• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

DOSSIER/ Vizita sekrete e Duçes në Shqipëri, itinerari dhe memorialet në Berat

by Java News
29/11/2017 21:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas gati dy vjetësh të pushtimit të Shqipërisë, Benitto Mussolini (Duçe) shkel për herë të parë vendin tonë. Qëllimi i kësaj vizite inkonjito dhe të mbajtur tepër sekret nuk ishte Shqipëria, por fronti i Luftës Italo-Greke ku punët po shkonin keq e më keq. Ardhja e tij e beftë ishte ngritja e moralit të rënë përtokë të trupave fashiste, të cilat po pësonin disfatë pas disfate me grekët.

Vizita ka qenë aq sekrete sa lajmi që Duçja kishte qenë në Shqipëri u bë i ditur vetëm më 10 maj 1941, rreth një muaj e gjysmë pasi ai ishte kthyer në Romë.

Për nder të tij dhe të të rënëve në luftë, në lartësitë e Tërpanit të Beratit më pas u ngrit një memorial gjigant, por që fatkeqësisht, u prish nga mentaliteti i kohës. Po kështu, një memorial i bukur, por që edhe ky pësoi fatin e të parit ka qenë në varrezat e ushtarëve italianë në Uznovë të Beratit.

Duçja  qëndroi në Shqipëri 18 ditë duke vizituar gjithë vijën e frontit të luftimeve.

Sipas një ditari të Komandës Eprore të Fuqive të Armatosura të Shqipërisë mësohet se ai u nis nga Bari dhe mbërriti në aeroportin e Tiranës më 2 mars 1941, në orën 10.05.

Aty u prit nga gjenerali Cavallero, Mëkëmbësi i Përgjithshëm Jacomoni dhe nga gjenerali Ranza.

Pa ndaluar fare në Tiranë, por farë pak në Ndroq ku ishte komanda e Bersalierëve të Regjimentit të parë Italia, ai u nis menjëherë drejt Rehovës së Beratit.

Në Berat u detyrua të qëndrojë përkohësisht midis ushtarëve të divizionit “Bari”, që ishte vendosur në të dy anët e Urës së Goricës, për shkak të bombardimeve që po bënin aleatët në qytet.

Pas këtij pushimi të shkurtër në mesditë gjendet në Rehovë ku u përpoq t’u jepte zemër oficerëve të mbledhur aty.

Në oren 15.00, ai u nis nga Rehova dhe gjatë rrugës së Fierit kaloi në revistë divizionin “Siena”. Natën e kaloi në një repart të vendosur në periferi të qytet të Vlorës.

Më 3 mars, Duçja u nis drejt Dhëmblanit dhe Tërpanit duke kaluar në revistë regjimentin “Lupi di Toscana”, regjimentin 67 të Fanterisë së divizionit “Legnano” si dhe duke marrë pjesë në një meshë fetare të oficerëve në Dhëmblan.

Në mbrëmje u kthye përsëri në pozicionin 22 në periferi të Vlorës që u bë në një farë mënyre rezidenca e tij e ditëve të qëndrimit të tij në Shqipëri.

Më 4 mars Mussolini takohet me “Këmishat e zeza” që po marshonin drejt Beratit dhe me detashmente të divizionit “Bari”.

Ai qëndroi në Spitalin Ushtarak nr. 482 dhe më pas hëngri mëngjes me punëtorët që po ndreqnin rrugën për në Ujë të Zi.

Në Rehovë bisedoi gjatë me gjeneralët e komandave të Trup-Armatave IV e VIII,  të divizioneve “Pinerolo”, Gagliari”, “Puglie”, “Bari”, “Centauro”, etj. Në mbrëmje u kthye në bazën, në Vlorë.

Më 5 mars Musolini shkoi në zonën e Devollit ku vizitoi “vullnetarët” shqiptarë, u kthye në Kuçovë ku hëngri drekë në selinë e AIPA-s (Azienda Italiana Petroli Albanesi”). Shkoi përsëri në Berat, u interesua për të plagosurit dhe pasi kaloi në revistë “Lanceri di Milano”, u rikthye në pozicionin 22, pranë Vlorës.

