• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Drecun: Me dialog, Serbia po kthehet ‘hap pas hapi’ në Kosovë

by Java News
30/10/2016 19:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Milovan Drecun, kryetar i Komisionit Parlamentar “për Kosovë dhe Metohi” në Serbi, ka thënë se interesi i shtetit dhe popullit serb është që të vazhdojë dialogu në Bruksel, pasi që alternativa do të ishte jo-stabiliteti.

Në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve FoNet, Drecun ka precizuar se mos-stabiliteti, si alternativë e dialogut të Brukselit, do të thoshte përkeqësim, jo vetëm mes marrëdhënieve Prishtinë – Beograd, mes shqiptarëve dhe serbëve, por edhe në rajon.

“Procesi i normalizimit do të duhej të vazhdonte”, ka thënë Drecun, i cili, sipas tij, do të ishte edhe në interes të BE-së dhe të disa vendeve tjera që ndikojnë në proceset në Kosovë dhe në rajon, transmeton Koha.net.

Ai vlerëson se kjo është mënyra që shteti i Serbisë, “hap pas hapi”, gradualisht të kthehej në Kosovë dhe të forcojë praninë dhe ndikimin e saj në procese.

Kjo, sipas tij, do të duhej të ishte në interes edhe të shteteve fqinje, Shqipërisë, Maqedonisë dhe të tjerave, të cilat tash e disa vite po përballen me “planet separatiste të shqiptarëve”.

Drecun thotë se procesi i normalizimit të marrëdhënieve duhet të vazhdojë, por thotë se në këtë proces është Prishtina ajo që nuk është e sinqertë.

“Edhe Prishtina ka ambicie evropiane. Ne nuk e pranojmë Kosovën e Metohinë si shtet, por ata i kanë ato ambicie evropiane”, ka theksuar Drecun, transmeton Koha.net.

Kryetari i Komisionit Parlamentar “për Kosovë dhe Metohi” në Serbi, Milovan Drecun, ka thënë se Prishtina dhe lidershipi politik shqiptar “kanë edhe disa qëllime tjera të cilat tentojnë të shkojnë vazhdimisht e më shumë drejt atij projektit të cilin tash e shumë kohë e quajmë “Shqipëria e Madhe””.

“Dëshirojnë që tërë këtë proces të normalizimit të marrëdhënieve ta nxjerrin jashtë kontekstit të neutralitetit ndaj statusit dhe të na çojnë në një situatë për të diskutuar për “njëfarë shteti të Kosovës””, ka shtuar ai.

 

“Kemi një rrezik të madh që, përmes Ligjit për themelimin e Agjencisë për investime strategjike, të legjitimojnë marrjen e pronave serbe”, ka paralajmëruar Drecun ndërsa ka vlerësuar se çështja e Trepçës mund të jetë precedent i rrezikshëm.

“Nëse do ta pranonim këtë, do të vinim në atë pozitë që do të pranonim marrjen e Trepçës përmes farsës së legjislacionit që zbatohet në Prishtinë, që pastaj gjithçka që është pronë shtetërore e Serbisë, nga ai moment, të shndërrohet në pronë të ligjshme të shtetit të vetëshpallur të Kosovës”, theksoi Drecun, transmeton Koha.net.

Drecun thotë se nuk mund të përjashtohet ideja se Kosova, me veprimin e saj për Trepçën, ka një plan “për destabilizimin e veriut të Kosovës”.

Kryetari i Komisionit Parlamentar “për Kosovë e Metohi” në Serbi, ka thënë gjithashtu se disa shtete në BE po kërkojnë nga Serbia t’i plotësojë disa kushte të cilat, siç thotë ai, “janë vetëm në interes të Kosovës dhe janë kërkesa kryekëput që vijnë nga Prishtina”, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Tiranë/ Babai refuzon vajzën që u martua me rom: Të të shikoj duke vdekur…

Tiranë/ Babai refuzon vajzën që u martua me rom: Të të shikoj duke vdekur...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

February 8, 2026
Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

February 8, 2026
447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

February 8, 2026
Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

February 8, 2026
Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

February 8, 2026
Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

February 8, 2026
Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

February 8, 2026
CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

February 8, 2026
Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

February 8, 2026
“Epsteini” ynë

Gjykata Kushtetuese ka “rrëzuar” masën e dytë ndaj Ballukut për heqje imuniteti

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In