• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Drejtësi e kohës ‘tradhtari në litar’”, Mediu reagon pas rrëzimit të kërkesës nga GJKKO për çështjen Gërdeci

by A R
09/10/2024 14:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu për kryerjen e një riekspertimi pjesor për kostot e dëmit ekonomiko-financiar të demontimit në fabrikën e Poliçanit. Në një deklaratë për mediat pas këtij vendimi, Mediu u shpreh se ky është një akt nul, por që do t’i qëndrojë deri në fund të vërtetës së tij, shkruan A2.

Sipas tij nëse gjykata e prokuroria nëse duan të zbulojnë të vërtetën, mund ta bënin aktin e ekspertimit.

“Është një akt nul, që nuk reflekton as ligje dhe as marrëdhënie. Nëse ne paskemi qenë dritë shkurtër, ne si ministri mbrojte paskemi qenë siç pretendojnë ata, po partnerët tanë pse investuan pas Gërdecit 24 mln euro dhe u kthyen 7 mln euro. Pra një dëm rreth 17 mln dollarë. Asnjëherë demontimi nuk ka qenë me fitim. Gjykata tha që është ajo që çmon aktin e ekspertimit. Ndaj ne vijuam debatin pyetje për pyetje-përgjigje për përgjigje. Mendoj se gjykata e prokuroria nëse duan të zbulojnë të vërtetën, mund ta bënin aktin e ekspertimit. Kjo i kalon absurditetet e gjykimit. Nëse duan të vazhdojnë një proces fars unë do t’i qëndroj deri në fund  bindjes dhe të vërtetës së këtij procesi, me keqardhjen më të madhe për viktimat. Kjo nuk ka qenë e lidhur me Ministrinë e Mbrojtjes”.

Mediu theksoi se Sekretari amerikan i mbrojtjes, ministri gjerman dhe gjeneralë kanë pranuar të dëshmojnë në këtë çështje dhe kjo sipas tij është rruga e të vërtetës për drejtësi, raporton A2.

“GJKKO a duhet të lexojë kodin e procedurës? Ligjin? Kodin penal? Si zhvillohet procesi? U pranuan dëshmitarë njerëz që kishin punuar në Gërdec dhe ministrit i thoshin kush e mori në punë që s’kishin lidhje me ministrin, kurse sot qeveria nënshkruan dhe ka drejtorë që thonë s’kemi lidhje me njëri-tjetrin Unë duhet të dija se kush ishin rojet dhe punonjësit në Gërdec. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, ministri gjerman i Mbrojtjes, gjeneralë që kanë punuar me ne, britanikë e italianë e kanë pranuar të vijnë të dëshmojnë dhe janë të incizuar dhe deklaratë noteriale, por duhet vullnet kjo është rruga drejt të vërtetës”.

Duke e konsideruar një proces në kundërshtim me ligjin, Mediu shprehet i zhgënjyer nga drejtësia e re, që sipas tij duhet të ishte si e një vendi të NATO-së dhe jo e kohës së diktaturës.

“Nëse po bëjnë një proces në kundërshtim më ligjin e argumentet absurdë, mendoj që kjo nuk është më drejtësi. Kemi shpresuar për drejtësi të një vendi anëtar të NATO-s dhe jo kohën kur brohorisnim tradhtari në litar. Kjo nuk është më drejtësi. Nëse partia ka vendosur që Mediu të jetë viktima e radhës të na rrojë partia!”

/a.r

Next Post
Bardhi: S’i bindemi urdhrave të Ramës, nesër do jemi në parlament

Bardhi: S’i bindemi urdhrave të Ramës, nesër do jemi në parlament

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In