• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Drashkoviç: Serbia duhet të ballafaqohet me krimet e kryera në emër të popullit

by Java News
03/06/2017 20:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Logjika e tanishme se të gjithë kanë bërë krime përveç nesh, nuk prodhon asgjë të mirë përveç urrejtjes së mëtutjeshme, tha politikani serb, Vuk Drashkoviç. Nën organizimin e Fondacionit për vlera dhe mirëkuptim ndërkombëtar dhe mbështetur nga kryetari i Bundestagut Gjerman, Norbert Lammert për të 22 herë, dy ditë radhazi në Berlin janë mbajtur “Lutjet ndërkombëtare të mëngjesit”.

Ky aktivitet është i përvitshëm dhe ftohen liderë, ministra, deputetë dhe personalitete të shquara nga vende të ndryshme të botes. Ne mesin e pjesëmarrësve i pranishëm ishte edhe një delegacion nga Shqipëria i kryesuar nga presidenti Bujar Nishani.

Ndërsa Kosova u përfaqësua nga Ambasadori Skënder Xhakaliu, ish-ambasadori në Tokio, Ahmet Shala e ish-ministri i shëndetësisë, Alush Gashi.

Pjesëmarrës në këto ”Lutje” ishte politikani dhe ish ministri i jashtëm serb Vuk Drashkoviç i cili në një prononcim për RTK tha se mesazhi i këtyre lutjeve ndër tjera është që së pari duhet ta shikojmë veten në pasqyrë para se ti shikojmë fqinjët tanë.

Me këtë dua të them, tha Drashkoviç që secili duhet ta heq theren nga syri i vet para se ta drejtoi gishtin tek thjerrat në sytë e tjerëve. Nga ky aspekt tha Drashkoviç, mendoj se Serbia duhet më vendosmërisht ta ballafaqojë popullin e vet me krimet e shumta që janë bërë në emrin e tij.

Kjo do ti shtynte edhe qeveritë e vendeve tjera të bëjnë të njëjtën gjë. Sipas tij krime janë bërë nga të gjitha anët konfrontuese në ish jugosllavi dhe logjika e tanishme se të gjithë kanë bërë krime përveç nesh, nuk prodhon asgjë të mirë përveç urrejtjes së mëtutjeshme, tha ne mes tjerash politikani Serb,Vuk Drashkoviç.

Ndërsa në vazhdim të aktiviteteve dy ditore në kryeqytetin gjerman presidenti Nishani mori pjesë edhe ne forumin kushtuar tolerancës fetare me çast në fjalimin e tij, në prezencën e prijësve fetar nga Shqipëria, tha se Shqipëria dhe shqiptarët në përgjithësi janë shembulli më mirë në botë se si duhet të bashkëjetohet në harmoni në një shoqëri me diverzitete fetare, përgatiti “RTK”. (b.an)

Next Post
Vdekja e 2 fëmijëve në Qerret nga aksidenti, akuza që rëndon mbi 4 zyrtarët

Vdekja e 2 fëmijëve në Qerret nga aksidenti, akuza që rëndon mbi 4 zyrtarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministrja Kumbaro: Nuk synojmë të joshim më turistët e lirë, por të bëjmë turizëm cilësor

Programe pas mësimit, Kumbaro: Dyfishojmë pagën e orëve shtesë për mësuesit

April 10, 2026
Ibrahimaj: Nuk e ndalim dot luftën, por mund të ndërhyjmë nëse shtrenjtohen edhe produktet e tjera

Ibrahimaj: Nuk e ndalim dot luftën, por mund të ndërhyjmë nëse shtrenjtohen edhe produktet e tjera

April 10, 2026
Mbledhja e Qeverisë, ministrja Ibrahimaj: Të verbrit përjashtohen nga tatimet!

Mbledhja e Qeverisë, ministrja Ibrahimaj: Të verbrit përjashtohen nga tatimet!

April 10, 2026
Transportonte 19 thasë me veshje kontrabandë, arrestohet i riu në Tiranë

Transportonte 19 thasë me veshje kontrabandë, arrestohet i riu në Tiranë

April 10, 2026
Dy shkolla të reja dhe një kopsht në Yzberisht, Ristani: Standardet më të larta të arsimit në çdo cep

Dy shkolla të reja dhe një kopsht në Yzberisht, Ristani: Standardet më të larta të arsimit në çdo cep

April 10, 2026
Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Asnjë vendim unifikues i GJL nuk lidhet me ndryshimin e masës time të sigurisë

April 10, 2026
Gjuha Amtare, një pjesë thelbësore e identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore

Bllaca si infrastrukturë historike e dhunës…

April 10, 2026
Diplomati rus: Moska nuk do ta braktisë Kubën, do e ndihmojmë me energjinë

Diplomati rus: Moska nuk do ta braktisë Kubën, do e ndihmojmë me energjinë

April 10, 2026
Regjistrimi elektronik zëvendëson vulat, hyn sot në funksion të plotë Sistemi Evropian i Hyrje-Daljeve

Regjistrimi elektronik zëvendëson vulat, hyn sot në funksion të plotë Sistemi Evropian i Hyrje-Daljeve

April 10, 2026
Vora votoi elektronikisht/ Numërohet kutia e parë, PS fiton ndjeshëm

Eksperimenti tronditës: Ja sa lehtë mund të manipulohen zgjedhjet me AI

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In