Reperi i njohur kanadez, Drake, është futur në listën e revistës “Forbes” për hip-hop artistët më të famshëm në botë.
Drake ka zëvendësuar 50 Centin, që vitin e kaluar shpalli falimentimin. Kanadezi është i pesti në listën e më të pasurve me pasuri në vlerë prej 60 milionë dollarëve, falë marrëveshjeve me shumë kompani të njohura të tekstilit dhe Apple-in.
P Diddy vazhdon ta kryesojë listën me pasuri prej 750 milionë dollarëve. Dr Dre është afër tij me 710 milionë, ndërsa Jay Z është i treti me 610 milionë dollarë. Birdman është para Draket me 110 milionë dollarë. (b.an)