformës në drejtësi, janë gjithaq dëshmi e gjendjes së sëmurë të sistemit.

Pandëshkueshmëria ka qenë një prej problemeve të mëdha që kishte drejtësia jonë. Nëse sot miti i saj ka rënë e përballë drejtësisë nuk ka më të paprekshëm, vetëm kaq nuk mjafton për të folur për sukses të reformës dhe për të fshehur pas sukseseve të SPAK-ut, problemet e shumta që ajo ka.

SPAK-u është vetëm njëri prej institucioneve të reja të krijuara, por ai nuk mund të jetë treguesi i sukseseve të reformës. Aq më tepër që po i referohemi një strukture të përkohëshme, që shumë shpejt mund të ndodhet para problemit të zëvendësimit të prokurorëve, të cilëve iu mbaron mandati.

Pa dashur të merrem me shumë detaje, po iu referohem vetëm diskutimeve që mbajtën në Kuvend dy deputetë të shumicës, Fatmir Xhafaj dhe Ulsi Manja, të dy edhe ish ministra të drejtësisë, të dy edhe ish aktorë kryesorë të hartimit dhe miratimit të reformës në drejtësi.

Nëse njëri ngre alarmin e thotë se jemi në një situatë të papranueshme me masat e arrestit me burg që i tejkalojnë me disafish standarded e vendeve të BE-së apo flet për nevojën emergjente të rregullimit të proporcionalitetit të masave (Fatmir Xhafaj), e tjetri thotë se sistemi i drejtësisë vuan nga mungesa e efikasitetit, e efektivitetit dhe e disiplinës në punë, apo se kemi zvarritje në gjykim dhe në zbardhjen e vendimeve (Ulsi Manja), çfarë duhet thënë më shumë që të kuptojmë se praktikisht po shkojmë drejt një shtegu ku do të mbetemi pa drejtësi?!

Ndërkaq, të dy deputetët janë njëherësh edhe kryetarë të dy komisioneve të Kuvendit, zoti Manja i komisionit të ligjeve dhe zoti Xhafaj i komisionit të nismave qytetare. Kush tjetër më mirë se ata mund të bëhet nismëtar i nisjes së një procesi reflektimi dhe korrigjimi për të shmangur rënien përfundimtare të drejtësisë?

Në vigjilje të nisjes së legjislaturës së re dhe në prezantimin e kandidaturës së Niko Peleshit për detyrën e Kryetarit të Kuvendit, Kryeministri i vendit Edi Rama premtoi një rikonceptim tërësor të Kuvendit dhe mënyrës se si ai do të kryejë misionin e vet. Ja pra që jemi para një mundësie për ta shpërfaqur këtë qasje të re dhe për ta bërë të prekshëm vizionin e Kryeministrit për modernizimin, më parë se në formë, në përmbajtjen e punës, veprimtarive dhe ushtrimit të përgjegjësive nga ana e Kuvendit.

Drejtësia ka nevojë për ndihmë. Ajo duhet shpëtuar, duhet shëruar me prioritetin që meriton një krijesë në gjendje urgjence.

Sirenat e alarmit kanë rënë prej kohësh. Kuvendi është mjeku i parë që duhet të ndërhyjë.

Next Post
Nusja vret veten në…/ Familja e burrit e kritikoi se fustani i nusërisë ishte ‘provokues’

Nusja vret veten në.../ Familja e burrit e kritikoi se fustani i nusërisë ishte ‘provokues’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A duhet të garojë Salianji përballë Berishës për kreun e PD? Ja si përgjigjet deputeti Boçi

A duhet të garojë Salianji përballë Berishës për kreun e PD? Ja si përgjigjet deputeti Boçi

March 26, 2026
Publikoi sërish pamje të motrës së tij të zhveshur, Genardi dhe Sonida shtrohen për herë të dytë në Psikiatri

Publikoi sërish pamje të motrës së tij të zhveshur, Genardi dhe Sonida shtrohen për herë të dytë në Psikiatri

March 26, 2026
Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

March 26, 2026
Izraeli konfirmon vrasjen e iranianit që bllokonte Ngushticën e Hormuzit

Izraeli konfirmon vrasjen e iranianit që bllokonte Ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
Ervin Salianji i përgjigjet “dhëmb për dhëmb” akuzave të Sali Berishës: Pse i trembesh garës?

Ervin Salianji i përgjigjet “dhëmb për dhëmb” akuzave të Sali Berishës: Pse i trembesh garës?

March 26, 2026
Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur

Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur

March 26, 2026
VIDEO/ Atmosferë elektrizuese në Poloni, tifozët kuqezi “ndezin” Varshavën

VIDEO/ Atmosferë elektrizuese në Poloni, tifozët kuqezi “ndezin” Varshavën

March 26, 2026
Granit Plava ndërron deklaratën për vrasjen e Liridona Ademajt: Kisha marrëveshje me Naim Murselin, nuk më tha kë do të vrisja

Granit Plava ndërron deklaratën për vrasjen e Liridona Ademajt: Kisha marrëveshje me Naim Murselin, nuk më tha kë do të vrisja

March 26, 2026
Tragjedia e Roskovecit! Vrau bashkëshorten e më pas veten, fëmijët refuzojnë varrimin e babait të tyre

Tragjedia e Roskovecit! Vrau bashkëshorten e më pas veten, fëmijët refuzojnë varrimin e babait të tyre

March 26, 2026
“SMILE” sateliti bashkëpunues Kinë-Evropë planifikohet të lëshohet më 9 prill

“SMILE” sateliti bashkëpunues Kinë-Evropë planifikohet të lëshohet më 9 prill

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In