• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Drafti i mazhorancës është brutal, i papranueshëm”/ Patozi flet për ‘luftën’ në ‘Këshill’: Vendi ka nevojë për hapje të vërtetë të listës

by Java News
21/09/2020 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ishte i ftuar në Ditarin e mëngjesit në A2 ku foli në lidhje me zhvillimet e fundit në Këshillin Politik dhe “luftën” e drafteve që po bëhet aty, 7 muaj përpara zgjedhjeve parlamentare.

Patozi e konsideroi brutal draftin e mazhorancës dhe që nuk do të marrë votat në parlament. Sipas tij mazhoranca tenton të kërkojë sa më shumë për të bërë lëshime më pas që të arrijë ku ajo dëshiron.

“Drafti i mazhorancës është brutal, i papranueshëm dhe i pamiratueshëm sipas meje. Shqipëria ka nevojë për një hapje të vërtetë të listës. Nuk ka nevojë për akrobaci hileqari. Drafti i Gjiknurit nuk ka asnjë shans të kalojë në Kuvend. Kjo është një taktikë për ta ngritur stekën lart dhe për të shkuar në një variant të pranueshëm nga të gjitha palët.

Në rrafshin konceptual është i papranueshme sepse nuk i hap listat, i le ato në humorin e kryetarit të partisë, heq koalicionit dhe në rastin e prishjes së koalicioneve nuk ka kuptim hapja e listave dhe i shtohet një barrierë tjetër për forcat e reja politike që është pragu 3% që nuk ka asnjë kuptim”, tha Patozi.

Në lidhje me opinionin që Partia Demokratike kërkon nga OSBE-ODIHR, Patozi e konsideron këtë lëvizje një instrument për të fituar kohë.

Koordinatori i Bindjes Demokratike shprehet se PD dhe aleatët kanë vetëm një vendimmarrje për të bërë dhe ajo është se çfarë do të bëjnë me listën.

“Këshillimi me OSBE-ODIHR është një instrument për të fituar kohë. Përse i duhet kohë kur zgjedhje po afrojnë? PD duhet të jetë në fushë. Fakti që zvarritet, PD shpreson për një marrëveshje me mazhorancën ose do të shtyjë vendimmarrje me aleatët e saj dhe se çfarë do bëjë me listën. PD ka vetëm një vendim me aleatët do garojnë bashkë apo secili më vete”, përfundoi Patozi.

g.kosovari

Next Post
“Një burrë peshohet nga gruaja dhe biblioteka”/ Rama uron për ditëlindje Helena Kadarenë: E përulur ndaj fatit që e lidhi me një xhind të…

“Një burrë peshohet nga gruaja dhe biblioteka”/ Rama uron për ditëlindje Helena Kadarenë: E përulur ndaj fatit që e lidhi me një xhind të…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

23-vjeçari shqiptar humb jetën në një aksident tragjik në Greqi

23-vjeçari shqiptar humb jetën në një aksident tragjik në Greqi

January 2, 2026
17-vjeçarja humbi jetën brenda pak orësh nga Meningjiti, 100 persona nën hetim epidemiologjik

Të dehur dhe të intoksikuar, dhjetëra qytetarë përfundojnë në spital pas natës së ndërrimit të viteve

January 2, 2026
Dyqane më shumë, importe më pak: paradoksi i tregut të “Gabit” në vend…

Dyqane më shumë, importe më pak: paradoksi i tregut të “Gabit” në vend…

January 2, 2026
Reshje dhe erë e fortë, pezullohen lundrimet në Vlorë

Reshje dhe erë e fortë, pezullohen lundrimet në Vlorë

January 2, 2026
Euro shënon rënien rekord: Këmbehet shumë pranë 97 lekëve

Bullgaria adopton euron si monedhën e saj zyrtare

January 2, 2026
Vranë me tritol Hysni Ymerin, 4 të arrestuar! Policia: Kundrejt pagesës, me telekomandë…

Vranë me tritol Hysni Ymerin, 4 të arrestuar! Policia: Kundrejt pagesës, me telekomandë…

January 2, 2026
Trump: Shëndeti im është perfekt, marr aspirina më shumë nga se rekomandohet

Trump: Shëndeti im është perfekt, marr aspirina më shumë nga se rekomandohet

January 2, 2026
Pushteti nuk është paçavure

PD në vitin e (ri)fillimit

January 2, 2026
Maduro: Venezuela e hapur për bisedime me SHBA-të për trafikun e drogës dhe naftën

Maduro: Venezuela e hapur për bisedime me SHBA-të për trafikun e drogës dhe naftën

January 2, 2026
Demiraj: Sali Berisha të riformatojë lidershipin e Partisë Demokratike

Demiraj: Sali Berisha të riformatojë lidershipin e Partisë Demokratike

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com