• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Drafti i Alibeajt/ Dalja me kandidatët e tij për zgjedhjet e 14 majit, ristrukturim total degëve të PD! Afati deri më 20 dhjetor

by Java News
07/11/2022 20:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike Enkelejd Alibeaj, ka nisur punën për ristrukturimin e degëve në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit, pas mosgjetjes së gjuhës së përbashkët me grupin e Sali Berishës për të dalë me 1 kandidat. Report Tv ka siguruar draftin.

‘1. Nisjen e procesit të ristrukturimit të organeve drejtuese në nivel lokal në të gjitha Degët e Partisë, duke përmbyllur procesin e plotësimit të vakancave në nivel seksioni, grupseksioni dhe/ose kryesi dege brenda datës 15 Dhjetor 2022, sipas këtij kalendari:

Nënkryetar dhe Sekretariati – brenda datës 20 Nëntor 2022;

Kryetar dhe sekretar Grupseksioni – brenda datës 1 Dhjetor 2022;

Koordinator për organizimin e FRPD – brenda datës 1 Dhjetor 2022;

Koordinator për organizimin e LDG – brenda datës 1 Dhjetor 2022;

Kryetar dhe sekretar Seksioni – brenda datës 15 Dhjetor 2022.

2. Dega e Partisë do të kryejë organizimin territorial të strukturave në nivel Seksioni, Grupseksioni dhe Dege, pas vlerësimit të situatës, performancës dhe vakancave të krijuara, sipas rregullave të përcaktuara në këtë udhëzim. Dega e Partisë merr masa që procesi i ristrukturimit të jetë gjithëpërfshirës.

3. Dega e Partisë për çdo qendër votimi (QV) mëmë duhet të ketë minimalisht një seksion, ku plotësohet secila me kryetarin dhe sekretarin përgjegjës për QV. Në territorin përkatës të një QV mëmë mund të ketë sipas rastit, më shumë se një seksion i cili mbulon një territor gjeografik të mirëpërcaktuar dhe/ose një komunitet, sipas ndarjes në QV e zgjedhjeve të fundit.

4. Dega e Partisë përcakton ndarjen dhe numrin e nevojshëm të grupseksioneve, ku plotësohet secila me kryetarin dhe sekretarin përgjegjës për Grupseksion. Një Grupseksion mbulon si rregull një territor që nuk ka më shumë se 10 QV mëmë dhe jo më shumë se 5000 votues faktik sipas pjesëmarrjes në zgjedhjet e fundit. Ky numër mund të jetë i ndryshëm në rastet kur respektohet ndarja sipas njësive administrative, traditës, kulturës, homogjenitetit të territorit, si dhe shtrirjes gjeografike. Territori i Grupseksionit duhet të jetë gjeografikisht i pandërprerë dhe të bëjë pjesë në vetëm 1 ZAZ. Si rregull, ndarja e territorit në Grupseksione në zonat urbane, për aq sa është e mundur, duhet të përkojë me konceptin e “ish lagjeve”, ndërkohë në zonat rurale, për aq sa është e mundur, duhet të përkojë me konceptin e “njësisë administrative”.

5. Koordinator për organizimin e FRPD apo Koordinatore për organizimin e LDG, mund të jetë sipas rastit Kryetari në detyrë i FRPD apo Kryetarja e LDG, ose një person tjetër i caktuar nga Dega e Partisë.

6. Në çdo Qark ngrihet Këshilli Koordinues i Qarkut që është përgjegjës për ndjekjen e procesit të ristrukturimit. Këshilli Koordinues i Qarkut ka në përbërje: deputetë, drejtues të strukturave lokale të partisë, Anëtarët e Kryesisë qëndrore dhe të Këshillit Kombëtar, si dhe individë me reputacion dhe kontribut në degët përkatëse.

7. Këshilli Koordinues i Qarkut mblidhet menjëherë dhe koordinon krijimin e Grupeve të Punës në çdo degë. Gjatë procesit të organizimit, Grupi i Punës në secilën Degë merr masa organizative dhe fton të bëhen pjesë e këtij procesi duke marrë përsipër përgjegjësi, potencialet më të mira dhe më të afta njerëzore të PD-së në territorin përkatës.

