• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Drejt anëtarësimit në BE, Rama: E vetmja rrugë që e kemi zgjedhur të lirë! Unike ajo që kemi bërë në luftën kundër korrupsionit

by Java News
22/02/2024 17:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat e huaja lidhur me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian duke e konsideruar këtë si të vetmen rrugë që populli ynë e ka zgjedhur në mënyrë të lirë.

“Për  ne është rruga e vetme që kemi zgjedhur të lirë, pas shekujsh në pamundësi për të zgjedhur ku dhe kush donim të ishim. Jemi optimishtët më të mëdhenj për unionin në të gjithë Europën bazuar edhe në sondazhet e BE dhe unë besoj shumë që kjo është e lidhur me historinë tonë dhe me bindjen e brendshme për të qënë pjesë e hapsirës, paqes dhe lirisë”- tha thënë Rama për Euroneës Business.

Sa i takon pyetjes nëse Shqipëria është gati për të qenë pjesë e këtij bashkimi, Rama tha se asnjë shtet nuk është gati për t’u anëtarësuar por nga ana tjetër e cilësoi si një kohë të humbur kot mbajtjen e vendit tonë në ‘dyert e BE’.

Askush nuk është gati për të qënë pjesë, por në të njëjtën kohë është kohë e humbur  duke na mbajtur ne tek dera, uke mos lejuar bisedimet e anëtarësimit që janë burimi më i madh i njohurive për shtet-bërjen. Tani me hapjen e bisedimeve ne nuk e kemi me nxitim sepse ne kemi nevojë të përdorim këto njohuri dhe ti tranferojmë këtu , dhe atëhere do të jemi pjesë shpresoj”- theksoi kryeministri.

Lidhur me luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, Rama mori si shembull Reformën në Drejtësi si detajin që e dallon Shqipërinë nga vendet e tjera kandidate, duke argumentuar se tanimë nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për zyrtar apo ish-zyrtar, nëse ka bërë shkelje, do të përgjigjet para drejtësisë.

Por pavarësisht kësaj, kreu i qeverisë tha se vendi ka ende shumë punë për t’u bërë për të qenë pjesë e Bashkimit Europian.

“Ti kurrë nuk e di sa mjaftueshëm është bërë kur flitet për krimin e organizuar dhe korrupsionin.  As në vendet e BE nuk është bërë mjaftueshëm, jo më në vende si tonat që janë akoma në proces. Ajo që Shqipëria ka bërë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar është unike mes të gjitha vendeve që sot negociojnë për anëarësimin.

Llogaridhënia përpara ligjit është bërë shumë e qartë dhe nuk ka rëndësi nëse I përket pushtetit aktual apo atij të ka qënë, nëse ke probleme me drejtësinë, drejtësia do vi për ty. Sigurisht që kemi shumë më shumë për të bërë dhe prandaj të thash sinqerisht që nuk jemi gati për tu bërë pjesë e BE sot”-përfundoi Rama./m.j

Next Post
VIDEO/ Mësonte nipin të shante në Tik Tok dhe përfitonte ekonomikisht, Natasha pasi doli nga gjykata: Jam gjyshe heroinë

VIDEO/ Mësonte nipin të shante në Tik Tok dhe përfitonte ekonomikisht, Natasha pasi doli nga gjykata: Jam gjyshe heroinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In