• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Drafti/Tani llogari bankare për të gjithë, ndryshe gjoba 50-100 mijë

by Java News
08/05/2019 21:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Financave ka depozituar në Kuvend disa ndryshime në ligjin për procedurat tatimore, që në thelb synojnë të reduktojnë ekonominë informale dhe përdorimin e parasë fizike nga personat fizikë/juridikë tregtarë. Ndryshimet adresojnë njëkohësisht edhe rekomandimet e Komitetit Moneyval, dhe propozojnë të sanksionohet në ligjin për procedurat tatimore, detyrimi i të gjithë tatimpaguesve persona fizikë/juridikë, përfshirë edhe organizatat jofitimprurëse për të pasur llogari bankare biznesi.

Ndërkohë, parashikohet që mos të jenë subjekte të këtij detyrimi tatimpaguesit, persona fizikë tregtarë të cilët realizojnë qarkullim vjetor, rrjedhimisht edhe qarkullim të parasë fizike, në vlera të ulëta.

Për këtë arsye, është marrë për referencë, kufiri i regjistrimit për përgjegjësinë tatimore: tatimi mbi vlerën e shtuar, pra ata që kanë një qarkullim vjetor mbi 2 milion lekë.

“Sjellim në vëmendjen tuaj se, sipas ligjit nr.92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar, neni 117, dhe në vendimin nr.953, datë 29.12.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për dispozitat zbatuese të ligjit nr.92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, neni 11, nuk janë subjekt i detyrimit për t’u regjistruar për TVSH-në, tatimpaguesit të cilët realizojnë një qarkullim vjetor (përveç atyre që ushtrojnë veprimtari sipas profesioneve të përcaktuara në pikën 2, të nenit 11), më të vogël se 2 000 000 (dy milionë) lekë” shkruhet në relacionin e projektligjit.

Gjithashtu, parashikohet vendosja e një afati të përcaktuar për përmbushjen e këtij detyrimi, si dhe dënimi në rast të mospërmbushjes së tij nga ana e tatimpaguesit

Neni 1 i projektligjit parashikon që në nenin 59, pas pikës 1/1, të shtohet pika 1/2, e cila parashikon detyrimin e tatimpaguesve persona fizikë/tregtarë, të regjistruar për tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH), për të disponuar llogari bankare të biznesit.

Ndërkohë që për personat juridikë, ky detyrim shtrihet për të gjithë tatimpaguesit, përfshirë organizatat jofitimprurëse, pavarësisht qarkullimit që realizojnë.

Penalitetet

Neni 2 parashikon që në nenin 120 shtohen disa paragrafë, të cilët përcaktojnë dënimet administrative në rast të mospërmbushjes së detyrimit të parashikuar në nenin 1, të projektligjit, konkretisht:

  1. a) Tatimpaguesit persona fizikë tregtarë, të regjistruar për tatimin mbi vlerën e shtuar, me qarkullim deri në 8 000 000 (tetë milionë) lekë, gjobë, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë;
  2. b) Tatimpaguesit persona juridikë, pavarësisht nga qarkullimi, si dhe tatimpaguesit persona fizikë tregtarë, me qarkullim mbi 8 000 000 (tetë milionë) lekë, gjobë, në masën 100 000 (njëqind mijë) lekë;
  3. c) Organizatat jofitimprurëse, gjobë në masën 75 000 (shtatëdhjetë e pesë mijë) lekë.

Nëse subjekti nuk ka llogari bankare për transaksionet që kryen edhe pas dënimit si më sipër, dënohet me dyfishin e gjobës së parë.

Subjektet e regjistruara rishtas duhet të hapin llogarinë bankare jo më vonë se 20 (njëzet) ditë kalendarike pas regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit/administratën tatimore dhe ta deklarojnë atë në administratën tatimore.

Subjektet që janë të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit /administratën tatimore duhet të hapin llogarinë bankare jo më vonë se 90 (nëntëdhjetë) ditë nga hyrja në fuqi e këtij ligji dhe ta deklarojnë atë në administratën tatimore. SCAN

Next Post
Partnerja e Bondit te 007 ka një zakon të çuditshëm

Partnerja e Bondit te 007 ka një zakon të çuditshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e opozitës, policia vendos autobot me ujë pranë vilës 31 për parandalimin e incidenteve të mundshme

Protesta e opozitës, policia vendos autobot me ujë pranë vilës 31 për parandalimin e incidenteve të mundshme

March 22, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Pse do bëhet shpejt porti i ri në Porto Romano?

March 22, 2026
“Shumë aksion dhe asnjë fjalim!”, opozita me skenar ndryshe për protestën. Këlliçi: Skenari zbulohet kur shkohet

“Shumë aksion dhe asnjë fjalim!”, opozita me skenar ndryshe për protestën. Këlliçi: Skenari zbulohet kur shkohet

March 22, 2026
Mbahet sot protesta kombëtare e opozitës, Berisha mbërrin në selinë blu

Mbahet sot protesta kombëtare e opozitës, Berisha mbërrin në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD/ “Blindohen” me gardh metalik institucionet dhe xhamia e Namazgjasë! Forca të shtuara policore në terren

Protesta e PD/ “Blindohen” me gardh metalik institucionet dhe xhamia e Namazgjasë! Forca të shtuara policore në terren

March 22, 2026
Hungaria “spiune” e Moskës në BE? Washington Post: Rusia në alarm për rënien e mbështetjes ndaj Orban!

Hungaria “spiune” e Moskës në BE? Washington Post: Rusia në alarm për rënien e mbështetjes ndaj Orban!

March 22, 2026
Maksimumi 50 litra në ditë, Sllovenia kufizon furnizimin me naftë për qytetarët dhe angazhon ushtrinë

Maksimumi 50 litra në ditë, Sllovenia kufizon furnizimin me naftë për qytetarët dhe angazhon ushtrinë

March 22, 2026
Autobusi me tifozë të Manchester City në Angli përfshihet nga flakët rrugës për në finale, evakuohen pasagjerët

Autobusi me tifozë të Manchester City në Angli përfshihet nga flakët rrugës për në finale, evakuohen pasagjerët

March 22, 2026
Përcolli djalin për në ushtri, humb jetën në aksident në Greqi 45-vjeçari nga Lezha (EMRI)

Përcolli djalin për në ushtri, humb jetën në aksident në Greqi 45-vjeçari nga Lezha (EMRI)

March 22, 2026
Vlerësim i arritjeve dhe kontributit në sport/ Broja, Mitaj dhe Uldedaj shpallen “Qytetar Nderi” të Malësisë së Madhe

Vlerësim i arritjeve dhe kontributit në sport/ Broja, Mitaj dhe Uldedaj shpallen “Qytetar Nderi” të Malësisë së Madhe

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In