• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Drejtësi e vrarë dy herë!

by Lutfi Dervishi
07/10/2025 09:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lutfi Dervishi 

Vrasja e një gjyqtari brenda sallës së gjyqit nuk ishte thjesht një akt kriminal, por një shfaqje e dështimit institucional dhe, ç’është më e keqja, e kolapsit moral. Drejtësia u vra dy herë: një herë nga plumbi brenda “tempullit të ligjit” dhe një herë nga jo pak përgëzime që pasuan në rrjetet sociale. Një shoqëri që gëzohet për një vrasje, sepse e sheh atë si “drejtësi alternative”, ka vrarë më parë ndërgjegjen.

Kjo është fytyra e dhimbshme e një shoqërie që e ka humbur besimin tek drejtësia dhe e ka zëvendësuar atë me emocionin e momentit, me hakmarrjen si “shpagim” Kur sistemi dështon të japë drejtësi, njerëzit fillojnë ta marrin atë në dorë, dhe kur edhe kjo kthehet në spektakël publik, kemi hyrë në zonën gri ku krimi fillon të ngatërrohet me moralin.

Drejtësia nuk është shpagim, është proces. Nuk është pasion, por provë. Dhe asnjë padrejtësi, sado e rëndë, nuk mund të justifikojë marrjen e një jete. Kur vret një njeri është sikur ke vrarë gjithë njerëzimin – thuhet në librin e shenjtë.

Këto komente tregojnë një plagë shumë më të thellë: krizën e besimit tek institucioni i gjykatës dhe gjyqtarit.

Reforma në drejtësi, e trumbetuar si një revolucion, u përqendrua në ndëshkimin e zyrtarëve të lartë, duke harruar thelbin – që drejtësia nuk është “peshk i madh” apo “i vogël”, por një sistem që funksionon për çdo qytetar. Ndërsa publiku priste rezultate spektakolare, dhjetëra mijëra dosje mbetën në sirtarë, qytetarët u zhytën në pritje të pafundme, dhe dosjet u kthyen në relike.

Nëse para vitit 2016 një proces zgjaste mesatarisht 2 apo 3 vjet, sot ka çështje që zgjasin 15 apo 20 vjet. Drejtësia e vonuar është drejtësi e munguar. Dhe kur vetë Kryeministri pret 7 vjet për një vendim në shkallë të parë, ç’mund të presë qytetari i zakonshëm përballë një sistemi që ngjan më shumë me një tunel pa dalje sesa me një gjykatë?

Por kriza e besimit nuk lindi vetëm nga vonesat. Ajo ushqehet përditë nga bullizmi publik ndaj gjyqtarëve e prokurorëve, i nisur shpesh nga kreu i qeverisë, që ka arritur deri aty sa publikon emrin, foton, vendin e punës së gjyqtarit, duke e kthyer në shënjestër të turmës. Dhe kur figura e gjykatësit denigrohet publikisht, kur institucionet si KLP dhe KLGJ heshtin, atëherë rruga drejt linçimit moral dhe fizik bëhet e shkurtër.

Gjithmonë do të ketë të pakënaqur nga drejtësia, sepse çdo vendim ndahet mes një pale që fiton dhe një pale që humb. Por asnjë pakënaqësi nuk mund të kthehet në justifikim për dhunë. Në vitin 1997, kur shteti ishte shkrirë dhe armët ishin në çdo cep, gjyqtarët nuk u prekën. Sot, në kohë paqeje e reformash që nuk ndalen, një gjyqtar vritet në detyrë, në zemër të sistemit, dhe në rrjetet sociale dëgjohen duartrokitje. Ky është një sinjal alarmi për çdo njeri që beson se jeton ne një vend ku duhet të sundojë ligji.

Për ta kthyer arsyen dhe shenjtërinë e jetës, nuk mjafton një deklaratë ngushëlluese dhe justifikuese. As premtime për ashpërsim të dënimeve. Nuk funksionon. Duhet një reflektim, nga çdo hallkë: Politika, që duhet të ndalë retorikën e dhunës dhe përdorimin e drejtësisë si armë për linçim;

Media, duhet të ndalë normalizimin e urrejtjes, dhunës, fjalës së fundit, banalitetit dhe të promovojë pse jo fuqishëm mendimin kritik, por jo hakmarrës!

Dhimbja nuk shërohet me një plumb dhe ai që niset për hakmarrje gjithmonë hap dy varre.

