• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

DRAFTI/ Ashpërsim dënimi për kultivim kanabisi, konsumi jo vepër penale

by A R
22/10/2016 10:32
A man lights a marijuana joint as he participates in the 4/20 protest on Parliament Hill, Monday, April 20, 2015 in Ottawa, Ontario. (Adrian Wyld/The Canadian Press via AP)   MANDATORY CREDIT

A man lights a marijuana joint as he participates in the 4/20 protest on Parliament Hill, Monday, April 20, 2015 in Ottawa, Ontario. (Adrian Wyld/The Canadian Press via AP) MANDATORY CREDIT

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drafti me ndryshimet në Kodin Penal që propozon Ministria e Brendshme në lidhje me drogën legalizon përdorimin e drogës, duke mos e quajtur vepër penale dhe ashpërson dënimet për kultivimin, shitjen dhe trafikimin.

Ashtu siç paralajmëroi ministri Saimir Tahiri dy ditë më parë, nisma ligjore për goditjen e fenomenit të drogës, që nga kultivimi, shpërndarja dhe më pas trafikimi, është formalizuar me një shkresë me tri propozime drejtuar Këshillit të Ministrave. Një nga propozimet në këtë draft është ndryshimi i Nenit 283 të Kodit Penal, që ka të bëjë me mbajtjen e paligjshme, tregtimin dhe trafikimin e narkotikëve ,shkruan “Panorama”.

Pika e parë që propozohet të ndryshohet në këtë nen është pikërisht konsumi dhe mbajtja e sasive që konsiderohen për përdorim vetjak. Sipas Ministrisë së Brendshme, kjo nuk përbën vepër penale, por kundërvajtje administrative.

Në vijim propozohet edhe një masë më e lartë dënimi për personat që përfshihen në çështjet e drogës, duke i klasifikuar edhe nga sasia e lëndës narkotike. Dënimi më i lartë i propozuar është deri në 15 vjet burg, për rastet kur kultivimi i drogës, apo shitja dhe trafikimi kryhen në mënyrë të organizuar.

PËRDORUESIT

Propozohet që konsumi dhe mbajtja për konsum vetjak i një sasie të kufizuar lënde narkotike të konsiderohet shkelje administrative dhe jo penale. Sipas Ministrisë së Brendshme, kjo është një praktikë e ndjekur nga shume shtete të Europës.

draft

“Kujtojmë se Policia e Shtetit kap shumë persona që janë konsumatorë dhe mbajtës të sasive të vogla të lëndëve narkotike. Rreth 70% e këtyre rasteve përfundojnë me mosfillim të procedimit penal nga Prokuroria”, argumentohet në draftin e Ministrisë së Brendshme.

Ndërsa shtohet se, edhe për rastet që fillojnë procedimet penale, kërkohet një angazhim tepër i madh burimesh dhe ekspertizë për te vërtetuar “dozën ditore” të një konsumatori rast pas rasti, pasi ajo ndryshon nga një individ në tjetrin, për shkak të stadit të ndryshëm të karrierës në konsumin e lëndëve narkotike.

Doza ditore është më pak te një person që sapo ka filluar të konsumojë lëndë narkotike dhe më e madhe te një person i avancuar. Për vërtetimin e këtyre zhvillohen seanca gjyqësore pa fund dhe me pjesëmarrjen e një numri të madh ekspertësh, duke sjellë shpenzime gjyqësore të panevojshme dhe shterim të burimeve./a.m.

Next Post

Alarm në zyrat elektorale të Klinton, gjendet pako me pluhur të bardhë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In