• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Drejt BE-së/ “FORBES”: Shqipëria një vend jo i zakonshëm, me një lider të pazakonshëm!

by Java News
17/04/2018 14:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Revista prestigjioze amerikane ”Forbes” i kushton një shkrim të zgjeruar Shqipërisë, që e konsideron ”një vend jo i zakonshëm” si edhe kryeministrit Edi Rama, të cilin po ashtu e konsideron ”një lider të pazakonshëm”.

“Tani Shqipëria kërkon t’i bashkohet Europës”, thekson revista.

Nuk ka qenë një kohë apo detyrë e lehtë nxjerrja e vendit më të varfër dhe të konsideruar më të korruptuarin në kontinentin europian nga epoka e errët, në bisedimet që më shpresë mund të çojnë në hyrjen eventuale të vendit në Bashkimin Europian gjatë valës tjetër të zgjerimit, të planifikuar për në 2025-ën.

Kryeministri shqiptar  Edi Rama mbërriti në zyrën e tij në Tiranë për një intervistë, i veshur me ato që ai i quajti “rrobat e tij të pikturës”- këmishë dhe pantallona xhins, me ngjyra të lehta, shkruan revista prestigjioze amerikane ”Forbes”.

Rruga drejt BE-së

Në periudhën e ndërmjetme, BE-ja e bëri të qartë se Shqipëria pritej të bënte ndryshime për të hapur bisedimet e anëtarësimit: reformën e administratës publike dhe reformën në drejtësi, të luftonte korrupsionin dhe krimin e organizuar – që nënkuptonte luftën kundër trafikimit të drogës dhe kultivimit të kanabisit – dhe të përmirësonte të drejtat e njeriut, përfshi mbrojtjen e minoriteteve dhe respektimin e së drejtës së pronës.

Nga ana tjetër, “Forbes” thekson duke vazhduar  intervistën me kryeministrin, se BE sapo ka njoftuar se Shqipëria do të fillojë bisedimet e anëtarësimit në fund të qershorit, pasi të ketë marrë edhe miratimin e 28 vendeve të BE-së. Rama ka besim për këtë miratim dhe tregon me krenari atë që qeveria e tij ka arritur deri tani.

Duke u mbështetur tek Vettingu si hallka kryesore e reformës në drejtësi, reformë e cila ka bërë që Shqipëria të parakalojë ballkanin perëndimor në rrugën drejt BE-së, “Forbes” thekson se: “Ne kemi nisur procesin e vetingut për gjykatësit dhe prokurorët dhe 17 prej tyre janë larguar”, më tregoi Rama gjatë intervistës.

“Njëri, për shembull, u largua sepse nuk justifikonte dot burimin e pasurisë së tij. Do t’i zëvendësojmë. Kemi shkolla të mira. Për këtë situatë ne kemi një fjalë të urtë që thotë “Më mirë djepi bosh se me djallin brenda”.

Edhe pse reforma e taksave dhe bankat nuk janë pjesë e kësaj faze të reformës, Rama gjithashtu po punon për përmirësime në këto fusha, shkruan prestigjozja amerikane.

Lidhur me reformat e tjera kyçe të kërkuara nga BE , sa i përket luftës ndaj kanabisit, “FORBES” shkruan se  masat e marra nga institucionet kundër kultivimit të kanabisit e kanë pakësuar në mënyrë drastike këtë produkt që përdoret për t’u shitur dhe gradualisht po e zëvendëson me bujqësinë, me shpresën se do të zhvillojë biznesin e agroturizmit.

Grante për turizëm

Turizmi është një sektor i rëndësishëm në të cilin Shqipëria po investon.

Tashmë, turistët nga vendi fqinj i Italisë kanë qasje me traget nga qytetet e Brindisit dhe Leçes, dhe së shpejti do të mundësohen fluturime më të drejtpërdrejta nga Europa.

“Ne do të kemi kompaninë tonë ajrore, Air Albania, këtë verë”, konfirmoi Rama.