8. Dega e Partisë në mbledhjen e parë merr këto masa për organizimin e procesit:

a) Merr vendim për territorin që do të mbulojë çdo Seksion/Grupseksion sipas kritereve të përcaktuara në këtë udhëzim, duke respektuar përfshirje sa më të madhe të burimeve njerëzore në procesin e organizimit si dhe shmangien e konfliktit të interesit. Në çdo rast, vendimi për territorin që do të mbulojë çdo Seksion/Grupseksion bazohet tek parimi i kontrollit sa më efikas të territorit dhe të efiçencës së punës.

b) Përcakton kalendarin e proceseve në nivel Seksioni, Grupseksioni dhe/ose Dege. Kalendari i procesit të organizimit mbanë në konsideratë afatet e përcaktuara në pikën 1.

9. Kryetar Seksioni/Grupseksioni janë banorë të territorit që mbulon Seksioni/Grupseksioni përkatës. Ata duhet të jenë njerëz me eksperience politike, aktivë në aksionin politik të PDSH-së në të paktën dy vitet e fundit, me njohje shumë të mirë të territorit ose me reputacion të lartë në komunitetin ku banojnë. Dokumentacioni i plotësimit të strukturës në Seksione/Grupseksione mbahet në 2 kopje. Një kopje e dokumentacionit zgjedhor depozitohet pranë Degës së PD-së, një kopje dorëzohet pranë Drejtuesit të Këshillit Koordinues të Qarkut.

10. Ngarkohen Sekretari i Përgjithshëm, Sekretariati Organizativ, dhe Degët e PD-së, për ndjekjen dhe zbatimin e këtij Udhëzimi.’- thuhet në draftin e PD./shqiptarja.com/m.j

Next Post
Nga grupi i Berishës apo Alibeajt: Kush do ulet në Kuvendin e Shqipërisë pas dorëzimit të mandatit të Alfred Rushajt?

Nga grupi i Berishës apo Alibeajt: Kush do ulet në Kuvendin e Shqipërisë pas dorëzimit të mandatit të Alfred Rushajt?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hapet gara për numrin 2 të ‘FBI-së shqiptare’, kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët

Hapet gara për numrin 2 të ‘FBI-së shqiptare’, kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët

January 15, 2026
Ulen kuotat e lumenjve Drin dhe Bunë rreth 20 cm

Ulen kuotat e lumenjve Drin dhe Bunë rreth 20 cm

January 15, 2026
Pas arratisjes së Altin Ndocit, 15 të burgosur zhvendosen nga Durrësi në Peqin, dalin pamjet

Pas arratisjes së Altin Ndocit, 15 të burgosur zhvendosen nga Durrësi në Peqin, dalin pamjet

January 15, 2026
Ministria e Mbrojtjes thirrje të rinjve: Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosura

Ministria e Mbrojtjes thirrje të rinjve: Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosura

January 15, 2026
Arrestohet në Fier 43-vjeçari me dy identitete, kërkohej për trafik droge

Po transportonte 60 kilogramë kanabis që ishte planifikuar të shitej në Tiranë dhe Krujë, arrestohet 52-vjeçari

January 15, 2026
15 janari i përgjakur, 27 vite nga masakra e Reçakut

15 janari i përgjakur, 27 vite nga masakra e Reçakut

January 15, 2026
Mosmarrëveshje SHBA-Danimarkë për Groenlandën, Trump: Është jetike për sigurinë tonë, NATO të na udhëheqë ta arrijmë

Mosmarrëveshje SHBA-Danimarkë për Groenlandën, Trump: Është jetike për sigurinë tonë, NATO të na udhëheqë ta arrijmë

January 15, 2026
Gjoba ditore deri në 500 mijë lekë, ligji i ri me sanksione ndaj përmbajtjeve të dëmshme online

Gjoba ditore deri në 500 mijë lekë, ligji i ri me sanksione ndaj përmbajtjeve të dëmshme online

January 15, 2026
“Është bërë gati vendi për ekzekutime”. Irani përgatitet për hakmarrjen e madhe?

“Është bërë gati vendi për ekzekutime”. Irani përgatitet për hakmarrjen e madhe?

January 15, 2026
Paralajmërimi i ekspertit të emigracionit: Mund të pezullohet Lotaria Amerikane edhe për ata që e kanë fituar

Pezullimi i vizave amerikane, eksperti zbulon detajet: Thelbi është barra buxhetore, ja deri kur do qëndrojë në fuqi

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In