Nëse duam drejtësi, duhet të fillojmë duke mbrojtur ata që e japin atë. Gjykatësi nuk është armik, por një figurë që mban ekuilibrin e shoqërisë. Është në interesin e gjithekujt që gjykatësi të jetë jo vetëm i sigurt, por edhe i qetë, i mbrojtur, madje edhe i lumtur, sepse vetëm kështu mund të japë drejtësi.

Një shoqëri që gëzohet për një vrasje, është një shoqëri që ka vrarë më parë ndërgjegjen. Dhe kur ndërgjegjja hesht, krimi fillon të flasë në emër të drejtësisë.

Nëse duam të jetojmë në një vend ku gjykata është simbol i shpresës, jo i frikës, duhet të ringremë jo vetëm institucionet, por edhe moralin publik. Sepse, në fund të fundit, një shtet që nuk mbron jetën, nuk ka të drejtë të flasë për drejtësi.

Next Post
“Më kishte ardhur në majë të hundës”, ekzekutimi i gjyqtarit, flet autori: Ja pse e vrava!

"Më kishte ardhur në majë të hundës", ekzekutimi i gjyqtarit, flet autori: Ja pse e vrava!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mile: PD e udhëhequr nga Sali Berisha, nuk ka objektiv për zgjerim të bazës elektorale

Mile: PD e udhëhequr nga Sali Berisha, nuk ka objektiv për zgjerim të bazës elektorale

February 3, 2026
Salianji ‘sulmon’ Berishën: Lidershipi i PD-së nuk i ka bërë mirë llogaritë, përsërisin përralla kot prej 13 vitesh

Salianji ‘sulmon’ Berishën: Lidershipi i PD-së nuk i ka bërë mirë llogaritë, përsërisin përralla kot prej 13 vitesh

February 3, 2026
Salianji nga Fieri: Berisha përjashton demokratët dhe ata që dalin të parët në gara

Salianji nga Fieri: Berisha përjashton demokratët dhe ata që dalin të parët në gara

February 3, 2026
“Lushnja i sjell buxhetit të shtetit 500 milionë euro nga bujqësia”/ Braçe habitet dhe qesh me deklaratën e Ulsi Manjës (VIDEO)

“Lushnja i sjell buxhetit të shtetit 500 milionë euro nga bujqësia”/ Braçe habitet dhe qesh me deklaratën e Ulsi Manjës (VIDEO)

February 3, 2026
Braçe debat me Korreshin dhe Gogun: Sot në Shqipëri ke investime direkte franceze! Marrëdhëniet mes 2 vendeve janë në nivelin më të lartë

Braçe debat me Korreshin dhe Gogun: Sot në Shqipëri ke investime direkte franceze! Marrëdhëniet mes 2 vendeve janë në nivelin më të lartë

February 3, 2026
Vajza e Lasgush Poradecit shpërthen në lot: Hajdutët na vodhën, prej 35 vitesh sillen mizorisht me figurën e babait tim! Si na përjashtuan nga eventi në Vjenë

Vajza e Lasgush Poradecit shpërthen në lot: Hajdutët na vodhën, prej 35 vitesh sillen mizorisht me figurën e babait tim! Si na përjashtuan nga eventi në Vjenë

February 3, 2026
Spiropali pritet në Shtëpinë e Bardhë nga Asistenti Special i Presidentit Trump: Bordi i Paqes do të jetë në thelb Bordi i Veprimit, iniciativë e orientuar nga parimet

Spiropali pritet në Shtëpinë e Bardhë nga Asistenti Special i Presidentit Trump: Bordi i Paqes do të jetë në thelb Bordi i Veprimit, iniciativë e orientuar nga parimet

February 3, 2026
Rama publikon pamjet spektakolare të helikopterëve Black Hawk në aksion

Rama publikon pamjet spektakolare të helikopterëve Black Hawk në aksion

February 3, 2026
Skandali që shpërtheu sot me arrestime, si nisi në korrik të 2024 eksporti i 2800 tonë mbetjeve të Kurum drejt Tajlandës! Kush i ktheu sërish në Durrës

Skandali që shpërtheu sot me arrestime, si nisi në korrik të 2024 eksporti i 2800 tonë mbetjeve të Kurum drejt Tajlandës! Kush i ktheu sërish në Durrës

February 3, 2026
Territorialja dhe Zgjedhorja, Spaho: Deputetët që kundërshtuan Berishën shmangën pasoja të rënda për PD-në

Territorialja dhe Zgjedhorja, Spaho: Deputetët që kundërshtuan Berishën shmangën pasoja të rënda për PD-në

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In