• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Drama sociale/ Burri jo vetëm e dhunon, por edhe e poshtëron duke sjellë të dashurën në shtëpi

by Java News
07/10/2017 10:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkëshorti im dhe prindërit e tij më  kanë  dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht. Edhe pse Reli më  ka tradhtuar dhe ka sjellë në banesë vajzën me të  cilën thotë  se do martohet, unë  nuk do iki nga shtëpia. Këtë e bëj për hatër të djalit që kam me të”. Kështu deklaroi dje për “Gazeta Shqiptare” 30-vjeçarja T.Rama, një  ditë  pasi publikoi denoncimin që  ajo kishte bërë  në  polici, e reja rrëfen me detaje tradhtinë  bashkëshortore të  Reli H., si dhe marrëdhëniet që  ajo ka me familjen e tij.

Ju keni bërë denoncim në polici për dhunë psikologjike ndaj bashkëjetuesit tuaj, ndërkohë që keni deklaruar se ai ju ka tradhtuar. Kur e mësuat këtë fakt?

Unë nuk e kam ditur më përpara se burri im më tradhtonte. Më përcolli tek njerëzit e mi në Dibër sepse kisha gëzim familjar, fejoja motrën dhe kur jam kthyer sërish në shtëpinë e burrit tim në Urën Vajgurore, kam parë një femër tjetër aty. Aty mësova se kush ishte kjo femër dhe kur i shpjegova se kush isha, i kërkova që të dilte që aty që quhej Anduela. Ajo nuk pranoi dhe më tha se unë nuk isha askush që ta nxirrja prej andej, pasi unë me Relin nuk kisha celebrim.

Sa vite ke që jeton me të dhe pse nuk jeni celebruar?

Ne jemi njohur me shkuesi para 5 vitesh. Kam 4 vite e gjysmë që jetoj me Relin. Celebrim nuk kemi bërë, pasi ai ka qenë edhe më parë i martuar dhe me gruan tjetër ka dy fëmijë. Iu zgjatën procedurat e divorcit dhe për këtë gjë ne nuk kemi bërë celebrim.

Bashkëjetuesi juaj ka pohuar në polici se ju ka vënë në dijeni që ka një vajzë tjetër dhe me ju ka dashur të ndahej. Si qëndron e vërteta?

Jo, nuk më ka thënë asgjë. Unë i thash që do iki tek njerëzit e mi për sebepin që kisha. I thashë do rri 3 ose 4 ditë dhe do kthehem. Më tha mirë, më dha disa lekë për rrugës dhe më përcolli ai.

Ju ku po jetoni?

Unë vazhdoj të qëndroj në banesën e tij. Unë nuk iki që këtu, sepse për hatër të fëmijës që kam me Relin nuk mund të ndahem prej tij. Dhe ai më ka thënë: “Në rregull nuk do të ndahesh, s’të ndaj”. Kurse Reli ka ikur dhe jeton në banesën e asaj vajzës tjetër së bashku me të.

Si kanë qenë marrëdhëniet tuaja familjare?

Nuk është se kanë qenë shumë të mira, sepse edhe ne si çdo familje kemi pasur grindjet tona. Të gjitha grindjet vinin prej tij, sepse gruan që la, e akuzonte se ajo e kishte tradhtuar. Ai mendonte se edhe unë po i bëja të njëjtën gjë. I kam shpjeguar se mes nesh nuk do të ndodhte kjo gjë, por ai shumë herë më thoshte se nuk më beson as mua dhe asnjë femër tjetër.

Gjatë kësaj jave ke biseduar me Relin? A ka ardhur në shtëpi?

Ka ardhur vetëm 2 herë. Nuk kam biseduar me të, sepse unë jam me urdhër mbrojtje dhe ai mbase ka frikë të më afrohet se mos unë e denoncoj.

Nëse ai nuk kthehet, si do të veproni?

Do vazhdoj ta kërkoj vetëm për djalin tonë. Nuk mund të lemë në rrugë një fëmijë.

Si u ndjetë në momentin që gjetët një femër tjetër në shtëpi dhe kur mësuat të vërtetën?

Në atë moment jam tmerruar. Unë isha një viktimë, pasi jo vetëm ai, por edhe vjehrra, vjehrri dhe ajo vajza tjetër më kanë rrahur shumë keq. Kam qëndruar e fortë dhe gjallë vetëm për djalin tim.

