• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Drama e banorëve të Unazës së Tiranës dhe “drama” e pallatit të Lulit

by Mero Baze
10/11/2018 19:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Rret 200 e ca banesa do të duhet të prishen për t’i hapur rrugë ndërtimit të Unazës së Kryeqytetit, një projekt gjurma e të cilit ishte ruajtur nga koha e komunizimit, por është mbushur me ndërtime të paligjshme, disa prej të cilave janë të legalizuara apo formalizuara, si ndërtime të rregullta.

Tani banorët e këtyre banesave do të përballen me dramën e shpronësimit ose prishjes së shtëpisë së tyre, kur nuk kanë asnjë letër dhe opsionin e trajtimit me kredi të buta apo programin e ndihmës sociale të Bashkisë, e cila të gjithë e dimë që është minimaliste.

Debati për dramën e tyre duhet të jetë realist dhe jo populist. Interesi publik që është Unaza e Madhe do të predominojë dhe projekti do realizohet. Ajo që duhet të diskutojmë është mundësia e një pakete speciale ndimash për banorët e dëmtuar.

Dje mes banorëve në protestë ka ndaluar Lulzim Basha, ndërsa kthehej nga shtëpia e tij në Hollandë. I ka marrë nga rruga, i ka ulur në një kafe dhe i ka nxitur të vazhdojnë të luftojnë dhe të bllokojnë rrugën, derisa t’ua bien në majë të hundës gjithë qytetarëve të Tiranës, që t’u bashkohen atyre në protestë.

Në fakt Lulzim Basha mund të shërbente në këtë rast si shembull pozitiv dhe mund ta zbuste protestën.

Ai mund t’u thoshte për ironi të fatit, që ju nuk duhet të shqetësoheni, pasi kjo qeveri edhe kur ke pallat pa leje, edhe kur ke zaptuar detin, dhe kur nuk ke respektuar asnjë ligj të shtetit shqiptar, të shpronëson dhe të jep lekë më shumë se sa kërkon.

Dhe për këtë ai ka shembullin personal. Pallati i tij i paligjshëm në Vlorë, i ndërtuar në det, u shpronësua me 14 milionë euro. Dhe Basha përdori Avokatin tonë në Strazburg për ta fituar çështjen. Të njëjtët mund t’i vërë sërish në dispozicion. Ai mund t’u vërë në dispozicion Avokaten e Popullit, meqë e ka pasur dhe avokate të pallatit, mund të vërë në dispozicion gjithë infrastrukturën lehtësuese që ai përdori për të fituar lekët e pallatit të tij, edhe pse ishte i paligjshëm dhe mund t’ua lehtësojë atyre dhimbjen.

Biles qeveria është e detyruar të përdor një standart. Atë standart që ka përdorur për të shpronësuar Lulzim Bashën atë duhet të përdor dhe për qytetarët. Ndryshe Lulzim Basha duhet të kthej lekët dhe të paguhet njësoj sa cdo qytetar që kanë të njëjtën hall, me të cilët ai ulet gju më gju dhe i nxit të bllokojnë rrugët për protesta. Biles këta janë hallexhinjë vërtet se kanë shtëpinë e parë dhe të vetme, pasi Lulzimit i është prishur pallati që e kishte për shtëpi pushimi.

Lulzim Basha duhet të trajtohet njësoj si ata, ose qytetarët duhet të trajtohen njësoj si Lulzimi. Qeveria nuk mund të përdor një standart për Lulzim Bashën që ta bindë të hyjë në zgjedhje dhe një standart për qytetarët për të cilët nuk pyet a duan a nuk duan të hyjnë në zgjedhje.

Kjo i jep më shumë kuptim uljes gju më gju të Bashës me protestuesit.

I jep kuptim se së paku si një njeri që ia ka dalë t’i marrë lekë kësaj qeverie për prishje banese të paligjshme. Njësoj si ata tek Unaza e re.

Next Post
Ennio Morricone feston sot 90-vjetorin e lindjes

Ennio Morricone feston sot 90-vjetorin e lindjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In