Më 6 mars, Duçe shkoi në Dhërmi, ku vizitoi spitalin ushtarak, u rikthye në Llogara ku qëndroi në observatorin detar, më pas vizitoi qendrën e spitaleve të Dukatit dhe kaloi në revistë Regjimentin XVIII të Fanterise “Acqui”; po kështu bëri në Shushicë me Legjionin e XV të “Këmishave të zeza” të Brescia-s dhe në Brataj me Fanterine 77 “Lupi”.

Duke u kthyer në rezidencën e tij, mbasdite asistoi në ushtrimet e “Arditi”-ve dhe vizitoi spitalin nr.118.

Më 7 mars, në ora 10.00, Mussolini takon përfaqësi të fshatarëve, të cilëve u dhuron një shkollë, ku vë dhe gurin e parë të themelit. Natën e kaloi në një bazë tjetër, në pozicionin nr.34, në afërsi të Beratit.

Më 8 mars shkoi përsëri në Rehovë në një rutinë takimesh me oficerë dhe ushtarë dhe fjeti po në pozicionin nr.34. Më 9 mars asistoi në veprimet luftarake, qëndron gjithë ditën në llogore. Po këtë gjë bëri edhe në datat 10 dhe 11 mars.

Më 12 mars, Mussolini i shoqëruar nga gjenerali Priçolo shkon në Elbasan, ku bisedoi me komandantin e Armatës IX, gjeneralin Pirzio Biroli. Në orën 19.45 u kthye në pozicionin e mëparshëm në Vlorë.

Më 13, 14, 15, s’ka gjë për të shënuar dhe si duket vizitës së tij i ka ardhur fundi, qëndron gjithë ditën në observator dhe ha bukë me ushtarët. Më 16 mars, paradite dhe pasdite Mussolini priti gjeneralët e tij.

Më 17 mars kalon edhe një herë nga Elbasani. Më 18 mars shkoi ne Gramsh, inauguroi urën mbi Devoll dhe shkoi në Spitalin e Llixhës. Më 19 mars, Duçja u interesua për fortifikimet mbrojtëse dhe për rrugët.

Më 20 mars, viziton spitalet e Krustes dhe shkoi deri ne liqenin e Ohrit; në kthim  dëgjoi raportet e gjeneralëve. Më 21 mars kryeministri fashist u rikthye në Romë.

Bilanci i Luftës Italo-Greke qe tepër tragjik, por është interesant fakti se ai është pak a shumë edhe i barabartë:

Italia                                                                    Greqia

Të vrarë 13.755                                                 Të vrarë 13.408

Të plagosur 50.874                                         Të plagosur 42.485

Të sëmurë 52.108                                            Të sëmurë 10.000

Marrë me shkurtime nga suplementi memo-enciklopedik në DITA.

Next Post
FOTOT/ Festat e 28 dhe 29 nëntorit nga Vlora në Tiranë në një album fotografik të Kryeministrit

FOTOT/ Festat e 28 dhe 29 nëntorit nga Vlora në Tiranë në një album fotografik të Kryeministrit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

January 13, 2026
Lufta për “zemrat dhe mendjet”, plani i Trump për luftën psikologjike ndaj regjimit iranian

Lufta për “zemrat dhe mendjet”, plani i Trump për luftën psikologjike ndaj regjimit iranian

January 13, 2026
VIDEO / Ja si Altin Ndoci zbriti pa pranga nga Ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

VIDEO / Ja si Altin Ndoci zbriti pa pranga nga Ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

January 13, 2026
Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit/ Protokollet që çuan në dështimin e Drejtorisë së Burgjeve

Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit/ Protokollet që çuan në dështimin e Drejtorisë së Burgjeve

January 13, 2026
E priste në parkingun e spitalit, zbulohet “Audi” me të cilin u largua i paraburgosuri Altin Ndoci

E priste në parkingun e spitalit, zbulohet “Audi” me të cilin u largua i paraburgosuri Altin Ndoci

January 13, 2026
“Po presim nga SPAK”/ Dashamir Shehi: S’po protestojmë si në Teheran, Berisha nuk inspiron më shumicën e shqiptarëve

“Po presim nga SPAK”/ Dashamir Shehi: S’po protestojmë si në Teheran, Berisha nuk inspiron më shumicën e shqiptarëve

January 13, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

Arratisja e Altin Ndocit, Karamuço tregon rastin e ngjashëm në burgun e Reçit: U shmang falë refuzimit të shoqëruesit

January 13, 2026
Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

January 13, 2026
Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

January 13, 2026
Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In