• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Dossier/Rrëfimi i tronditës i rojtares për kampet e vdekjes të Kim Jong-un

by Java News
30/04/2017 18:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lim Hye-jin akoma dridhet kur kujton se si dy vëllezër u arratisën nga një prej kampeve të përqendrimit në Korenë e Veriut.

Shtatë anëtarë të familjes së tyre u vranë si hakmarrje. Pak javë më vonë, vëllezërit u kapën në Kinë. Ata u kthyen në Korenë e Veriut, ku regjimi ua preu kokën në publik.

“Ata thirrën këdo që të shihnin, si një paralajmërim për të tjerët. Të burgosurit i gjuajtën me gurë”. Lim, në atë kohë 20 vjeç, thotë se nuk hante dot bukë për disa ditë, aq e traumatizuar ishte.  Ky ishte vetëm një nga incidentet që ka dëshmuar ajo gjatë shtatë viteve si gardiane në një kamp përqendrimi. Ajo dëshmoi vrasje rutinë, tortura dhe përdhunime të të burgosurve politikë.

Një grua e zhveshën, më pas i vunë flakën pasi kishte zemëruar një gardian gjatë marrjes në pyetje. “Nuk na shohin si njerëz, por si kafshë,” thotë Lim.

Lim, që përfundoi vetë në burg pasi u kap duke bërë tregti në Kinë, ka folur për tmerrin e kampeve të përqendrimit. Mendohet se 200 mijë njerëz janë të izoluar në këto kampe.

Rrëfimi i saj vjen në kohën kur tensioni mes SHBA dhe Koresë së Veriut është në kulm.

Lim është e para gardiane që flet hapur për këtë çështje. “Na manipulonin që të mos kishim ndjenja për të burgosurit. Na thonin që kanë kryer krime të tmerrshme. Tani e di që kanë qenë njerëz normalë, ndaj ndjehem fajtore,” thotë ajo.

Këto kampe përqendrimi janë ngritur mes modelit të gulagëve të Stalinit, por drejtohen sipas modelit të nazistëve.

Personat si Lim, që ia dalin të arratisen për të sjellë këto dëshmi, janë shumë të paktë.

Të dhënat satelitore sugjerojnë se këto kampe barbare janë shtuar ndjeshëm që kur Kim Jong-un mori drejtimin e vendit gjashtë vjet më parë. Koreja e Veriut vazhdon të mohojë ekzistencën e tyre. Shumë prej këtyre të burgosurve janë dërguar në tunelet gjigande në malin Mantap, ku po kryhen testimet bërthamore. Qindra prej tyre kanë vdekur duke pastruar zonat e kontaminuara.

Lim thotë se gardianët abuzojnë me femrat në kampe. “Është praktikisht përdhunim, pasi të burgosurat nuk kanë të drejtën të thonë jo”. Nëse ndonjëra mbetet shtatzënë, ato kryejnë abort ose vriten me injeksion letal.

Kampet ofrojnë edhe ‘martesa shpërblimi’, ku të burgosurit model fitojnë mundësinë për ‘çiftëzim’ si një incentivë për të punuar më shumë.

Lim thotë se edhe pas vdekjes, të burgosurve iu mohohet çdo e drejtë. “Trupat e tyre hidhen pirg në një anë. Nuk ka respekt. Nuk ka funeral. Pas një jave, trupat digjen”, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Chelsea i pandalshëm, mund Evertonin dhe shkon drejt titullit

Chelsea i pandalshëm, mund Evertonin dhe shkon drejt titullit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shpallni gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore”, Gjunkshi thirrje Ramës: Banorët s’dinë ku kanë kokën

“Shpallni gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore”, Gjunkshi thirrje Ramës: Banorët s’dinë ku kanë kokën

January 8, 2026
“Kemi arritur ta izolojmë zjarrin te 5 Maji”, Cara: Në magazina ka bombola gazi që tregtohen

“Kemi arritur ta izolojmë zjarrin te 5 Maji”, Cara: Në magazina ka bombola gazi që tregtohen

January 8, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Shqipëria e Enver Hoxhës nuk u përmbyt kurrë, sepse kishte 700 hidrovore dhe sisteme bonifikimi

January 8, 2026
Vjosa në kuotën e 9 metrave: Nesër parashikohet stuhi, shpresa e vetme janë uljet e prurjeve

Vjosa në kuotën e 9 metrave: Nesër parashikohet stuhi, shpresa e vetme janë uljet e prurjeve

January 8, 2026
Zjarri te tregu “5 Maji”, Ristani: Është vënë në kontroll, asnjë rrezikshmëri për përhapjen në qendrat e banuara

Zjarri te tregu “5 Maji”, Ristani: Është vënë në kontroll, asnjë rrezikshmëri për përhapjen në qendrat e banuara

January 8, 2026
“Kemi vetëm 50 ekskavatorë të dhuruar”, eksperti: Kanalet kulluese mbledhin 5-6 milionë ton llum, nuk mund të pastrohen

“Kemi vetëm 50 ekskavatorë të dhuruar”, eksperti: Kanalet kulluese mbledhin 5-6 milionë ton llum, nuk mund të pastrohen

January 8, 2026
Vjosa drejt përmbytjes së autostradës? Kryebashkiakja Bruna Mersini tregon skenarin më të keq

Vjosa drejt përmbytjes së autostradës? Kryebashkiakja Bruna Mersini tregon skenarin më të keq

January 8, 2026
“Flakët po përpijnë gjithçka”, zjarri tek 5 Maji kthehet në makth: Dëmet, miliona euro…

“Flakët po përpijnë gjithçka”, zjarri tek 5 Maji kthehet në makth: Dëmet, miliona euro…

January 8, 2026
Direktiva e brendshme e NATO, admirali amerikan do të mbrojë Groenlandën kundër Trump

Direktiva e brendshme e NATO, admirali amerikan do të mbrojë Groenlandën kundër Trump

January 8, 2026
Vjosa kalon argjinaturën në Ferras, Balluku: Të gjitha familjet e rrezikuara nga vërshimi i ujërave janë evakuuar

Vjosa kalon argjinaturën në Ferras, Balluku: Të gjitha familjet e rrezikuara nga vërshimi i ujërave janë evakuuar

January 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In