• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Draftmarrëveshja/ Basha u propozon aleatëve kandidatë të përbashkët në zgjedhje

by Java News
11/02/2019 19:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lulzim Basha po synon të arrijë një marrëveshje parazgjedhore me aleatët, para protestës së 16 shkurtit. Aleatët opozitarë kanë mbi tryezë një platformë bashkëpunimi, ku Partia Demokratike, si partia më e madhe në opozitë ngarkohet të realizojë marrëveshje individuale për zgjedhjet me të gjitha partitë nënshkruese të platformës së bashkëpunimit.

Sipas platformes së bashkëpunimit, që Top Channel disponon, Partia Demokratike iu propozon aleatëve të dalin me kandidatë të përbashkët në zgjedhje, të cilat duhet të përgatiten nga një qeveri tranzitore. Pjesë e mandatit të qeverisë tranzitore është edhe realizimi i Reformës Zgjedhore, por në dokument nuk flitet për ndryshimin e sistemit zgjedhor, një kërkesë e vazhdueshme e aleatëve të demokratëve.

“Deklarojmë se kemi vendosur daljen në një koalicion të bashkuar opozitar në zgjedhjet e ardhshme në vend. Rruga e vetme për të garantuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme është formimi i një qeverie tranzitore, me mandat të posaçëm për përgatitjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri; realizimin e Reformës Zgjedhore dhe ndjekjen e zbatimit të saj, me fokus të veçantë shkëputjen e lidhjes mes politikës dhe krimit, luftën ndaj fenomenit masiv të blerjes së votave, intimidimit kriminal mbi zgjedhësit; si dhe eliminimin e pabarazisë mes partive politike pjesëmarrëse në zgjedhje”, thuhet në draftmarrëveshje.

Kryedemokrati ka nisur diskutimin kokë më kokë të kësaj platforme me aleatët. I pari që ngjiti shkallët e selisë blu këtë të hënë ishte kryerepublikani Fatmir Mediu, i cili nuk ndau detaje nga takimi i shkurtër që pati me Bashën. Negociatat nuk duken të lehta, për sa kohë aleatët kanë shprehur qëndrimin e ndryshimit të Kodit Zgjedhor, për të cilin thonë se penalizon partitë e vogla. Publikisht, republikanët janë shprehur për një sistem proporcional me lista të hapura, ndërsa idenë e ndryshimit të sistemit zgjedhor e kanë mbështetur edhe demokristianët e Ndokës dhe LZHK-ja e Dash Shehit.

/a.meta

Next Post
BERAT / Numërohen 16 kuti, ja si ndahen mandatet

INSTAT: Berati, “kryeqyteti i veseve” në alkol e duhan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

180 vite burg për ish-krerët e UÇK? Spiropali: Të shqetësuar nga zhvillimet, drejtësia duhet të jetë e paanshme

180 vite burg për ish-krerët e UÇK? Spiropali: Të shqetësuar nga zhvillimet, drejtësia duhet të jetë e paanshme

February 9, 2026
Takimi i Ramës me Costan, burime nga KiE: Darkë pune në kontekstin e negociatave…

Takimi i Ramës me Costan, burime nga KiE: Darkë pune në kontekstin e negociatave…

February 9, 2026
Turpi i një prokurorie: Nga 45 vite burg për Luftëtarët e Lirisë!

Turpi i një prokurorie: Nga 45 vite burg për Luftëtarët e Lirisë!

February 9, 2026
Zbardhet shkresa për shkarkimin e Veliajt, këshilltarët socialistë: Na duhet një kryetar në detyrë!

Nga arrestimi te gjykimi: Dosja “Veliaj” një vit më pas dhe prova e madhe e drejtësisë

February 9, 2026
Krisje e madhe Rusi-SHBA, Lavrov i ashpër: Trump tradhtoi fjalën e dhënë Putinit

Krisje e madhe Rusi-SHBA, Lavrov i ashpër: Trump tradhtoi fjalën e dhënë Putinit

February 9, 2026
Majko reagon ashpër për Hagën: Turp! Po amnistoni Millosheviçin dhe po deformoni luftën e Kosovës

Majko reagon ashpër për Hagën: Turp! Po amnistoni Millosheviçin dhe po deformoni luftën e Kosovës

February 9, 2026
Mbyllja e Kuvendit pa debat skenar nga mazhoranca? Si përgjigjet Toni Gogu

“Funksionet kushtetuese nuk pezullohen”, Gogu: GJK e la të pazgjidhur konfliktin, ndërhyrje për të qartësuar ligjin

February 9, 2026
Të katërt u shuan në Itali, shqiptarët mbledhin për dy ditë mbi 75 mijë euro për funeralin e familjes Kola

Të katërt u shuan në Itali, shqiptarët mbledhin për dy ditë mbi 75 mijë euro për funeralin e familjes Kola

February 9, 2026
“Fajin e keni ju”, Haxhiu “shpërthen” në studio ndaj Këlliçit dhe Garos!

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

February 9, 2026
Sula flet si Kryeinspektor: Detyra e re një sfidë, do mbaj kontakte direkte me Ramën

Sula flet si Kryeinspektor: Detyra e re një sfidë, do mbaj kontakte direkte me Ramën

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In