Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas përfundimit të Mbledhjes së Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, në lidhje me kërkesën e Prokurorisë për heqjen e mandatit dhe arrestimin e deputetit Saimir Tahiri.
Pavarësisht se anëtarët e Këshillit kanë kërkuar me insistim prova nga ana e Prokurorisë, kjo e fundit nuk ka paraqitur asgjë veç përgjimeve të dala në media.
“Ne jemi pro Drejtësisë! Drejtësi për këdo. Drejtësi deri në fund. Vetëm me prova, jo me thashetheme gazetash”, thotë Balla./a.m.