• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Draghi kërkon vendosjen e taksës progresive, refuzon taksën e sheshtë

by A R
10/02/2021 11:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mario Draghi, i ngarkuar nga presidenti italian, Mattarella për krijimin e qeverisë së re, ka shpalosur idenë e tij për reformën tatimore, ku kërkon vendosjen e taksës progresive.

Kjo është një qasje plotësisht e kundërt me taksën e sheshtë, ëndrra e partisë ”Lega Nord” të Matteo Salvinit, i cili megjithatë konfirmon mbështetjen e tij për një ekzekutiv të udhëhequr nga ish-presidenti i BQE-së.

Silvio Berlusconi, i ”Forza Italia” gjithashtu mbështet idenë e Draghit.

Kryeministri i ngarkuar për kabinetin e unitetit kombëtar është i gatshëm të
rishkruajë kapitullin e taksave duke rishikuar gjithçka, por në emër të nocionit të progresivitetit.

”Reforma tatimore duhet të sigurojë një riformim të gjithçkaje sipas idesë së taksës progresive”, u deklaroi Draghi grupeve parlamentare, me të cilat po zhvillon diskutime.

”Kjo reformë nuk do të duhet të parashikojë taksa ose detyrime të reja”, theksoi ai.

”Me taksën progresive ne do të jemi në gjendje të sulmojmë të keqen endemike të evazionit fiskal”, deklaroi Draghi.

Vendimi për këtë taksë do të merret nesër dhe vetëm pas kësaj Draghi do të fillojë me ideimin e kabinetit.

Aktualisht, gjithçka duket e përqendruar te partia e djathtë ”Lega Nord” e Matteo Salvinit pasi, të flasësh për taksën progresive në vend të taksës së sheshtë është njësoj sikur t’i kesh hequr kalin e betejës për marrjen e pushtetit kësaj partie.

”Draghi e ka përjashtuar taksën e sheshtë”, thotë presidentja e partisë ”Fratelli d’Italia”, Giorgia Meloni.

Mbështetja e saj është e dukshme kur thotë se ”shpresojmë që askush të mos e kundërshtojë këtë”.

Ndërkohë, për Partinë Demokrate, ideja e Draghit forcon programin e tij për të përballuar krizën ekonomike dhe sociale dhe kjo është arsyeja që pse PD është e bindur ta përkrahë Draghin.

”Kemi të bëjmë me një reformë tatimore mbi të ardhurat personale që varet nga progresiviteti, që kërkon një diferencim të të ardhurave dhe nuk rrit presionin e
taksave mbi familjet”, thotë lideri i PD-së, Nicola Zingaretti, i cili vlerëson lëvizjen e Draghit.

/ANSA/ a.r

Next Post
Pret të festojë 118-vjetorin e lindjes, murgesha në Francë mposht Covid-19 pa asnjë simptomë

Pret të festojë 118-vjetorin e lindjes, murgesha në Francë mposht Covid-19 pa asnjë simptomë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In