• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Drashkoviç: Pajtimi i serbëve dhe shqiptarëve do të ndodhë shumë shpejt

by A R
24/09/2018 19:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkrimtari dhe politikani serb Vuk Drashkoviç është i bindur se shumë shpejtë do të vjen deri te pajtimi i shqiptarëve dhe serbëve dhe se kryetari serb Aleksandar Vuçiq sinqerisht është i përcaktuar për evropianizimin e Serbisë, për anëtarësimin e Serbisë në BE dhe për pajtim strategjik në rajon.

“I besoj Vuçiqit kur thotë se asnjë armiqësi nuk mund të shuhet me armiqësi, por me miqësi, dhe konsideron se përcaktimi evropian i Vuçiçit nuk është vetëm marketing”, thotë Drashkoviç. Vetëm në një gjë thotë nuk pajtohet me të, e kjo është NATO, ka thënë Drashkoviç në një intervistë dhënë për revistën kroate Globus, transmeton Insajderi. Drashkoviçi ka thënë se ai e kishte zgjedhur problemin e marrëdhënieve më Kosovën në dy hapa.
Në hapin e parë kishte luftuar për atë se SHBA, Bashkimi Evropian dhe NATO të jenë garantues të planit të Martti Ahtisaarit nga viti 2007, në të cilin ishte zgjidhur edhe problemi i formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Në hapin e dytë, shton ai, Serbia dhe Kosova, si dy shtete të pavarura do t’i kishin duart e zgjidhura të merren vesh edhe për korrigjimin e kufijve të tyre. “Jam i bindur se deri te pajtimi i serbëve dhe shqiptarëve do të vijë, edhe atë shumë shpejtë”, ka thënë Drashkoviç.
Në vërejtjen e gazetarit se bazuar në medie dhe gazetat serbe kjo nuk mund të konstatohet, Drashkoviç thotë: “Mos i lexoni gazetat, t’i harrojmë gazetat. Menjëherë pas normalizimit gjithëpërfshirës të marrëdhënieve në mes të Serbisë dhe Kosovës, bashkëpunimi në mes të Serbisë dhe Kosovës do të jetë më i suksesshëm sesa bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, sepse marrëdhëniet e Kosovës dhe Shqipërisë do t’i ngarkojnë gjërat e vogla.

(“Jetojmë njëri afër tjetrit, jetojmë bashkë, Kosova është edhe me rrugë edhe me gjithçka e orientuar kah Serbia. Eksporti ynë (eksporti i Serbisë – v. j.) në Kosovë sot është shumëfish më i madh se eksporti në Rusi dhe Kinë bashkë”, ka thënë Drashkoviç. Ai pretendon se NATO është i vetmi për të cilin nuk pajtohet me Vuçiçin. “Vuçiç është kundër anëtarësimit të Serbisë në NATO, ndërsa unë mendoj se edhe anëtarësimi ynë në Bashkësi Evropiane varet prej anëtarësimit tonë në NATO. Flas dhe shkruaj se për Serbinë NATO është zgjedhja e rrugës, pra caku, ndërsa BE udhëtimi. Nëse hyn në trenin e gabuar, atëherë çdo stacion gjatë rrugës është i gabuar”, ka thënë Drashkoviç. “Ne duhet të zgjedhim: ose do të jemi në tryezë ose në meny. Flas dhe shkruaj se Serbia është nga të gjitha anët e rrethuar me shtete të cilët janë në BE dhe në NATO. Dhe Serbia nuk ka krahë të fluturojë deri në Vollgë dhe Siberi”, tha ai./a.m.

Next Post
Thaçi këmbëngul për kufijtë: Korrigjim padrejtësive të bëra ndaj shqiptarëve

Ish-deputeti: Thaçi po harxhon 3 mln euro për të lobuar ndarjen e Kosovës me Serbinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme, Nura: Nuk do të mbarojë shpejt. Irani i mirëorganizuar ushtarakisht

Tensionet në Lindjen e Mesme, Nura: Nuk do të mbarojë shpejt. Irani i mirëorganizuar ushtarakisht

March 2, 2026
Shqiptarët e bllokuar në Dubai nga sulmet e Iranit, sipërmarrësja shqiptare: Na këshillojnë të mos dalim, ja kur do të nisin fluturimet!

Shqiptarët e bllokuar në Dubai nga sulmet e Iranit, sipërmarrësja shqiptare: Na këshillojnë të mos dalim, ja kur do të nisin fluturimet!

March 2, 2026
Gara për kreun e ri të Policisë, nesër firma e kryeministrit

Gara për kreun e ri të Policisë, nesër firma e kryeministrit

March 2, 2026
Balla mesazh nga Brukseli: PE mbështet fuqishëm anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian

Balla-opozitës: Kur SHBA godiste Iranin, ju i vinit zjarrin godinave

March 2, 2026
Irani kërcënon Shqipërinë? Mediat: Mund të godasë kampin e muxhahedinëve në Manzë

Irani kërcënon Shqipërinë? Mediat: Mund të godasë kampin e muxhahedinëve në Manzë

March 2, 2026
Vajza dhe dhëndri i Berishës rekurs në Gjykata e Lartë, kërkojnë heqjen e sekuestros së pasurive

Vajza dhe dhëndri i Berishës rekurs në Gjykata e Lartë, kërkojnë heqjen e sekuestros së pasurive

March 2, 2026
Braçe-ministres Ibrahimaj: Të rishikohet skema e kompensimit për pensionistët e lënë jashtë

Braçe-ministres Ibrahimaj: Të rishikohet skema e kompensimit për pensionistët e lënë jashtë

March 2, 2026
Deputetja e PS: Dhuna e PD ndaj vilës të Enver Hoxhës me artistë e papranueshme, po dëmtoni imazhin e Shqipërisë

Deputetja e PS: Dhuna e PD ndaj vilës të Enver Hoxhës me artistë e papranueshme, po dëmtoni imazhin e Shqipërisë

March 2, 2026
Sulmi me molotovë në ‘Vilën 31’ nga militantët e PD, Gjikondi: U bë për të goditur Ramën fizikisht, Berisha me vizion shtazarak!

Sulmi me molotovë në ‘Vilën 31’ nga militantët e PD, Gjikondi: U bë për të goditur Ramën fizikisht, Berisha me vizion shtazarak!

March 2, 2026
Trump paralajmëron mundësinë e dërgimit të trupave në Iran

Trump paralajmëron mundësinë e dërgimit të trupave në Iran

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In