• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Draft-Strategjia/ Paratë e financimit të partive, tani do të publikohen online: Të jenë të aksesueshme nga të gjithë qytetarët

by Java News
04/09/2022 19:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Drejtësisë ka përgatitur draft-Strategjinë Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit për 7 vitet e ardhshme, ku në fokus është edhe financimi i subjekteve politike.

Në të thuhet se do të synohet publikimi online i të gjitha të dhënave të të ardhurave të tyre, në mënyrë që të jenë të aksesueshme nga të gjithë qytetarët.

“Struktura e mbikëqyrjes së financave politike që merr këto të dhëna i analizon ato për pajtueshmërinë me rregulloret e raportimit përpara se t’i ngarkojë në një faqe interneti të aksesueshme nga publiku”.

Mirëpo si funksionon sistemi aktual i financimit?

Zgjedhjet e vitit 2017 kishin në dispozicion një fond të akorduar prej 600 milionë lekësh për zhvillimin e zgjedhjeve.

Kodi i zgjedhur parashikonte risi, dhe sa i përket infrastrukturës së përdorur për zgjedhjet, realizimi tejkalonte këtë shifër.

Ndaj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me Vendimin nr.38, datë 09.02.2017, miratoi strukturën e shpenzimeve buxhetore për Kuvendin e Shqipërisë të datës 18 qershor 2017.

Kjo, duke parashikuar një strukturë buxhetore në shumën totale prej 733 milionë lekësh, pra 133 milionë më shumë.

Nga 733 milionë lekë të akorduara, u realizuan 676 milionë lekë ose 91.6 për qind e fondeve të akorduara.

Fushata e vitit 2021 nisi ndryshe, por nuk kushtëzoi fondet e akorduara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për fondet (kushtuar) fushatës.

Zgjedhjet ishin më të fuqishme nga ana e financimit. Për zgjedhjet e para që u realizuan me Kod Zgjedhor të ri shuma ishte dyfishi i zgjedhjeve paraardhëse të vitit 2017.

Përllogaritjet e shpërndarjes së fondeve paradhënie të vitit 2021, u bënë  në bazë të rezultatit të zgjedhjeve në shkallë vendi për zgjedhjet vendore 2015 dhe për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017.

Gjithashtu, pjesë e përllogaritjes ishin subjektet zgjedhore të cilat nuk kishin marrë pjesë në zgjedhjet e para, por ishin pjesëmarrëse fillestare në zgjedhjet e vitit 2021.

Kushti që duhej plotësuar ishte tejkalimi i kufirit prej 1 përqind i votave të vlefshme të fituara.

Partitë e mëdha kryesojnë me fondet në dispozicion për të drejtuar fushatën.

Baza e Strategjisë Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit për vitet 2023-2030 është e ndarë në tre qëllime.

I pari lidhet me parandalimin e korrupsionit nëpërmjet forcimit të mekanizmave ligjorë.

Synimi i dytë ka të bëjë me ndëshkimin e këtij fenomeni përmes rritjes së performancës së strukturave përgjegjëse për ndjekjen, hetimin dhe ndëshkimin e rasteve korruptive.

Dhe qëllimi i tretë, sikurse thuhet në strategji, është ndërgjegjësimi dhe edukimi i brezave të rinj për t’u angazhuar në mënyrë aktive kundër korrupsionit./m.j

Next Post
FOTO/ Aktori Gaz Paja, me scooter në rrugët e Tiranës

FOTO/ Aktori Gaz Paja, me scooter në rrugët e Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In