• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Drejtësia e “vjeter”  në raport me drejtësinë e “re”, nevoja për reflektim

by A R
28/10/2024 10:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 Nga av Gurali Brahimllari

Duke marrë shkas nga ngjarjet SENSITIVE të kohëve të  fundit, do të doja të ndaja opinion, si ish gjykatës i krimeve të rënda, në raport  me SUKSESET e drejtësisë së re për disa prej çështjeve proceduriale, thelbësore, të drejtën e të pandehurve për procesin e rregullt ligjor.

– Sipas procedurës së ndjekur nga “drejtësia e vjetër”, gazetarët  janë kosderuara si “aleate” të gjykatës për të evidentuar zvarritjet e proceseve gjyqësore, sot, drejtësi e re, nuk i pranon në sallë, i ka lënë jashtë “portës”,  në pritje të ndonjë “personi vip” që pyetet nga SPAK apo merret i pandehur prej tij, pa u ndalur tek rasti  z. Qyno,  per te cilin pritet  që Gjykata Kushtetuese të japë vendim në datën 12 Dhjetor.

-Ndërsa “dje” Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk mund të përfshinte  në dosjen hetimore  thenie të përsonave të dhëna në intervista para gazetarëve, sot, sipas drejtësisë së re, këto intervista  janë të afta të përdoren si provë për të justifikuar dyshimin e arsyeshëm  për mbajtjen në burg edhe të ish Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

– Sipas procedurës së zbatuar nga drejtësia “e vjetër”, nuk kanë munguar raste kur Prokurorët e Krimeve të Rënda janë larguar me urdhër të gjykatës nga  seanca gjyqësore, për shkelje të etikës dhe solemnitet në gjykim, ndërsa sot Gjykatësit e Posaçëm janë nën presionin e SPAK sepse survejohen nga oficerët e BKH për komunikimet  telefonike të tyre dhe të familjarëve të tyre, duke vene në dyshim kryerjen  e fuksioneve të tyre me paanësi dhe sipas parimit të “barazisë së armëve” në proces.

–Sipas procedurës së ndjekur “dje”, Prokuroria e Krimeve të Rënda, nuk merrte “guximin” që  të kërkonte sekuestrimin e pasurive të Personave të Trete, bazuar në dispozitat e ligjit procedurial, ndërsa sot “drejtësia e re”, jo vetëm që cakton “Sekuestro preventive” ndaj pasurisë së qytetarëv apo personave juridik,  të cilat nuk kanë asnjë lidhje me veprën penale  të kryer nga të pandehurit, por plotëson statistikat e vlerave të pasurive të konfiskuara sepse duke shkelur të drejtat personit tëv tretë në mirëbesim,  disa prej Gjykatësve të Posaçëm arrijnë të shkelin edhe të drejtën kushtetuese që këta persona të dëgjohen dhe të mbrojnë interest e tyre në procesin penal.

-Ndërsa drejtësi e vjetër nuk kishte komplekse për të pranuar në proces palën e dëmtuar nga vepra penale(edhe pse padia civile rrallë është shqyrtuar në gjykimin penal), drejtësia e “re” është e prirur te shkelë çdo të drejtë të personave të Trete sepse pranon  pa hezitim kërkimin e Prokurorisë për konfiskimin e pasurisë së këtyre personave, të cilat as nuk i njofton dhe as nuk i pranon  si “viktimë” apo palë e dëmtuar në procesin penale. Për rrjedhojë janë të shumtë rastet e qytetarëve,   pasuritë  e të cilëv,  të fituara në MIRËBESIM (tokë, apartament) jo vetëm u janë  konfiskuar, duke kaluar në favor të shtetit, por as nuk prohen, askund, për të kërkuar të drejtën e tyre. Justifikimi është standard, por krejt  absurd: Personat në fjalë nuk konsiderohen Viktimë, prandaj nuk pranohen si  palë në  procesin penal që zhvillohet  kundër  të pandehurve, (të cilat janë gjendur fajtor kryesisht për veprën penale të falsifikimit të  dokumenteve dhe/ose për  shpërdorim detyre).

