Këtë të enjte në një deklaratë për mediat, Lulzim Basha para kuvendit të Shqipërisë ka reaguar në lidhje me mungesën e tij në dy mbledhjet e fundit të grupit parlamentar të PD-së, ku ka theksuar se është humbje kohë për aq kohë sa s’ka diskutim për projektet e ndërmarra nga demokratët.
Basha në fjalën e tij është shprehur se ai do të jetë pjesë e mbledhjeve vetëm në rastet kur bëhet fjalë për diskutimin dhe avancimin e projekteve në shërbim të qytetarëve që u hodhën zvarrë nga Berisha.
“Në çdo mbledhje të grupit parlamentar ku bëhet fjalë për avancimin e projekteve dhe që u tërhoqën zvarrë nga personi që futi përçarjen e PD-së dhe të demokratëve.
Në dy mbledhjet e fundit energjitë e grupit parlamentar janë përdorur në dëm të projekteve ku një i paftuar sillet me arrogancë dhe sillet si armik për partinë dhe për popullin do të ishte një humbje”, ka thënë ai.
Ndërkohë pyetjes se gazetarit të ABC, Juxhin Mustafaraj nëse duhet që drejtësia të nise hetimet ndaj personave të shpallur non grada, ai është përgjigjur patjetër që duhet të nisë një gjë e tillë.
“Normalisht që po, drejtësia duhet të kishte nisur hetime me kohë, duhet ta kishte bërë këtë gjë që në momentin që janë bërë akuzat e forta’, është shprehur Basha.
Gjithashtu Basha i është përgjigjur edhe pyetjes nëse ai e ka një vizë amerikane, ku thekson se nëse do i duhet do të aplikojë.
“Kam pasur një vizë prej kohës dhe nëse do më duhet një e tillë do e kërkoj dhe do e marr” ka thënë Basha.
g.kosovari