• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Drejt përfundimit loti i parë i Rrugës së Lumit të Vlorës

by Java News
07/11/2018 21:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërkohë që specialistët e Fondit Shqiptar të Zhvillimit po merren me procedurat e prokurimit për lotin II dhe III të projektit të Rikonstruksionit të Rrugës së Lumit të Vlorës, në këtë segment kaq jetik për të gjithë qarkun, puna ecën me ritme të jashtëzakonshme. Të premten e kësaj jave përfundon hedhja e shtresës së parë të asfaltit në lotin I të rrugës, atë që ka nisur në Bypass-in e Vlorës e vazhdon në Peshkëpi për të përfunduar në Gjorm. Në këtë pjesë të parë të këtaj rruge punimet kanë nisur në fund të marsit të këtij viti dhe aktualiasht janë realizuar 85 përqind të punimeve, ndërkohë që shiriti i përfundimit parashikohet të pritet vetëm pak muaj më pas, në shkurt të 2019.

Rikonstruksioni i kësaj rruge, cili përfshin edhe rindërtimin nga e para të shumë pjesëve të një segmenti që më shumë se rrugë ka qenë gjurmë e vjetër e asaj që ka ekzistuar dikur, parashikohet të ketë një impakt të jashtëzakonshëm për gjithë Qarkun e Vlorës, për banorët, por edhe për zhvillimin e turizmit.  Qëllimi i këtij invesimi madhor (i financuar nga Fondi Kuvajtjan, Fondi Saudit për Zhvillim dhe Qeveria Shqiptare) është realizimi i një lidhje përfundimtare dhe jo thjesht mes fshatrave të Vlorës, por edhe mes Vlorës dhe Himarës duke i krijuar mundësi edhe banorëve të Tepelenës apo edhe turistëve që vijnë nga ana tjetër e Shqipërisë, nga Gjirokastra dhe Tepelena për të pasur akses më të shpejtë në bregdet. Thënë ndryshe bëhet fjalë për më shumë se 90 km rrugë, një lidhje tjetër paralele me bregdetin e Shqipërisë, krejtësisht e re që do t’i japë Vlorës një hapsirë të re në funksion të turizmit e gjithashtu edhe një impakt të qëndrueshëm e jetëgjatë në sektorët e bujqësisë dhe blektorisë duke mundësuar dalje direkte dhe të shpejtë të produkteve në tregun vendas, por edhe atë të huaj për eksport.

Segmeti i parë ku po kryhet asfaltimi ka një gjatësi prej 23.2 km. Segmenti i dytë është 27.1 km dhe shtrihet nga Ura e Gjormit-Brataj-Ura e Laskos, ndërsa segmenti i tretë prej 23.7 km vazhdon nga Ura e Laskos-Qeparo & Ura e Laskos-Kuç. Këto dy segmente janë aktualisht në procedurat e tenderimit nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe parashikohet që kontratat punimeve të lidhen në muajin dhjetor 2018. Segmenti i fundit i rrugës është ai Peshkëpi-Selenicë-Kryq. Levan Tepelenë me gjatësi 16.4 km për të cilin Fondi Shqiptar i Zhvillimit është në fazën e tenderimit të supervizionit. Punimët parashikohet të fillojnë në verën e vitin 2018

Projekti i Rikontruksionit të Rrugës së Lumit të Vlorës përfshin punimet civile për rikonstruksionin e rrugës, ndërtimin e veprave të artit, elementëve të sigurisë dhe të ndriçimit, vendkalimet e këmbësorëve përgjatë rrugës si dhe sinjalistikë horizontale dhe vertikale. Të gjitha qëndrat e fshatrave përgjatë Rrugës së Lumit të Vlorës, do të trajtohen si zona urbane me trotuare, ndriçim, gjelbërim.

a.ç

Next Post
Basketboll/ Fitorja e tretë e Teutës në Ligën Ballkanike

Basketboll/ Fitorja e tretë e Teutës në Ligën Ballkanike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ç’të bëj me paratë e mia?

Salianji si shembull për Lapajn

March 10, 2026
SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

Si do votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PD humb edhe vendin e dytë. PS kryeson

March 10, 2026
“Osmani, e vetmja që ka fuqinë t’i marrë vota Vetëvendosjes dhe t’i çojë te shtrati i LDK”

“Osmani, e vetmja që ka fuqinë t’i marrë vota Vetëvendosjes dhe t’i çojë te shtrati i LDK”

March 10, 2026
Takim me Kallas e Kos, zbardhet agjenda dyditore e ministrit Hoxha në Bruksel

Takim me Kallas e Kos, zbardhet agjenda dyditore e ministrit Hoxha në Bruksel

March 10, 2026
Mentor Nazarko: Sulmi i Ramës ndaj SPAK është një akt force, ai diçka di

Mentor Nazarko: Sulmi i Ramës ndaj SPAK është një akt force, ai diçka di

March 10, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Shansi që Gjykata Kushtetuese i dha politikës kosovare

March 10, 2026
Ndahet nga jeta njeriu që zbuloi regjistrimet e Watergate dhe shkaktoi dorëheqjen e Nixon-it

Ndahet nga jeta njeriu që zbuloi regjistrimet e Watergate dhe shkaktoi dorëheqjen e Nixon-it

March 10, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat nuk ndryshojnë

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat nuk ndryshojnë

March 10, 2026
“Diplomacia s’është më opsion”! Irani, valë sulmesh me dronë e raketa ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

“Diplomacia s’është më opsion”! Irani, valë sulmesh me dronë e raketa ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

March 10, 2026
Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In