Kampioni i Gjermanisë, Bayern Munich kërkon anësorin e PSG-së, Julian Draxler, shkruan Westdeutsche Allgemeine Zeitung.
Për shërbimet e tij Bayerni është gati që të paguajë 40 milionë euro, aq sa kishte paguar PSG gjashtë muaj më parë kur e transferoi nga Wolfsburg.
Gjermani shihet si zëvendësues i Franck Ribery, i cili ka kontratë me Bayernin deri në verën e vitit 2018.
Përveç Bayernit, për Draxler interesohen edhe dy skuadrat e mëdha angleze, Arsenal dhe Liverpool. /a.m.












