• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Drama e Gascoigne, zbulohet operacioni ekstrem: Shpenzon 20 mijë paund për të qepur kapsula në stomak, mos pijë alkool

by Java News
18/01/2020 13:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jeta e Paul Gascoigne është saktësisht si karriera e tij: një vazhdimësi e gjatë ulje-ngritjesh. Anglezi, i konsideruar “i vetmi kampion i brezit tim” nga trajneri i “Tre Luanëve”, Southgate, kurrë nuk ka qenë në gjendje të shprehë talentin e tij në fushën e blertë. Fajin e kishin lëndimet dhe një tendencë e caktuar për ta ekzagjeruar me shaka dhe vese. Pasi “vari këpucët në gozhdë”, Gazza përjetoi çdolloj situate të vështirë, deri kritike për jetën. Ai u shtrua në spital për problemet me alkoolin, falimentoi financiarisht, u rehabilitua, për të pirë përsëri alkool me… shishe. Megjithatë, tashmë, siç shpjegon për “Daily Mirror”, ka vendosur të bëjë një ndryshim rrënjësor në jetën e tij.

OPERACIONI – Me një metodë jo shumë “ortodokse”, por që duket se funksionon. Një operacion, që mund ta bëjë atë ta ndalojë pijen. Pika e parë për ta filluar rehabilitimin përsëri, pa rrezikuar ta humbasë betejën kundër “demonëve” alkoolikë: “Unë kam qenë në Australi dhe kam shpenzuar 20.000 stërlina, përfshirë udhëtimin, për një operacion, që më bën ta ndaloj pirjen. Atje më kanë futur diçka prej peleti në stomak (lëndë djegëse, e marrë nga druri i virgjër, që nganjëherë fillon nga përpunimi i mbeturinave, si tallash, patate të skuqura, copëza…, në formë cilindrike, me gjatësi tipike midis 5 mm dhe 30 mm, dhe me skaj të thyer, të prodhuar nga biomasa e pulverizuar, me, ose pa aditivë të ngutshëm), gjë që të bën të ndihesh keq nëse pi shumë. Kjo do të thotë që, nëse je me miq dhe do të pish një birrë apo një gotë verë, mund ta bësh, por nuk mund ta kalosh këtë cak. Përndryshe, efektet janë nga ato, që nuk harrohen lehtë. Sapo prek alkoolin, ose drogën, ndihesh shumë keq”. 

REHABILITIMI – Kjo metodë, sado ekstreme, duket se ka pasur efektet e pritura. Dhe Gazza zbulon me krenari se gjërat janë më të mira: “Tani mund të endem në rreshtin e supermarketeve dhe dora im nuk shkon te raftet e pijeve alkoolike, birrave etj. Jam në gjendje t’i rezistoj tundimit”. Një metodë e re dhe e vështirë, por që po kthehet në përvojë detoksifikimi te Gascoigne. Ata që në jetën e tyre kanë luftuar kaq shumë ndaj veseve të tij, me të vërtetë mund ta kuptojnë situatën. Sidoqoftë, Gazza nuk e humbet dëshirën për të bërë shaka: “Ka ekspertë të verës, ndërsa unë jam ekspert i rehabilitimit. Kam hequr dorë nga pijet alkoolike dhe energjike; mund të përdor ndonjë shurup apo laksativ, në raste pushimesh”. Dhe pavarësisht gjithçkaje, Paul nuk e ka humbur ende busullën… Është rrëzuar disa herë, ka parë edhe vdekjen me sy nga abuzimi me pijen, por tashmë e ka futur në stomak armikun e alkoolit, drogës e gjithçkaje tjetër të këtij lloji. Një vetësakrificë e jashtëzakonshme, në emër të jetës dhe shëndetit…

Next Post
Vëllait të shefit të Rrugores Dibër që u arrestua për trafik droge, një vit më parë i rrëmbyen djalin

Vëllait të shefit të Rrugores Dibër që u arrestua për trafik droge, një vit më parë i rrëmbyen djalin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In