• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Drejt ngritjes së një agjencie të re europiane kundër pastrimit të parave

by Java News
09/07/2021 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një agjenci e re që do të luftojë pastrimin e parave dhe do të monitorojë zbatimin e rregullave të reja të transparencës për transferimet e kriptoaseteve pritet të ngrihet nga Bashkimi Europian. Propozimi është bërë sot, raporton Reuters. Në këtë mënyrë, Blloku u përgjigjet thirrjeve për veprim më të ashpër në lluftën kundër pastrimit të parave.

Evropa është vënë nën presion për të rritur zbatimin e rregullave kundër pastrimit të parave pasi disa vende filluan hetimin e Danske Bank për një shumë mbi 200 miliardë euro të dyshimta që kaluan nëpër degën e saj të vogël estoneze midis 2007 dhe 2015. Duke mos pasur ndonjë autoritet paneuropian për të ndaluar paratë e pista, Brukseli është mbështetur në rregullatorët kombëtarë për të zbatuar rregullat e tij, por ato jo gjithmonë kanë bashkëpunuar plotësisht.

“Pastrimi i parave, financimi i terrorizmit dhe krimi i organizuar mbeten probleme të rëndësishme që duhet të adresohen në nivelin e Bashkimit Europian“, thuhet në dokumentet, të cilave u referohet Reuters.

Autoriteti Kundër Pastrimit të Parave (AMLA) që do të bëhet “pjesa qendrore” e një sistemi mbikëqyrës të integruar, në përbërje të të cilit janë autoritetet kombëtare. Rregullat e BE kundër pastrimit të parave do të bëhen të detyrueshme për vendet anëtare, në mënyrë që shkelësit e ligjit të mos shfrytëzojnë hapësirat ligjore midis rregullatorëve kombëtarë.

Një propozim tjetër ka të bëjë me kërkesa të reja të BE për ofruesit e shërbimeve në kriptomonedhave, në mënyrë që të dhënat e mbledhura për krijuesit dhe përfituesit e transfertave të kësaj natyre të bëhen të aksesueshme. Transferimet e aseteve të tilla virtuale janë aktualisht jashtë fushës së rregullave të BE-së për shërbimet financiare.

“Mungesa e rregullave të tilla i lë zotëruesit e pasurive në kriptovalutë të ekspozuar ndaj pastrimit të parave dhe financimit të rreziqeve të terrorizmit, pasi flukset e parave të paligjshme mund të bëhen përmes këtyre transfertave“, thuhet në dokumente.

Sven Giegold, një anëtar i Partisë së Gjelbër Gjermane të Parlamentit Evropian, tha se Komisioni Evropian ka përgatitur një paketë të fortë kundër pastrimit të parave. Parlamenti dhe shtetet e BE do të kenë fjalën e fundit mbi rregullat e propozuara./m.j

Next Post
Përdorimi i vaksinës ruse/ Alimehmeti skeptik: Duhet të prisnim certifikimet zyrtare

Studimi/ Epidemiologu Alimehmeti: Kush ka kaluar koronavirusin, ka imunitet natyror për disa vite

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut

February 7, 2026
“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

February 7, 2026
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

February 7, 2026
Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

February 7, 2026
“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

February 7, 2026
Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

February 7, 2026
Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

February 7, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

Kush është mësuesi që shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollën 9-vjeçare në Tiranë

February 7, 2026
Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

February 7, 2026
Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In