• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Drafti për Asociacionin/ Nënkryetari i LDK: Nëse propozimi i Ramës merr ‘bekimin’ nga Brukseli, është i mirëpritur

by Java News
13/06/2023 18:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri tha se nëse propozimi i kryeministrit Edi Rama për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë merr ‘bekimin’ e Brukselit, është i mirëpritur. Në një intervistë për ‘Ballkan Update’, ai tha se nuk priste që Beogradi apo Prishtina zyrtare ta pranonin propozimin.

“Nuk na treguan as njëri as tjetri nëse kanë parë këtë dokument nga zoti Rama përmes emisarëve apo flasin për diçka që nuk e kemi parë dhe nuk na është kërkuar të japin mendim. Ne nuk mund të flasim për një dokument që s’e kemi parë. Vetëm shpjegimi i zotit Rama për parime na jep me kuptuar se është vullnet i mirë i tij për të relaksuar palët në këtë ngërç. Do të ishte e vështirë që presidenti serb t’i thotë po një dokumenti që vjen prej Tiranës zyrtare ndërkohë që Kurti njihet në Kosovë si ‘mister No’ që refuzon gjithçka për ngado që vjen.

Shpresoj shumë që ky dokument të mos jetë i ndikuar nga vendimmarrës ndërkombëtar dhe të jetë një formë ‘merre ose leje’, një dokument që mund të vijë prej Zotit Rama por që ka bekimin e kancelarit gjerman dhe presidentit francez. Dhe nëse e ka bekimin e tyre atëherë do të jetë një axhendë mbrapa që do të shtyhet. Për befasinë time doli që ka një axhendë të fshehur në proces që nuk e kemi pritur, që po del se propozimi vjen nga një kryeministër i Ballkanit Perëndimor.”, tha Haziri.

Ndërkaq analisti Seladin Xhezairi tha se Rama nuk ka tejkaluar kompetencat pasi edhe në Kushtetutë përmendet detyrimi i Shqipërisë për të mbrojtur shqiptarët përtej kufirit.

“Unë gjykoj se kjo që po ndodh në vijën Prishtinë-Tiranë është demonstrimi i mungesës së dialogut dhe komunikimit mes dy qendrave për shkak se është detyrimi i kryeministrit shqiptar, kushtetuta e Shqipërisë e saktëson nenin 18, detyrimin e Shqipërisë për të mbrojtur shqiptarët përtej kufirit të shtetit shqiptar. Serbia edhe sot e kësaj dite Kosovën e ka të përfshirë në Kushtetutën e vet dhe gjykoj në këtë sens se idetë e zotit Rama mund të përforcojnë propozimin e zotit Kurti që të gjendet një rrugëzgjidhje. Prandaj pres me padurim se çfarë epilogu do të ketë mbledhja e qeverive në Gjakovë kur kemi këto raporte dhe akuza nga distanca që më shumë se kurrë po flasim për një kendek midis dy ekzekutiveve.“, theksoi ai./m.j

Next Post
E pabesueshme/ U shpall e vdekur, ‘ringjallet’ në arkivol 5 orë më vonë gruaja. Djali: Zemra e saj, stabël

E pabesueshme/ U shpall e vdekur, 'ringjallet' në arkivol 5 orë më vonë gruaja. Djali: Zemra e saj, stabël

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In