• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Drejtësi e kapur apo  drejtësi e rilindur

by Artur Ajazi
16/12/2022 13:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Realisht sot në sistemin e drejtësisë, ekzistojnë dy lloj versionesh. Kemi një drejtësi  akoma të kapur, dhe një drejtësi krejt të rilindur dhe të pavarur. Ajo e para (e kapura) akoma po vegjeton në disa prokurori dhe gjykata të vendit. Akoma ka edhe sot prokurorë dhe gjyqtarë (madje edhe OPGJ) që japin vendime skandaloze, që marrin në shkëmbim të favoreve duke shkelur ligjet, prona, miliona lekë apo dhe euro, dhe presin momentin deri kur tu vijë rradha e Vettingut. Duket sikur këta janë më të “privilegjuarit”, derisa edhe pasi largohen rrinë dhe jetojnë të qetë, duke gëzuar pasuritë e paligjshme, apo dhe duke mos shkëputur lidhjet me politikën e keqe. Por kemi edhe një tjetër drejtësi, atë të rilindur, e pakapur nga politika destruktive, e cila po heton dhe gjykon ish-ministra, ish-deputetë, drejtues dhe zyrtarë të lartë të pushtetit aktual dhe ish-pushtetit.

Por “ferra nëpër këmbë”, mbetet akoma drejtësia e “Plepave”, ajo drejtësi e cila e ka damkën “e kapur”, dhe është e futur shumë më thellë në aferat e politikës, sa që vetëm një SPAK i pavarur mund ti çojë para ligjit. Drejtësia në Shqipëri, duhet të çlirohet 100 per qind nga politika, dhe ndoshta këtë synonte dhe synon Edi Rama, duke theksuar gjithmonë faktin se “para ligjit duhet të shkojë çdo politikan dhe pushtetar që ka “ngjyer” duart me paranë e popullit apo rezulton i lidhur me afera të pista”. Dinosauri i politikës destruktive Sali Berisha, natyrisht kërkon të zgjasë agoninë e drejtësisë së kapur, dhe nuk ngurron asnjëherë të nxisë me deklarata dhe konferenca shtypi, frymën e përçarjes duke abuzuar me postin e kryetarit të partie që akoma nuk ka një vendim gjykate të rregullt ligjor. Ai kërkon të mbajë në këmbë akoma segmente dhe emra të një drejtësie të kapur dhe të kalbur. Duke marrë nën mbrojtje disa, dhe duke anatemuar disa të tjerë, madje duke i akuzuar ata si “të lidhur me pushtetin”, Sali Berisha harron me dashje se, ka qenë ai që ka patur dhe ka akoma, lidhje të ngushta me prokurorë dhe gjyqtarë të asaj pjese të drejtësisë, që akoma vegjeton mbi prona dhe para të pista.

Ka qenë dhe mbetet Sali Berisha, që mbushi me “plepaxhinj” prokuroritë dhe gjykatat e vendit, që mbushi me militantë të pashkolluar policinë, dhe degradoi gjithë sistemin ligjor. Institucionet ligjzbatuese në Shqipëri deri para 3-4 vitesh, kishin “frymëzimin berishian”, dhe rezultuan të zhytur në afera të ndryra korruptive apo dhe të lidhur me krimin e organizuar. Vendosmëria e Edi Ramës, bëri që të flaken nga rradhët e drejtësisë qindra prokurorë dhe gjyqtarë, që kishin 2 dekada e gjysëm që shkelnin ligjet, zhvasnin miliona nga xhepat e shqiptarëve, dhe ishin pjesë e segmenteve të zeza të politikës destruktive dhe krimit të organizuar.”Drejtësia e kapur apo drejtësi e rilindur” ? Këtë le ta vlerësojnë shqiptarët, të cilët duket se kanë tjetër mendim  tashmë pas flakjes nga rradhët e saj të atyre që abuzuan me ligjet dhe u pasuruan me para të trafiqeve dhe krimit të organizuar.

Next Post
VIDEO / Lideri i opozitës i drejtohet 18 herë me “zoti” nënkryetares së Kuvendit

VIDEO / Lideri i opozitës i drejtohet 18 herë me “zoti” nënkryetares së Kuvendit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
Evi Kokalari për Berishën dhe të birin: Çdo pengesë që do të më nxirrni, do t’iu vulosë dosjen e korrupsionit në DASH

Evi Kokalari për Berishën dhe të birin: Çdo pengesë që do të më nxirrni, do t’iu vulosë dosjen e korrupsionit në DASH

April 6, 2026
BE vendos rregulla të reja, ja çfarë ndryshon për udhëtarët shqiptarë nga 10 prilli

BE vendos rregulla të reja, ja çfarë ndryshon për udhëtarët shqiptarë nga 10 prilli

April 6, 2026
“‘Punët e Shqipërisë’ është diçka e brendshme e PS”, deputeti Malaj: Na afron me qytetarët!

“‘Punët e Shqipërisë’ është diçka e brendshme e PS”, deputeti Malaj: Na afron me qytetarët!

April 6, 2026
Dëshmia nga Teherani, mes bombave dhe represionit, lufta e iranianëve për mbijetesë dhe solidariteti i heshtur

Dëshmia nga Teherani, mes bombave dhe represionit, lufta e iranianëve për mbijetesë dhe solidariteti i heshtur

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027/Baçi: PD s’ka emër konkret për Bashkinë e Tiranës, por…

Zgjedhjet vendore 2027/Baçi: PD s’ka emër konkret për Bashkinë e Tiranës, por…

April 6, 2026
U gjetën eksplozivë, Hungaria vendos nën mbrojtje ushtarake tubacionin e gazit

U gjetën eksplozivë, Hungaria vendos nën mbrojtje ushtarake tubacionin e gazit

April 6, 2026
Tare: Leao? Problemi i tij janë dëmtimet e shumta, është i rëndësishëm për Milanin

Tare: Leao? Problemi i tij janë dëmtimet e shumta, është i rëndësishëm për Milanin

April 6, 2026
Pse u venit “lëvizja qytetare” brenda opozitës?

Pse u venit “lëvizja qytetare” brenda opozitës?

April 6, 2026
Gjykata e Lartë e SHBA-ve hap rrugën për heqjen e dënimit të Steve Bannon

Gjykata e Lartë e SHBA-ve hap rrugën për heqjen e dënimit të Steve Bannon

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In