• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Drejtësia, bojkoti i PD-së për shkak të zgjedhjeve në KLD

by A R
11/01/2016 10:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SPECIALE JAVANEWS/ Çështja e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i cili do të quhet Këshilli i Lartë Gjyqësor, sipas draftit për reformën në drejtësi, duket se është një nga pikat më të nxehta të përplasjeve mes mazhorancës dhe opozitës në komisionin parlamentar të reformës. Janë pikërisht mosmarrëveshjet për mandatin e anëtarëve të këshilltarëve aktual të drejtësis, si dhe procedurat për emërimin e anëtarëve të tjerë të këtij Këshilli, ato të cilat kanë bërë që PD të bojkotojë sërish punën në këtë komision. Ndonëse ishte rënë dakord që palët të shkojnë me propozime alternative, PD-ja duket se ka zgjedhur sërish të braktisë konsensusin e arritur dhe me ndërmjetësimin ndërkombëtar, duke mos e pranuar më formulën e propozimeve alternative, por bojkotimin e komisionit. Reforma në thelb parashikon rikompozimin e KLD-së dhe ngritjen e tre institucioneve të reja: këshillin e emërimeve në drejtësi, tribunalin disiplinor dhe inspektoriatin e lartë të drejtësisë. Projektligji parashikon që Këshilli i Lartë Gjyqësor, (KLGJ), të ketë 11 anëtarë, ku gjashtë do të zgjidhen nga gjyqtarët e të gjitha niveleve dhe 5 të tjerët nga Kuvendi, brenda radhëve të juristëve jo-gjyqtarë. Secili prej anëtarëve të KLGJ duhet të marrë 3/5 e votave të Kuvendit, pas një procesi përzgjedhjeje që përfshin komunitetin e avokatëve, të noterëve, trupën e pedagogëve, shkollën e magjistraturës dhe shoqërinë civile. Secila prej këtyre kategorive do të përfaqësohet nga 1 anëtar në KLGJ, ndërkohë që kryetari i këtij Këshilli parashikohet të zgjidhet nga votimi i të gjithë anëtarëve. Mandati i anëtarëve aktualë të KLD-së digjet 3 muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit. Në të njëjtën periudhë, paketa e ndryshimeve kushtetuese parashikon zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Por burime të besueshme brenda PD-së bëjnë të ditur për Javanews se kjo forcë politike këmbëngul se nuk është e gatshme të pranojë që anëtarët e KLGJ të zgjidhen me ¾ e votave në Kuvend, por me 93 vota, që përbën një shumicë kushtetuese. Kjo ka bërë që PD të tërhiqet nga komisioni i ekspertëve në përpjekje për të arritur paraprakisht një akord politik jashtë tryezës së ekspertëve jo vetëm për KLGJ, por edhe për mekanizmat zhbllokues në rast se nuk arrihet konsensusi mes palëve për emërimet në nivelet e larta të drejtësis.

(javanews.al) Me. Ar

Next Post

Ermonela Jaho, një yll opere nga Shqipëria në Nju Jork

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qarkullonte i armatosur me armë zjarri/ Pranga 41-vjeçarit në Fier, arrestohet dhe pasagjeri për moskallëzim krimi

Qarkullonte i armatosur me armë zjarri/ Pranga 41-vjeçarit në Fier, arrestohet dhe pasagjeri për moskallëzim krimi

February 22, 2026
Dhunuan një agjent policie dhe një qytetar gjatë protestës, nisin hetimet ndaj Flamur Nokës dhe Xhelal Mziut

Dhunuan një agjent policie dhe një qytetar gjatë protestës, nisin hetimet ndaj Flamur Nokës dhe Xhelal Mziut

February 22, 2026
Dyshohet për falsifikim, bllokohen 3100 pajisje elektronike/ Tregtoheshin pa autorizimet përkatëse

Dyshohet për falsifikim, bllokohen 3100 pajisje elektronike/ Tregtoheshin pa autorizimet përkatëse

February 22, 2026
Dëmtimi i aksit Përrenjas-Librazhd/ Stakohet linja e tensionit të lartë, shtylla do të çmontohet pasi po rrëshqet

Dëmtimi i aksit Përrenjas-Librazhd/ Stakohet linja e tensionit të lartë, shtylla do të çmontohet pasi po rrëshqet

February 22, 2026
E rëndë në familjen shqiptare në Itali, djali dhunon nënën në ditën e lindjes së tij dhe më pas zhduket

E rëndë në familjen shqiptare në Itali, djali dhunon nënën në ditën e lindjes së tij dhe më pas zhduket

February 22, 2026
Juglindja mbetet e paralizuar, rruga që lidh Librazhdin me Prrenjasin dhe segmentin Qukës-Qafë Plloçë ende e bllokuar

Juglindja mbetet e paralizuar, rruga që lidh Librazhdin me Prrenjasin dhe segmentin Qukës-Qafë Plloçë ende e bllokuar

February 22, 2026
Euro në minimum të ri, ekspertët: Remitancat në fillimvit po e zhvlerësojnë, presim ulje edhe gjatë sezonit turistik

Euro në minimum të ri, ekspertët: Remitancat në fillimvit po e zhvlerësojnë, presim ulje edhe gjatë sezonit turistik

February 22, 2026
Gjendet i pajetë trupi i një 25-vjeçari shqiptar në Itali, dyshohet se është qëlluar me plumb në kokë

Gjendet i pajetë trupi i një 25-vjeçari shqiptar në Itali, dyshohet se është qëlluar me plumb në kokë

February 22, 2026
Tirana lë pas Beogradin, aeroporti “Nënë Tereza” me rekord pasagjerësh! 300 mijë udhëtarë drejt SHBA-ve çdo vit

Tirana lë pas Beogradin, aeroporti “Nënë Tereza” me rekord pasagjerësh! 300 mijë udhëtarë drejt SHBA-ve çdo vit

February 22, 2026
Europa në prag krize? Tarifat e reja të Trump sfidojnë ligjet dhe diplomacinë

Europa në prag krize? Tarifat e reja të Trump sfidojnë ligjet dhe diplomacinë

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In