–  Sipas përmbajtjes së ligji “antimafia” dhe zbatimit të tij nga drejtësia e “vjetër”, efektet shtriheshin për pasurite e krijuara nga çasti  që Prokuroria e Krimeve të Rënda, provonte, edhe me indicje,  pjesëmarrjen e Subjektit në një veprimtari konkrete kriminale (për të cilat ligji lejonet sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive), ndërs sot, drejtësia “e re”, del mbi vullnetin e ligjvënësit, duke konfiskuar edhe pasuritë që janë krijuar nga ky persoan apo familjarët e tij,  shumë vite më pare, pa patur asnjë lidhje me veprimtarinë  kriminale të kryer më pas nga subjekti i këtij ligji (madje ka ndodhur që kjo pasuri e rkijuar vite më parë, u merret fëmijve, trashëgimtarë të subjektit që ka ndërruar jetë dhe nuk përbën më asnjë rrezik për shoqerinë)

– Sipas procedurës së ndjekur nga Gjykat e Krimeve të Rënda  aktet shkresore të strukturave të inteligjencës sekrete nuk janë pranuar si PROVE, ndërsa sot, “drejtësia e re”, dërgon për ndjekje penale të gjith zinxhirin komandues të Drejtorisë së Policisë në Shkodër për shpërdorim detyre, mbi bazën e thashethemeve të “raporteve sekrete” të paverifikuara, te një punonjësi të AMP.

– Sipas procedurës së ndjekur nga gjykatësit e Krimeve të Rënda, në çështjet e lidhura me bashkëpunim ndërkombëtar, është kërkruar prej autoriteteve të huaja gjyqësore që  të respektohen përcaktimet e  legjislacionit shqiptar (lidhur me formulën e betimit të dëshmitarëve, apo procedurën e njoftimit të të pandehurit dhe e pyetjes së tij etj), ndërsa sot, drejtësia “e re”,   pranon diskriminimin e autoriteve të huaja, të cilat nuk i përgjigjen as  plotësimit formal të kërkesave të autoritetve tona për dërgimin e akteve më thelbësore të procesit penal, por mjaftohen të ekzekutojnë letërprosinë, vetëm me dërgimin e një CD, me përmbajtjen  e rezultateve të përgjimeve masivetë kryera vitye më parë prej tyre.

-Sipas procedurës së zbatuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda (drejtësi e vjetër), janë pranuar në gjykim TRASKRIPTET e përgjimeve edhe të marra nga një procedim tjetër, i huaj, por vetëm në kushtet kur është verifikuar se janë përftuar në përputhje me procedurën e parashikuar nga dispozitat proceduriale që disiplinojnë përgjimin në Republikën e Shqipërisë, ndërsa sot drejtësia “e re”, mban të dyshuarit në paraburgim, me SUPOZIME se këto transkripte janë gjetur në serverin e paltformës  përkatëse, se janë prova të ftohta,  prova me dokument etj.  Madje kjo qasje vijon edhe pse nga GJED u konfuirmua se këto transkripte janë rezultate të përgjimeve telefonike dhe përdorimi i tyre si provë kushtezohet nga mënyra e formimit të tyre në raport me legjislacionin e brendshëm dhe me parimet e njohura ndërkombëtare.

Me këtë rast, për të zbehur kakofoninë e  “analisteve “ që ose nuk lexojnë, ose qëllimisht duan të deformojnë, së fundi qëndrimin e Gjykatës së Strasburgut,  po sjell për opininion publik definicionin e kësaj Gjykate, në çështjen e  paltformave të koduara, të bazuara në internet, (EncroChat dhe SkyECC),  të datës 24 Shtator 2024, ku përcakton se: “.. Ndërsa është e saktë që të dhënat e ndara me autoritetet britanike iu nënshtruan një analize që ka mundësuar identifikimin e një numri të caktuar individësh dhe që janë përdorur si provë nga autoritetet britanike në kuadër të procedimeve të nisura në Mbretërinë e Bashkuar – FAZA KËTO PADYSHIM NGA MË TË PALIGJSHMET NË PROCES .. -, këto veprime/akte nuk figurojnë në kërkesat e parashtruara/drejtuar Gjykatës.”

Kushdo që do të mund të kuptojë këtë paragraf dhe është njohur, në tërësi,  me vendimin e bërë publik në datën 17/10/2024, do të arrijë në përfundimin  se Gjykata e Strasburgut, tashmë,  e ka dhënë verdiktin e saj, edhe pse nuk i ka patur objket shqyrtimi problemtikat që lidhen me papërdorshmërinë si prova, të  transkripteve të dërguara nga autoritet Franceze apo me paligjshmërinë e procesit të identifikimit të abonenteve të Sky ECC.

