• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Drafti “anti-ndotje”, jo më import i mjeteve të prodhuara para vitit 2010

by A R
26/12/2016 19:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas 1 janarit 2017 do të lejohen të importohen në vend vetëm makina të reja dhe të përdorura, të cilat plotësojnë standardet “euro 5” të shkarkimeve në ajër, duke zbardhur sot draftin e Qeverisë lidhur me automjetet, kush çregjistrohen dhe çfarë do importohet pas 1 janarit të ardhshëm.

Masa parashikohet në projektvendimin e hartuar nga Ministria e Mjedisit dhe Ministria e Transporteve, e cila pritet që së shpejti t’i dërgohet për miratim qeverisë.

“Pas datës 1 janar 2017, lejohet të importohen në Republikën e Shqipërisë vetëm mjetet motorike të kategorisë M dhe N, të reja dhe të përdorura, që plotësojnë standardet ‘euro 5’ të shkarkimeve në ajër”, thuhet në relacionin e projektvendimit raporton “Panorama”, .

Në kategorinë e makinave që plotësojnë standardin “euro 5” përfshihen makinat e prodhuara nga 1 janari i 2010 deri më 31 dhjetor të 2015-s. Sipas Ministrisë, hartimi i këtij drafti ka si qëllim uljen e nivelit të ndotjes nga makinat e vjetra.

“Qëllimi i këtij vendimi është të mbrojë shëndetin e njeriut dhe mjedisin nga shkarkimet e ndotësve të gaztë prej mjeteve motorike, nëpërmjet përcaktimit të kushteve të importit të tyre në Republikën e Shqipërisë dhe vendosjes së limiteve të shkarkimeve për këta ndotës”, thuhet në projektvendim.

MAKINAT E IMPORTIT

Për makinat e importit është propozuar që pas datës 1 janar 2017 të lejohen të importohen vetëm makina të reja dhe të përdorura, që plotësojnë standardet “euro 5” të shkarkimeve në ajër, raporton “Panorama”.

Makinat që plotësojnë standardin “euro 5” janë ato me vit prodhimi nga 1 janari i 2010-s deri më 31 dhjetor të 2015-s. Në draft përcaktohet që do të jetë administrata doganore që do të kontrollojë importin e makinave, dhe në rast se ato nuk plotësojnë standardin “euro 5”, do të ndalohen të importohen.

Nga doganat do të kontrollohen dokumentacioni i mjetit, duke përfshirë specifikat teknike të tipit të mjetit. Në rastin kur kontrolli doganor nuk mund të përcaktojë nëse mjeti është në përputhje me standardet “euro 5”, vlerësimi do të kryhet nga qendrat e kolaudimit.

“Ngarkohen autoritetet doganore të kontrollojnë dhe të ndalojnë importin e mjeteve motorike që nuk i plotësojnë kushtet e përcaktuara në ligj. Kontrolli doganor do të përfshijë ekzaminimin e dokumentacionit të mjetit motorik dhe krahasimin e automjetit dhe të dokumenteve që e shoqërojnë me specifikat teknike për këtë tip të veçantë të automjetit. Në rastin kur kontrolli doganor nuk mund të përcaktojë nëse mjeti është në përputhje me standardet ‘euro 5’, vlerësimi kryhet nga qendrat e kontrollit teknik (QKT) të miratuara nga Ministria përgjegjëse për Transportin”, thuhet në relacionin e projektvendimit.

Masa të ngjashme janë duke u zbatuar edhe në vendet e rajonit dhe më gjerë. Sipas Ministrisë së Mjedisit, Shqipëria është shumë larg standardit “euro 5” që po zbatohet në vendet e Bashkimit Europian që prej vitit 2010, apo “euro 6” qysh nga dhtatori 2015. Mali i Zi, që prej vitit 2011 lejon vetëm importin e automjeteve që i përkasin “euro 5”, të reja dhe të përdorura. Serbia lejon vetëm importin e automjeteve “euro 3”, të reja dhe të përdorura.

Bosnjë-Hercegovina lejon vetëm importin e automjeteve “euro 5”, të reja, që prej vitit 2010 dhe “euro 3” për automjetet e përdorura. Maqedonia, që prej korrikut 2015 lejon vetëm importin e automjeteve “euro 5” të reja dhe “euro 4” për automjetet e përdorura.

KUSH PËRJASHTOHET NGA “EURO 5”

Projektvendimi parashikon që nuk zbatohet standardi “euro 5” për importin e makinave të hershme me interes historik dhe koleksionimi, si dhe makinat e prodhuara deri në dhjetor të 1970-s.

Po ashtu do të përjashtohen nga plotësimi i standardit “euro 5” edhe makinat, të cilat paraqesin vlera teknike muzeale apo trashëgimi kulturore.

Drafti parashikon edhe përjashtimin e makinave të importuara me qëllim dhurimin e tyre si ndihmë humanitare në përputhje me legjislacionin kombëtar që rregullon donacionet dhe ndihmat humanitare.

Next Post
Babai monstër përdhunon vajzën, 20-vjeçarja: Nuk respektoja rregullat fetare

"Më detyroi për seks 3 muaj me radhë", 13-vjeçarja nga Elbasani denoncon ish-të dashurin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hëna e plotë në shenjën e Shigjetarit më 11 qershor, 4 shenja do pësojnë ndryshime nga ky fenomen astrologjik

Kjo javë do t’ju ndryshojë financat, tre shenjat e Horoskopit që do të kenë sukses

March 30, 2026
Pse SHBA-të kanë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

Pse SHBA-të kanë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

March 30, 2026
I dënuar më parë për vrasje, arrestohet 28-vjeçari në Durrës. U kap duke lëvizur me armë…

I dënuar më parë për vrasje, arrestohet 28-vjeçari në Durrës. U kap duke lëvizur me armë…

March 30, 2026
Rama nxjerr pamjet: Projekti i “Lungomare 3” po shkon drejt përfundimit

Rama nxjerr pamjet: Projekti i “Lungomare 3” po shkon drejt përfundimit

March 30, 2026
Dilema ‘Vance apo Rubio?’ Si po e dikton lufta trashëgiminë e Trump dhe garën e vitit 2028

Dilema ‘Vance apo Rubio?’ Si po e dikton lufta trashëgiminë e Trump dhe garën e vitit 2028

March 30, 2026
Pse Princi i Arabisë Saudite po e “gëlltit” poshtërimin e Trump?!

Pse Princi i Arabisë Saudite po e “gëlltit” poshtërimin e Trump?!

March 30, 2026
Raporti i INSTAT, 125 të lënduar në një muaj, ja cilat janë ditët dhe oraret më të rrezikshme për të udhëtuar

Raporti i INSTAT, 125 të lënduar në një muaj, ja cilat janë ditët dhe oraret më të rrezikshme për të udhëtuar

March 30, 2026
Dënimi me vdekje në Izrael, katër fuqitë evropiane dalin me deklaratë kundër projektligjit

Dënimi me vdekje në Izrael, katër fuqitë evropiane dalin me deklaratë kundër projektligjit

March 30, 2026
Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

Maduro reagon për herë të parë pas burgosjes në SHBA: Jam mirë, qëndroj i fortë

March 30, 2026
Rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së në dekadën e fundit

Rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së në dekadën e fundit

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In