• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dr. Flori dhe Kanali i Panamasë

by Enkel Demi
06/04/2016 12:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enkel Demi

Si çdo popull në botë, edhe shqiptarët kanë njerëz të këqinj. Kohët e fundit ata janë më të dallueshëm, sepse liria e të shprehurit, falë teknologjisë na i ka kthyer në gazetarë, opinionistë, kritikë arti, komentatorë mediatikë, prokurorë, gjykatës, qyfyrexhinj.

Blerina, një zonjë grua, shumë punëtore, e cila duhet ta përballojë jetën me dy fëmijë të mitur, ka më shumë se një vit që nuk përkulet, por përballet me sfidën e jetës. Askush nuk do e njihte, a do e vriste mendjen për të, nëse bashkëshorti i saj nuk do qe i famshëm. E pashë të mërzitur, të lodhur, pse jo nervoze jo kur i ndodhi hataja në shtëpi, por tani, pasi qeveria i dha një pension për të dy fëmijët. U quajt “special” si pension, por janë një vajzë dhe një djalë, ky i fundit me sindromën down. I menjëhershëm reagimi i vëzhguesëve, bjerraditës të rrjetit. Dr. Florin  e paragjykuan, megjithëse ka ikur prej kohësh nga rrjeti dhe jo vetëm. Paragjykuan Blerinën, e cila bën të paktën dy punë në ditë dhe në fund fëmijët e saj. Për ta ngarkuar edhe më situatën sollën për shembull raste fatkeqësh të tjerë apo të Kristi Mazes së gjorë. Shkuan deri aty sa pyetën a do e merrnin këtë pension fëmijët, nëse nuk do ishin të Dr. Florit?

Mjeranët, të poshtrit, burimi i gjirizit të rrjetit e dinë që po degjenerojnë një të vdekur, dy bonjakë, vetëm pse e kanë inatin me gjithkënd, pasi tek e fundit Dr. Flori është i njohur dhe çoç ka bërë në jetë, kurse anonimi, askush do mbetet, ndaj tekonologjia po i shpëton nga barra e rëndë e të panjohurit.

Nuk kanë marrë ata fëmijë pension të diferencuar, sepse janë dy dhe djali ka nevojë për terapi të veçanta, të cilat prindërit me fëmijë me sindromën down i dinë fort mirë. Blerina duhet ta ulë sërish shpinën në punë, sepse ka dy fëmijë për t’i rritur me dinjitet, ka një shtëpi për të mbajtur, të cilën meqë ra fjala nuk e ka as të sajën. Edi Rama, thjesht e nxitoi një pension që fëmijët do e merrnin. Ermal Mamaqi nëse ka bërë ndonjë punë të paqme, ishte që ju ngjit Ramës me bukë në trajse.

A duhet t’ia nxjerrim sytë qeverisë për fëmijët e tjerë hallemëdhenj, fatkeq, të sëmurë? Pa dyshim. Pa ndalesë, pa drojë, pa skrupuj, por jo në kurriz të dy fëmijëve të tjerë që janë si drita.

Në fund të fundit, Dr. Flori nuk la ndonjë llogari në Panama, se me siguri Blerina do ishte kaluar, ndaj këta të profesionit “mallkues” le të hapin petët e lakrorit që u gatua në Kanalin e Panamasë, nëse kanë të ndenjura kuptohet./27.al

Next Post

Shqipëria bëhet pjesë e Bordit Ekzekutiv të PNUD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In