• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Drafti i ri “Antimafia”, pasuritë e zytarëve do të sekuestrohen në bazë të dyshimit

by Java News
05/01/2017 09:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Zbardhet drafti i ri antimafia që synon goditjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Drafti antimafia është një ndër 27 projektligjet që në javët në vijim do diskutohet dhe miratohet në Komisionin parlamentar të Ligjeve. Risia në këtë draft është se banesat, bizneset dhe llogaritë bankare që mund të zotërojnë zyrtarët e nivelit të lartë si politikanë, gjyqtarë dhe prokurorë mund të vihen nën sekuestro vetëm duke patuar një indicie ose dyshim.

Kështu, në rast se një media publikon një material për pasuritë e një zyrtari që dyshohet se janë bërë në rrugë të paligjshme, ky material do të përbëjë një indicie që organet përgjegjëse të vënë nën sekuestro këtë pronë dhe më pas të vijohet me hetime të thelluara shkruan ‘SOT’. Në nenin 3 të projektligjit janë të detajuara rastet kur një zyrtari mund t’i sekuestrohet pasuria për të cilën ka dyshime se është krijuar në rrugë jo të ligjshme.

“Dispozitat e këtij ligji zbatohen për pasuritë e personave, që zotërohen plotësisht ose pjesërisht, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo, siç përcaktohet në pikën 2 të këtij neni mbi të cilët ekziston një dyshim i arsyeshëm, i bazuar në indicie, për: a) pjesëmarrje dhe kryerje të krimeve nga banda e armatosur, organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal, të parashikuara nga kreu XI i Kodit Penal; b) pjesëmarrje dhe kryerje e krimeve nga organizata terroriste dhe krimeve për qëllime terroriste, parashikuar nga kreu VII i Kodit Penal”, thuhet në nenin tre të projektligjit.

Të afërmit e të korruptuarve

Nën sekuestro do të vendosen edhe pasuritë e të afërmve të zyrtarëve të lartë, për të cilat mund të ketë një dyshim apo indicie se ato janë bërë nga veprimtari kriminale. Në nenin 3, pika 2 janë të parashikuar të gjithë personat e afërt me zyrtarët e lartë mbi të cilat do të veprojë ligji anti-mafia. “Personat e afërm (bashkëshorti, fëmijët, të paralindurit, të paslindurit, vëllezërit, motrat, bashkëjetuesi) të subjekteve të pikës 1 të këtij neni për të cilët prezumohet regjistrimi i rremë, përveçse kur provohet e kundërta; b) personave fizikë ose juridikë, për të cilët ka të dhëna të mjaftueshme se pasuritë ose veprimtaritë e tyre zotërohen, pjesërisht ose plotësisht, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, a janë përdorur, kanë lehtësuar apo në një formë kanë ndikuar në kryerjen e veprimtarive të jashtëligjshme nga personat e parashikuar në pikën 1 të këtij neni”, thuhet në projektligj.

Efektet prapavepruese

Edhe pasuritë e vëna para hyrjes në fuqi të këtij projektligji do të jenë objekt hetimesh nga organet përgjegjëse në vend. Në projektligj është parashikuar qartë se do të sekuestrohen edhe pasuritë e bëra në rrugë të paligjshme edhe para hyrjes në fuqi të projektligjit. “Pas pikës 1 të nenit 38, shtohet pika 2 me këtë përmbajtje: “Për pasuritë e vëna para hyrjes në fuqi të ndryshimeve dhe shtesave të parashikuara nga ky ligj dhe që kanë lidhje me veprat penale të reja që shtohen në nenin 3, pika 1 të tij, zbatohen dispozitat e pikës 4 të po atij neni”, thuhet në nenin 32. Sipas deklaratave, projektligji për “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, pritet të miratohet para qershorit të këtij viti./a.k

Next Post
Beqaj: Rreth 850 pacientë përfituan nga urgjenca kardiake 24/7 në 2016-ën

Beqaj: Rreth 850 pacientë përfituan nga urgjenca kardiake 24/7 në 2016-ën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In