“Ne do të zgjerojmë fluturimet tona ekzistuese me Italinë, Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe dhe vendet fqinje të Ballkanit dhe po ndërtojmë një aeroport në Vlorë, në jug të Greqisë, ku ndodhen dhe plazhet më të mira.
Aeroporti, një partneritet privat-publik, po financohet pjesërisht nga kompania turke Cengiz Construction”, shtoi ai.

Tashmë, Shqipëria, në një farë mënyre është një destinacion për buxhetin apo udhëtarët në kërkim të aventurës (gati katër milionë turistë kanë vizituar Shqipërinë në vitin 2016 sipas statistikave ndërkombëtare të turizmit), por Rama ka pikëpamjet e tij për tregun me pesë yje.

”Four Seasons” dhe ”Marriott” thuhet se janë duke shqyrtuar mundësinë për blerjen e pronave dhe vendeve në kryeqytet.

“Ne duam që vendi ynë të jetë një destinacion i ngjashëm me Italinë përpara disa viteve. I vogël, me shumë bukuri dhe energji pozitive”, deklaroi Rama, shkruan “FORBES”

“Procesi i respektimit të listës së kërkesave të BE-së ka qenë i vështirë, por e rëndësishme për vendin tonë”, deklaroi gjithashtu Rama.

“Ato kanë shërbyer si një udhërrëfyes për ndërtimin e shtetit dhe institucioneve dhe të dobishme për organizimin e vendit tonë. Çështja nuk qëndron nëse anëtarësimi në BE është një rrugë e drejtë apo jo; kjo është rruga e vetme”, tha ai.

Ndërsa, duke folur për jetën e tij Rama thotë për “FORBES” se:

“Rruga e parë ishte arti”,  thotë ai duke iu referuar të kaluarës së tij si profesor dhe artist që ka hapur ekspozita në të gjithë botën, përfshirë edhe Nju Jorkun si dhe ka vizatuar pikturat që ndodhen aktualisht në zyrën e tij.

Tani jam një politikan. Mund ta synoj këtë zyrë për pjesën e mbetur të ditëve të mia, por nuk është kjo ajo që dua. Hyrja në BE do të marrë më shumë kohë nga sa unë dua të shpenzoj në politikë”, pohon ai për FORBES.

Në të ardhmen, Rama thotë se kërkon të bëjë diçka në fazën e tretë të jetës së tij që ka të bëjë me shijen.

Shijen?

“Stilin e jetesës, pikturën, skulpturën, industrinë… shijen”, thotë ai.

“Dhe ndoshta diçka në lidhje me gatimin. Më pëlqen të gatuaj”.

 

Next Post
Kush janë futbollistët që gjuajnë Ilda Bejlerin? Rrëfehet gazetarja seksi

Ilda Bejleri nuk përmbahet, tregojn gjoksin nga makina!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

February 5, 2026
Zgjedhjet/ Spahiu: Pse partitë i mbushin sheshet me karrige?

Spahiu: Epstein 17 herë në ‘Shtëpinë e Bardhë’, dhjetëra fluturime në avionin ‘Lolita’ me…

February 5, 2026
Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

February 5, 2026
“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

February 5, 2026
A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

February 5, 2026
A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

February 5, 2026
Atentati ndaj Iljaz Çalit/ Ish këshilltari i Metës: Ja si e paralajmërova serinë e vrasjeve për kromin e Bulqizës. Në kasafortë gjeta disa letra që tregonin se…!

“Epstein dyshohet se erdhi 2 herë në Shqipëri“, Prençi: Lakmonte Ballkanin për vajzat e bukura!

February 5, 2026
Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

February 5, 2026
Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

February 5, 2026
Kancelari Merz: Një marrëveshje me SHBA-në për heqjen e plotë të tarifave doganore, është jorealiste

“Po bëhet një marrëveshje e ndyrë”, opozita kundër Merz për tregtinë e armëve me vendet e Gjirit

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In