• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Draft ligji i ri/ Burgje private në Shqipëri për ata që dënohen deri në 5 vite heqje lirie

by Java News
24/10/2019 09:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në draftin e ri për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të të paraburgosurve, është parashikuar edhe ngritja e burgjeve private.

Projektligji është miratuar në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave dhe tashmë pritet t’i kalojë Parlamentit për diskutim. Sipas këtij projektligji, në nenet 15 e 16 të tij, përcaktohet funksionimi i institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale private.

“Institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale janë publike dhe private. Këshilli i Ministrave përcakton rregullat për funksionimin, administrimin, kontraktimin, si dhe rregullat që përcaktojnë elementet e sigurisë në institucionet private të ekzekutimit të vendimeve penale”, thuhet në nenin 15. Ndërsa më poshtë sqarohet sesi do të bëhet vendosja e të dënuarve në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale private. Por aty theksohet se nuk mund të kryejnë dënimin në këto burgje ata të dënuar, që, me vendim të gjykatave, janë caktuar në institucionet e sigurisë së Lartë.

BURGJET PRIVATE

Sipas projektligjit të miratuar dje nga Këshilli i Ministrave, të dënuarit që mund të vendosen në burgjet private, duhet të mos jenë të dënuar me më shumë se 5 vjet heqje lirie. “Të dënuarit, për të cilët është vendosur masa e dënimit deri në 5 (pesë) vite burgim, mund të vendosen në institucionet private të ekzekutimit të vendimeve penale”, theksohet në pikën 1 të nenit 16 të këtij projektligji.

Më pas, në pikën 2 të tij, sqarohet se kush nuk mund të kryejë dënimin në Institucionet private të Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

“Të dënuarit që me vendim Gjykate janë caktuar në institucionin e sigurisë së lartë, nuk vendosen në Institucionet Private të Ekzekutimit të Vendimeve Penale”, sqarohet më poshtë.

Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale i sigurisë së lartë është institucioni, ku ekzekutohen vendimet me burgim: për çdo vepër penale të kryer nga grupi i strukturuar kriminal, organizata kriminale, organizata terroriste dhe banda e armatosur, sipas përcaktimeve të Kodit Penal; për veprat penale, për të cilat Kodi Penal parashikon dënimin me burgim të përjetshëm; për veprat penale të kryera nga përsëritësit, për të cilat Gjykata ka dhënë një dënim jo më të vogël se 15 (pesëmbëdhjetë) vite burgim; për krimet kundër jetës, për të cilat Gjykata ka dhënë një dënim jo më të vogël se 20 (njëzet) vjet burgim; për krimet seksuale me të mitur, sipas përcaktimeve të Kodit Penal.

Përveç sa është parashikuar më sipër, në institucionet e sigurisë së lartë ekzekutohet dënimi edhe ndaj të dënuarve të tjerë, të cilët, në kryerjen e veprës penale ose gjatë ekzekutimit të dënimit, janë karakterizuar nga qëndrime ose sjellje, që bëjnë të pamundur qëndrimin në burgjet e kategorive të tjera.

SHBA i mbylli burgjet private

Në gusht të vitit 2016, Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi se do të zvogëlojë, deri në një tjetër urdhër, mbylljen e plotë të burgjeve private për të burgosurit federalë, për shkak të problemeve të hasura në këto institucione. Kjo masë nuk përfshin shumicën dërrmuese prej më shumë se 2 milionë të burgosurve në SHBA, që janë akomoduar në institucione publike ose private nën kontrollin e shteteve dhe jo të burgjeve të drejtuara nga administrata federale.

Autoritetet amerikane vendosën që të mos vazhdojë kontrata e burgjeve private. Kontratat me 13 burgje private, megjithatë, do të lejohen të mbesin në fuqi edhe në pesë vitet e ardhshme. Arsyeja e mbylljes së këtyre burgjeve vjen, pasi janë ngritur shqetësime lidhur me kushtet dhe sigurinë që ofrojnë burgjet private, njofton BBC. Sipas një raporti të inspektorëve, thuhet se në këto burgje private ka pasur numër më të lartë të incidenteve të dhunshme, krahasuar me ato publike që menaxhohen nga qeveria.