Madje kujtojmë se Gjykata Kushtetuese, në Vendim nr. 18 datë 19.03.2024, ka pranuar efektin e drejtpërdrejtë të jurisprudencës së GJEDNJ, kur ka theksuar se “ …në interpretim të neneve 5, 116, 122 dhe 17/2 të Kushtetutës, duke vënë theksin në statusin e veçantë që ka KEDNJ-ja në rendin e brendshëm ligjor, ka njohur kompetencën ekskluzive të GJEDNJ-së në sistemin tonë juridik dhe efektin e drejtpërdrejtë të vendimeve të saj në interpretimin e standardeve kushtetuese të të drejtave të njeriut…. Katalogu i të drejtave të parashikuara në KEDNJ ka statusin e standardit minimal për sa u takon kufizimeve të të drejtave dhe lirive të shprehura në Kushtetutë. Për këtë arsye, Gjykata ka pranuar efektin e drejtpërdrejtë të vendimeve të GJEDNJ-së në interpretimin e standardeve kushtetuese për të drejtat e njeriut, duke iu referuar në mënyrë të vazhdueshme atyre në jurisprudencën e saj.”

Duke përfunduar, theksoj se problematikat  në shkelje të normave proceduriale dhe të parimeve kushtetuese,  të lejuara nga “drejtësia e re”, duhet të korigjohen, jo vetëm për shkak se nuk duhet të shkelin asnjë të drejtë  që mbrohet nga Kushtetuta, pa garantuar të drejtën për procesin e rregullt ligjor, por edhe sepse një pjesë e rëndësishme e këtyre vendimeve do të verifikohen si nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë dhe Gjykata Kushtetuese,  edhe nga Gjykata e Strasburgut, dhe në rast të prishjes së vendimeve, vlerat financiare do të shlyhen nga taksapaguesit shqiptar.

Next Post
E përplasi makina teksa kalonte rrugën në këmbë, kush është avokati që vdiq në Lushnje-Tiranë

E përplasi makina teksa kalonte rrugën në këmbë, kush është avokati që vdiq në Lushnje-Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hapet tenderi 90 milionë euro për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë

Hapet tenderi 90 milionë euro për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë

February 20, 2026
Nisma e PS për pengimin e pezullimit të ministrave, ambasadori Gonzato: Po e monitorojmë, presim që të jetë në përputhje me angazhimet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit

Nisma e PS për pengimin e pezullimit të ministrave, ambasadori Gonzato: Po e monitorojmë, presim që të jetë në përputhje me angazhimet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit

February 20, 2026
LIVE! Trump në Bordin e Paqes : Jemi të nderuar që na është bashkuar Edi Rama, Osmani po bën një punë të madhe

Videokartolinë nga Bordi i Paqes, Rama ndan momentet më të spikatura

February 20, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“PD-në duan t’a mbajnë si pronë”, Salianji: Përgjegjësia për çdo largim nga partia është e Berishës

February 20, 2026

Sot opozita zbret në shesh, protestë para kryeministrisë

February 20, 2026
Euro arrin minimum të ri historik në 96.35 lekë

Euro arrin minimum të ri historik në 96.35 lekë

February 20, 2026
Vlorë/ Moti i keq rrëzon pemë në Pyllin e Sodës, aksidentohet një makinë! Bllokohet rruga në fshatin Shën Vasil

Vlorë/ Moti i keq rrëzon pemë në Pyllin e Sodës, aksidentohet një makinë! Bllokohet rruga në fshatin Shën Vasil

February 20, 2026
Sot, 35 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha

Sot, 35 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha

February 20, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Buzëqeshje, shtrëngime duarsh dhe biseda Trump-Rama-Osmani, këshilltari i Presidentes zbulon për çfarë u diskutua

February 20, 2026
Seancë maratonë/ Kuvendi zgjedh 4 anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të BSH, miraton ligjin për testimin e diplomatëve dhe ndryshimet për AKSHI-n

Seancë maratonë/ Kuvendi zgjedh 4 anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të BSH, miraton ligjin për testimin e diplomatëve dhe ndryshimet për AKSHI-n

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In