Negociatat mes PD- dhe LSI për aksion të përbashkët opozitar duket se kanë prodhuar edhe marrëveshje konkrete mes partive që po afrohen gjithmonë e më shumë.
Pasi kryetarja e LSI Kryemadhi pranoi se me PD po zhvillohen bisedime për rakordimin e qëndrimeve por edhe një bashkëpunim të mundshëm në zgjedhjet e ardhshme lokale, dy partitë kanë dhënë një sinjal të fortë afrimi.
Partia Demokratike i ka lënë rrugë të lirë LSI-së për drejtimin e Komisionit të Shëndetësisë ku më herët kishin propozuar si kryetar Bardh Spahinë.
PD u tërhoq nga ky post duke ia lënë LSI-së. Mësohet se Monika Kryemadhi ka propozuar në krye të këtij komisioni Petrit Vasilin, i cili ka mbajtur në të shkuarën edhe postin e Ministrit të Shëndetësisë.
Ndërsa, PD-ja do të marrë në drejtim komisionin e Integrimit që do të drejtohet nga Genc Pollo dhe atë të Veprimtarive Prodhuese. Mazhorancës i mbeten 5 komisione parlamentare për të propozuar vetë drejtues të tyre.
/a.m.










