• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Drejtësia e cunguar”/ U qëllua më 21 janar, gazetari: Berisha dha urdhrin që të qëllohej drejt protestuesve!

by
21/01/2023 13:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot shënohen 12 vite nga ngjarja tragjike në Bulevard, ku katër protestues mbetën të vrarë nga të shtënat  e punonjësve të shtetit.

Gazetari Fatos Mahmutaj, i cili mbeti i plagosur më 21 janar, rrëfen në Report Tv momentin kur u qëllua me breshëri ndaj protestuesve. Mahmutaj thotë se nga kryeministria u qëllua me breshëri nga gardistët, e ndërsa plumbat kapën pranë tij edhe Hekuran Dedën, një prej viktimave të 21 janarit.

“Jam një nga ata dëshmitarë, të dëmtuarit që kam denoncuar ish gardistin Llupo që qëlloi drejt grupit që isha unë. Gjasat janë që të jem plagosur nga plumbat  e tij. E kam denoncuar publikisht. Kanë dal videot, dhe ja ku jemi sot. Një njeri që nuk e di për ca është dënuar nga drejtësia. Me Hekuran Dedën kemi qenë thuajse ngjitur, momentin e goditjes së tij e kam të fiksuar në kujtesë. Ndoshta është goditur nga plumbi që më kapi mua, ose nga breshëritë e plumbave të Agim Llupos”, tha Mahmutaj.

Në një intervistë, Mahmutaj thotë se drejtësia për 21 janarin është e cunguar dhe thotë se nuk ka më besim  se drejtësia do të vihet në vend. Përgjegjësi i vetëm për këtë ngjarje, Mahmutaj thotë se është ish-kryeministri Sali Berisha, për të cilin thotë se ai e dha urdhrin që të qëllohej drejt protestuesve.

“Kam mesazhe për sistemin e drejtësisë. Jam i sigurt që do përfundojnë në vesh të shurdhër. Drejtësia për 21 janarin është drejtësi e cunguar. Të paktën ai mesazhi që do ti thoja, na kurseni show-in më 21 janar. Plumbat kanë ardhur nga godina e kryeministrisë. Te grupi ku ndodhesha unë, është qëlluar nga dy drejtime drejt nesh, Llupa që qëllonte nga dera e bodrumit dhe një tjetër nga lart.

Ka pak rëndësi nëse qëlloi Llupo apo ndonjë gardist tjetër, urdhrat direkt janë të dhënë nga Berisha nëpërmjet shefit të sigurisë, që ka qëlluar me pistoletë. I gjithë zinxhiri komandues i gardës përfshirë edhe Berishën janë përgjegjës të kësaj historie”, tha Mahmutaj.

Sot shënohen 12 vite nga një prej ngjarjeve që ka shënjuar më së shumti historinë e të paktën këtyre 32 viteve demokraci në Shqipëri, krimi i rëndë i 21 janarit 2011, kur u vranë në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ 4 protestues opozitarë nga armët e punonjësve të shtetit: Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.

/e.d

Next Post
VIDEO: Berisha vrasësi i padënuar i 21 Janarit, ja të gjitha provat që dëshmojnë

VIDEO: Berisha vrasësi i padënuar i 21 Janarit, ja të gjitha provat që dëshmojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Humbja që lë pas boshllëk

March 19, 2026
Taksa e qarkullimit, Karakaçi: Modeli aktual është më i drejtë, Shqipëria nuk rrezikohet nga furnizimi përmes Ngushticës së Hormuzit

Taksa e qarkullimit, Karakaçi: Modeli aktual është më i drejtë, Shqipëria nuk rrezikohet nga furnizimi përmes Ngushticës së Hormuzit

March 19, 2026
Gjykata mori në shqyrtim ankimimin e Alibeajt, Bardhi i përgjigjet Berishës: Kërcënimet ndaj gjyqtarëve i përkasin drejtësisë së korruptuar ‘alla Zhukri’

VIDEO / Kur Berisha akuzonte Gaz Bardhin: Të mos i thurë lavde SPAK-ut, por të zbardhë rolin në vrasjen në Elbasan

March 19, 2026
Shtyhet seanca për dosjen “ARRSH”, shkak mungesa e avokatëve të Evis Berberit, seanca e radhës më 1 prill

Shtyhet seanca për dosjen “ARRSH”, shkak mungesa e avokatëve të Evis Berberit, seanca e radhës më 1 prill

March 19, 2026
Meta: Përjashtimi i PD-së nga delegacioni i Kuvendit, akt i turpshëm

Meta: Përjashtimi i PD-së nga delegacioni i Kuvendit, akt i turpshëm

March 19, 2026
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Reforma territoriale, Demo: Mazhoranca, e hapur që të përfshihen të gjitha palët

March 19, 2026
Standardizimi i prokurimeve, rritet përdorimi i katalogëve të OBP-së nga bashkitë

Standardizimi i prokurimeve, rritet përdorimi i katalogëve të OBP-së nga bashkitë

March 19, 2026
Stërvitjet e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën, reagon Kurti: Shfaqje alarmuese!

Stërvitjet e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën, reagon Kurti: Shfaqje alarmuese!

March 19, 2026
Nafta shkon 119 dollarë për fuçi pas sulmeve në Lindjen e Mesme

Nafta shkon 119 dollarë për fuçi pas sulmeve në Lindjen e Mesme

March 19, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 20 Mars 2026

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In