• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Drejt fundit dorëzimi i bilanceve dhe taksave, procedurat

by Java News
28/03/2017 09:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Data 31 mars është afati i fundit i dorëzimit të formularit të Deklarimit të Tatimit mbi Fitimin për vitin 2016. Drejtoria e Përgjitshme e Tatimeve u ka tërhequr vëmendjen tatimpaguesve që të jenë të kujdesshëm në përmbushjen e ketij detyrimi.

“Dorëzimi i formularit dhe pagesa përfundimtare e këtij detyrimi domosdoshmërisht duhen kryer brenda datës 31 mars 2017. Gjithashtu, ju kujtojmë që afati i fundit i pagesës së këstit paraprak të Tatimit mbi Fitimin për tremujorin e parë të vitit fiskal 2017 është data 30 mars 2017″, thuhet në njoftimin e DPT-së.

Tatimpaguesi është i detyruar të dorëzojë brenda datës 31 mars të vitit 2017, formularin e Deklarimit të Tatimit mbi Fitimin sipas modelit të miratuar me udhëzim. Po kështu, ai dorëzon vetëm elektronikisht në administratën tatimore brenda datës 31 mars të vitit 2017 bilancin kontabël sëbashku me anekset: bilanci (aktivet, pasivet dhe kapitali); pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve; pasqyra e ndryshimeve në kapital, pasqyra e fluksit të parasë ose pasqyra e qarkullimit të likuiditeteve; aneksi për shpjegimet shpjeguese; raporti i ekspertit të autorizuar të shoqërisë.

Dokumentacioni shtesë i kërkuar në bazë të ligjit “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i cili do të dorëzohet elektronikisht së bashku me pasqyrat financiare ka të bëjë me kontratat e qirasë për ambientet e marra me qera, apo vërtetimin e pronësisë për objektet në pronësi; gjendjen e inventarit të mallrave për shitje më datë 31.12.2016 (analitik); inventarin e mjeteve të transportit në pronësi.

Njëkohësisht, duhet të dorëzohen edhe pasqyrat financiare (të aktivit, pasivit e kapitalit), të ardhura dhe shpenzime, ndryshime në kapital, qarkullimi i likuiditeteve, aktivet afatgjata materiale, që të dorëzohen elektronikisht në version pdf (të skanuara) dhe Excel.

ma.me
Next Post
Hetimet/ Trupi i pajetë në bregun e Zvërnecit, ja pistat e policisë

Hetimet, kufoma e gjetur në Durrës mund të jetë shtetas i huaj ose trafikant

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tetori sjell sfida, zbuloni cilat shenja të zodiakut mund të përballen me vështirësi apo ndarje

Hëna e re sjell ndryshime: Ja si preken 12 shenjat e horoskopit sipas astrologes Kalogeri

March 20, 2026
“Protestat e dhunshme nuk kanë vend në demokraci”, 305 amendamente nga eurodeputetët mbi raportin e PE-së për Shqipërinë

“Protestat e dhunshme nuk kanë vend në demokraci”, 305 amendamente nga eurodeputetët mbi raportin e PE-së për Shqipërinë

March 20, 2026
“Është një tërheqje e përkohshme”, NATO largohet nga Iraku

“Është një tërheqje e përkohshme”, NATO largohet nga Iraku

March 20, 2026
“Eskortat VIP në Shqipëri”, gazetarja sportive: Nuk mund të kesh rrogën nën 1 mijë euro dhe të shkosh në Mykonos…

“Eskortat VIP në Shqipëri”, gazetarja sportive: Nuk mund të kesh rrogën nën 1 mijë euro dhe të shkosh në Mykonos…

March 20, 2026
Operacioni “Multi Games 2”: arrestohet administratori i një lokali të lojërave të fatit

Operacioni “Multi Games 2”: arrestohet administratori i një lokali të lojërave të fatit

March 20, 2026
Sekuestrohen 4 makina luksoze me vlerë 200 mijë euro, dy persona nën hetim, dy në kërkim

Sekuestrohen 4 makina luksoze me vlerë 200 mijë euro, dy persona nën hetim, dy në kërkim

March 20, 2026
Irani kërcënon zyrtarët izraelitë dhe amerikanë: Jeni të pasigurt në mbarë botën

Irani kërcënon zyrtarët izraelitë dhe amerikanë: Jeni të pasigurt në mbarë botën

March 20, 2026
Ambasada Gjermane uron besimtarët myslimanë: Festë të bekuar të përfundimit të agjërimit dhe një Fitër Bajram të bekuar

Ambasada Gjermane uron besimtarët myslimanë: Festë të bekuar të përfundimit të agjërimit dhe një Fitër Bajram të bekuar

March 20, 2026
Qeveria ul akcizën e naftës me 20%, sa pritet të bjerë çmimi në treg

Qeveria ul akcizën e naftës me 20%, sa pritet të bjerë çmimi në treg

March 20, 2026
Lejimi i bazave për SHBA-të, Irani paralajmëron Britaninë e Madhe, zbardhet telefonata

Lejimi i bazave për SHBA-të, Irani paralajmëron Britaninë e Madhe, zbardhet telefonata

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In