• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Drafti” i PD, si arsye për vazhdimin e bojkotit

by Artur Zheji
07/01/2020 17:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR AJAZI

Ish-opozita e vjetër, ka deklaruar se ka “gati draftin e Reformës Zgjedhore” për të hequr dorë nga kushtet e tjera të saj, duke ripërsëritur vetveten. Pas një takimi rutinë me aleatët e tij tranzitorë, Lulzim Basha ka deklaruar se “së shpejti opozita, do të bëjë publike propozimet e veta për Reformën Zgjedhore, duke synuar t’i hapë rrugë një debati publik”.

Pra shihet qartë se duke prezantuar propozimet e tij, Lulzim Basha po kërkon të shpalosë angazhimin e PD përballë asaj që ai e quan “mungesë e vullnetit politik të Ramës”. Opozita në fakt ka dy propozime, përsa i përket edhe financimit të partive, duke kërkuar që financimi i tyre, të jetë 100 per qind nga shteti, pasi sipas SHQUP-it, “kjo formulë heq varësinë e partive nga oligarkët dhe kriminelët”.

Duket më tepër stimuluese dhe kaotike, se sa pjesë e propozimeve konkrete nga ish-opozita. Por ndërkohë aleatët tranzitorë të Lulzimit, kërkojnë që të ketë një formulë tjetër, dhe se “financimi i partive të bëhet nga shteti dhe subjektet private”, duke caktuar, masën e vlerës së dhënë prej tyre. Është pikërisht kjo pikë që po diskutohet këto ditë nga aleatët e Lulzimit, nga ku ka patur dhe kundërshtime.

Kështu Nard Ndoka e ka korrigjuar Lulzimin, (i vetmi që shpesh dek kundër tij) duke u shprehur se “ndryshimi i sistemit zgjedhor është lënë që të diskutohet në një moment të dytë, ndaj nuk duhet të ketë pazar midis dy partive të mëdha”. Por është e rëndësishme të kuptohet se ish-opozita nuk është e hapur për përmirësimin e sistemit, për shkak të krizës brënda saj. Shihet qartë se konsensusi mes shumicës qeverisëse dhe parlamentare dhe ish-opozitës, nuk ka gjasa të arrihet, (por edhe kur ka ekzistuar ka qenë i çalë) dhe kjo për shkak të pengesave që vinin dhe vijnë edhe sot nga PD.

Mungesa e vullnetit politik nga ana e ish-opozitës, për t’u dhënë zgjidhje problemeve zgjedhore, ka bërë që besimi te zgjedhjet të jetë përherë e më i cunguar nga ana e saj, ndaj është e rëndësishme që të rivendoset vullneti politik, të nisë reforma zgjedhore, hartimi dhe miratimi i saj. Por duke i rënë të njëjtës daulle, shefi demokratëve dhe shefi aleatëve opozitaristë, deklaron se “Rama po e pengon Reformën Zgjedhore dhe zbatimin e saj, pasi ka shtyrë me 3 muaj gjendjen e jashtëzakonshnme”.

Duke mos patur fare përqëndrim mbi situatën politike dhe sociale, dhe duke shtyrë muajt dhe vitet me “propozime” imagjinare për “dy palë zgjedhje të lira në një ditë”, duket se udhëheqësi në detyrë i selisë blu, po kërkon një shkak për të justifikuar kotësinë dhe boshllëkun brënda PD.

Rikthimi në propozime dhe drafte, thjesht po kërkon të tërheqë vëmëndjen nga “dimri i acartë” që po afrohet për ish-opozitën më destruktive që ka patur ndonjëherë ky vend. Po kërkon të tërheqë vëmëndjen nga skandalet e babaleve, bojkotin dhe djegien e mandateve, bojkoti zgjedhjeve, aferat e rihetuara të CEZ, apo dhe dosjeve të vjetra që pritet ti rihapë SPAK.

Draftet e propozimet e SHQUP-it, janë zbukurime për mashtrimet e rradhës, shkaqe për bojkotin e rradhës, janë mburojë për kastën e korruptuar të atyre që sot drejtojnë jo vetëm PD, por dhe partiçkat e aleatëve tranzitorë të saj.

Next Post
Salianji vazhdon konspiracionet, me USB tek Eni Vasili: Po përgjohet Lulzim Basha

Nga pazaret, te porositë dhe inskenimi, zbardhen bisedat telefonike mes Babales dhe Salianjit që “fundosën” ish-deputetin

Comments 1

  1. Eleni says:
    6 years ago

    Luli e ka vendosur, vjen ne pushtet kur te qethen mizat

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mos u kujtoni vetëm për zgjedhjet në 2029!”/ Balla: Duhet një marrëdhënie e re dhe më e fortë mes Kuvendit dhe Diasporës!

Tabaku kërkoi dekriminalizimin e plotë të shpifjes, Balla: Si mund ta votoj ligjin tënd kur unë jam në gjyq me Berishën për atë vepër penale

January 27, 2026
Horror në Selanik/ Gjenden dy gra të vdekura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

Horror në Selanik/ Gjenden dy gra të vdekura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

January 27, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal/ Braçe propozon amendamentin: Burg për ata që u shesin duhan të miturve

‘Molotovi të kategorizohet si armë zjarri’, Braçe nxjerr foto nga protestat e Berishës: E papranueshme

January 27, 2026
“Na ka marrë malli të shohim një grua shtatzënë”, Korreshi në Kuvend: Është hall, s’jep njeri më nuse në fshat!

Korreshi ngre tonet në Kuvend: E keni në terezi, hani petulla me mjaltë.. Po na çani dërrasat, sistemin e drejtësisë e keni të kalbur

January 27, 2026
FOTO/ Tifoz i zjarrtë i PAOK, ky është i riu shqiptar që humbi jetën nga aksidenti në Rumani

FOTO/ Tifoz i zjarrtë i PAOK, ky është i riu shqiptar që humbi jetën nga aksidenti në Rumani

January 27, 2026
Trump: Bordi i Paqes mund ta zgjerojë misionin e tij në territore të tjera

Trump: Bordi i Paqes mund ta zgjerojë misionin e tij në territore të tjera

January 27, 2026
Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

January 27, 2026
Lamallari ironizon opozitën: Për kallëzimet ‘pushka top’, por do mbani përgjegjësi për shpifjet

Lamallari ironizon opozitën: Për kallëzimet ‘pushka top’, por do mbani përgjegjësi për shpifjet

January 27, 2026
VIDEO- Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, një shqiptar mes viktimave. Një tjetër i plagosur

VIDEO- Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, një shqiptar mes viktimave. Një tjetër i plagosur

January 27, 2026
Protesta e PD, Zogaj: Më e madhja e kësaj partie pas zgjedhjeve të majit, por nuk e rrëzon qeverinë

Protesta e PD, Zogaj: Më e madhja e kësaj partie pas zgjedhjeve të majit, por nuk e rrëzon qeverinë

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In