PJESE NGA DRAFTI

NENI 14
Institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale
1. IEVP-të, mbi bazën e kategorisë së subjekteve. ndaj të cilave ekzekutohen dënime penale, ndahen në:
a) institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale për të dënuarit e rritur;
b) institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale për të dënuarit e mitur;
c) institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale për gratë;
ç) institucionet e paraburgimit.
2. Institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale mund të ndahen në seksione, sipas nevojës së administrimit.
3. Institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale ose seksione brenda tyre, mbi bazën e sigurisë, kategorizohen, si më poshtë vijon:
a) Institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale të sigurisë së lartë;
b) Institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale të sigurisë së zakonshme;
c) Institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale të sigurisë së ulët;
ç) Institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale të hapura.
4. Përjashtimisht nga rregullat e përcaktuara nga ligji për organizimin dhe funksionimin e organeve të administratës shtetërore, krijimi, klasifikimi dhe mbyllja e institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale me burgim apo seksioneve të veçanta në këto institucione bëhen me urdhër të ministrit të Drejtësisë.
NENI 15
Institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale private
1. Institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale janë publike dhe private.
2. Këshilli i Ministrave përcakton rregullat për funksionimin, administrimin, kontraktimin, si dhe rregullat që përcaktojnë elementet e sigurisë në institucionet private të ekzekutimit të vendimeve penale.
NENI 16
Vendosja e të dënuarve në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Private
1. Të dënuarit, për të cilët është vendosur masa e dënimit deri në 5 (pesë) vite burgim, mund të vendosen në institucionet private të ekzekutimit të vendimeve penale.
2. Të dënuarit që me vendim Gjykate janë caktuar në institucionin e sigurisë së lartë, nuk vendosen në institucionet private të ekzekutimit të vendimeve penale./ panorama

g.kosovari

Next Post
“Japonia një partner i rëndësishëm”/ Meta takim me kryeministrin e Japonisë: Të hiqen vizat për shqiptarët

“Japonia një partner i rëndësishëm"/ Meta takim me kryeministrin e Japonisë: Të hiqen vizat për shqiptarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Edhe Bjellorusia në Bordin e Paqes, Lukashenko i përgjigjet pozitivisht ftesës së Trump

Edhe Bjellorusia në Bordin e Paqes, Lukashenko i përgjigjet pozitivisht ftesës së Trump

January 19, 2026
Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

January 19, 2026
“Niko je damkosur sot pas Ramës si provokatori më i madh!”-Tedi Blushi: Jeni bërë mburojë e korrupsionit

“Niko je damkosur sot pas Ramës si provokatori më i madh!”-Tedi Blushi: Jeni bërë mburojë e korrupsionit

January 19, 2026
Opozita, kaos në sallë/ Sesioni i ri parlamentar, Peleshi: Shqipëria në fazë të re, integrimi kërkon konsensus të gjerë!

Opozita, kaos në sallë/ Sesioni i ri parlamentar, Peleshi: Shqipëria në fazë të re, integrimi kërkon konsensus të gjerë!

January 19, 2026
I morën rreth 2 milionë lekë biznesmenit në Korçë për të mos i vendosur gjobë, në arrest dy inspektorët e ISHTI-t

Mashtrimet në “Call Center” në Tiranë, GJKKO cakton arrest me burg për 6 persona (EMRAT)

January 19, 2026
Tensione në Kuvend gjatë sesionit të ri/ Bardhi-Peleshit: Ke shkelur ligjin, po bëhesh “mburojë” e…

Tensione në Kuvend gjatë sesionit të ri/ Bardhi-Peleshit: Ke shkelur ligjin, po bëhesh “mburojë” e…

January 19, 2026
Sesioni i ri parlamentar nis me tensione, opozita “pushton” foltoren e Kuvendit

Sesioni i ri parlamentar nis me tensione, opozita “pushton” foltoren e Kuvendit

January 19, 2026
Mbeti i vrarë në burgun grek/ Detajet, Jani Aliaj autor i vrasjes së Elton Çiços, e shkuara e errët e 49-vjeçarit (FOTO)

Mbeti i vrarë në burgun grek/ Detajet, Jani Aliaj autor i vrasjes së Elton Çiços, e shkuara e errët e 49-vjeçarit (FOTO)

January 19, 2026
Projektligji për Policinë Bashkiake, Koçiu: Përmirësim i shërbimeve dhe rritje e sigurisë publike

Projektligji për Policinë Bashkiake, Koçiu: Përmirësim i shërbimeve dhe rritje e sigurisë publike

January 19, 2026
Begaj në Moldavi, takon homologen e tij: Shqipëria dhe Moldavia rikonfirmojnë angazhimin e përbashkët për integrimin evropian

Begaj në Moldavi, takon homologen e tij: Shqipëria dhe Moldavia rikonfirmojnë angazhimin e përbashkët për integrimin evropian

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In