• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“Drejtësia”/ Diplomatja e BE takon Halimin, Eichhorst: Bashkëpunim mes palëve

by Lorenc Vangjeli
19/01/2016 13:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari i grupit parlamentar të PD, Eduard Halimi dhe zëdhënësja e grupit Jorida Tabaku, të shoqëruar nga ekspertët e opozitës për reformën në drejtësi pritën këtë të martë në një takim drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Shërbimin e Jashtëm Europian, Angelina Eichhorst, me të cilën biseduan mbi reformën në drejtësi.

Sipas një njoftimi për shtyp të PD, zoti Halimi e informoi zyrtaren e BE-së mbi qëndrimin dhe vullnetin e Partisë Demoraktike për të kontribuar në realizimin e një reformë reale në sitemin e drejtësisë, bazuar në standardet e Komisionit të Venecias.

Ai ndau me bashkëbiseduesen shqetësimin mbi veprimet e mazhorancës për të përjashtuar çdo mundësi bashkëpunimi me opozitën në realizimin e kësaj reforme, si dhe “rrezikun evident” që ekziston për kapjen politike të sistemit të drejtësisë përmes amendamenteve kushtetuese të propozuara nga PS.

“Pas daljes së opinionit paraprak të Komisionit të Venecias, Partia Demokratike kërkoi që të bëhej një draft i përbashkët bazuar në standardet e Venecias, e bindur se vullneti i mirë do të tregohej në rast se do respektoheshin sërish të gjitha rakomandimet e këtij komisioni. Mirëpo, kjo ishte e pamundur për shkak se përsëri mazhoranca ndërtoi një proces të njëanshëm dhe dërgoi për mendim final në Komisionin e Venecias një draft të njëanshëm, që shmang rekomandimet e Venecias”, deklaroi Halimi.

Nga ana e saj, zonja Eichhorst e konsideroi realizimin e reformës në drejtësi si një nga prioritetet kyçe për ecurinë e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian dhe shprehu gatishmërinë për të ofruar ndihmë në këtë proces.

Ajo ndau të njëjtin mendim se palët duhet të bashkëpunojnë në mënyrë të sinqertë në realizimin e këtij procesi, sipas të njëjtit model të aplikuar gjatë procesit të miratimit të akteve ligjore dhe kushtetuese për dekriminalizimin. Një ditë më parë Eichhorst zhvilloi një takim me kreun e Kuvendit, Ilir Meta, me të cilin diskutoi po ashtu mbi reformimin e sistemit të drejtësisë./Tch

Next Post

Lazarati kundër “Mirror”: Shkrim i turpshëm, skemi lidhje me ISIS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Propozimi i PS, avokati zbulon ‘prapavijën’: SPAK nuk mund t’i drejtohet më GJKKO për pezullime

February 16, 2026
Berishën nuk e ftojnë as në Kosovë, pse e kanë ‘karantinuar’?!

Berishën nuk e ftojnë as në Kosovë, pse e kanë ‘karantinuar’?!

February 16, 2026
KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

Ish-prokurori: Reforma në Drejtësi ka dështuar, 200 mijë dosje janë të mbartura

February 16, 2026
“U helmua nga toksina e bretkosës”, reagon nëna e Alexei Navany: E dija që e kanë vrarë

“U helmua nga toksina e bretkosës”, reagon nëna e Alexei Navany: E dija që e kanë vrarë

February 16, 2026
Dialogu ka dështuar, kërkohet vetëm fajtori

Koha për një ‘rivendosje’ në marrëdhëniet e Kosovës me BE-në

February 16, 2026
‘Kosova e burgosur’! Monumenti ‘Newborn’ në Prishtinë rrethohet me kangjella hekuri si burgu për ish-krerët e UÇK

‘Kosova e burgosur’! Monumenti ‘Newborn’ në Prishtinë rrethohet me kangjella hekuri si burgu për ish-krerët e UÇK

February 16, 2026
Pezullimi i vizave/ Sekretari Rubio nga Hungaria: Hiqen për ata që veprojnë kundër interesave të SHBA-ve

Pezullimi i vizave/ Sekretari Rubio nga Hungaria: Hiqen për ata që veprojnë kundër interesave të SHBA-ve

February 16, 2026
Pr.ligji kundër pezullimit të ministrave/ Analisti Meçe: Kushtetuesja, e paaftë, duhet zgjidhje politike

Pr.ligji kundër pezullimit të ministrave/ Analisti Meçe: Kushtetuesja, e paaftë, duhet zgjidhje politike

February 16, 2026
Nga rritja profesionale tek dashuria/ Çfarë i pret shenjat e horoskopit gjatë kësaj jave sipas Meri Shehut

Nga rritja profesionale tek dashuria/ Çfarë i pret shenjat e horoskopit gjatë kësaj jave sipas Meri Shehut

February 16, 2026
Ylli i “Apocalypse Now” dhe “The Godfather”, ndahet nga jeta aktori legjendar Robert Duvall

Ylli i “Apocalypse Now” dhe “The Godfather”, ndahet nga jeta aktori legjendar Robert Duvall

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In