A i denoncove edhe për dhunë?

Jo, sepse ata më morën telefonin dhe nuk më lanë të flisja me askënd.

Me ju jeton edhe një prej fëmijëve që ai ka me gruan e dytë. Si është marrëdhënia juaj me të?

Vajza e tij është 7 vjeçe dhe ai nuk e respekton fare si të jetë e tija. As të ëmën nuk e lë ta takojë. Unë me të shkoj shumë mirë sepse i qëndroj afër.

Po me vjehrrën dhe vjehrrin çfarë marrëdhëniesh ke?

Kam pasur shumë marrëdhënie të mira, deri në momentin që unë erdha nga Dibra. Nuk e di se çfarë u ka thënë ai që ata m’u kthyen kundër. Më thanë “faji është i yti që e le burrin e ikte”.

Kur nisën problemet e tua me Relin?

Në muajin qershor kur vëllai i tij hyri në burg. Kunata e tij erdhi në shtëpinë tonë dhe ai më thoshte pse e pranove në shtëpi. I thashë “ke prindër dhe ata duhet ta nxjerrin dhe jo unë”.

Kur Reli jetonte në Greqi, kishte kontakte me të?

Po, flisnim shpesh. Ai erdhi në shkurt, ndenji një muaj e iku prapë se thoshte këtu që s’ka punë e çfarë do hanë fëmijët. Na merrte shpesh, madje na niste edhe lekë.

E dije se ai kishte krijuar një lidhje tjetër në Greqi?

Më tha se kishte njohur një vajzë në një kafe në plazh dhe kishte jetuar me të. Më ka thënë se për të i kishte ardhur keq, por jo se do e sillte në shtëpi. Unë mendoj se nga grindjet që ne kemi pasur, tani ma bën për inat që ka gjetur dikë tjetër. Madje, nga grindjet e shpeshta që ne kemi pasur, edhe djali ynë tani është i frikësuar.

Ai është 3 vjeç dhe ka filluar të bërtasë natën dhe kërkon që të flejë me dritën ndezur dhe me televizor hapur, sepse nuk e duron dot errësirën nga të bërtiturat që ata më bënin mua.

Next Post
Ruçi kryeparlamentar, Rama: Hipokrizi të ndjehesh i provokuar! Po Saliu 27 vjet?

Gramoz Ruçi jep dorëheqje si Sekretar i Përgjithshëm i PS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

I dënuar me 7 vite burg nga Italia, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë

March 24, 2026
FOTO / Sulm i rëndë me raketa iraniane në Tel Aviv, civilë të plagosur dhe ndërtesa të rrafshuara

FOTO / Sulm i rëndë me raketa iraniane në Tel Aviv, civilë të plagosur dhe ndërtesa të rrafshuara

March 24, 2026
Doganat intensifikojnë kontrollet, zbulohen parregullsi në magazinat fiskale

Doganat intensifikojnë kontrollet, zbulohen parregullsi në magazinat fiskale

March 24, 2026
Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet destinacioni surprizë!

Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet destinacioni surprizë!

March 24, 2026
Përse Italia është në një udhëkryq pas referendumit për shtypin ndërkombëtar

Përse Italia është në një udhëkryq pas referendumit për shtypin ndërkombëtar

March 24, 2026
Rrëzimi i aeroplanit ushtarak në Kolumbi, të paktën 66 të vdekur! Në bord ndodheshin…

Rrëzimi i aeroplanit ushtarak në Kolumbi, të paktën 66 të vdekur! Në bord ndodheshin…

March 24, 2026

Epërsia e PS-së brenda vendit: 335 mijë sot, 50 mijë më 2021

March 24, 2026
27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, Hoxha: Moment përcaktues në histori

27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, Hoxha: Moment përcaktues në histori

March 24, 2026
Nuk ndalen sulmet në Liban, Izraeli pretendon se ka goditur forcën Quds të IRGC-së

Nuk ndalen sulmet në Liban, Izraeli pretendon se ka goditur forcën Quds të IRGC-së

March 24, 2026
“Mossadi privat” në lojë, a po ndërhyn Izraeli në Slloveni?

“Mossadi privat” në lojë, a po ndërhyn Izraeli në Slloveni?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In