• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Dossier/ Ndryshimet klimatike: Për 80 vite shumë qytete do të përmbyten

by Java News
01/08/2017 12:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bota mund të ballafaqohet me ndryshime shkatërrimtare të klimës. Këtë rezultat e jep studimi i Universitetit të Washingtonit, që është publikuar në revistën Nature Climate Change.

Shkencëtarët të cilët kanë marrë pjesë në hulumtim, me 90 për qind siguri thonë se temperatura do të rritet nga 2-4.9 gradë Celsius – krahasuar me periudhën para revolucionit industrial.

Këtë zhvillim nuk do ta ndalin as masat e marra për të reduktuar emetimet e gazit serrë, transmeton Telegrafi.Në këtë moment, shkencëtarët besojnë se bota do të goditet nga efektet shkatërrimtare të thatësirës, kushteve ekstreme të motit dhe rritjes së rrezikshme të nivelit të detit.

Rritja e temperaturës me dy gradë konsiderohet pika pas së cilës ndryshimet do të bëhen të pandalshme. Ndërsa, me siguri nuk do të jemi në gjendje për të ndalur ngrohjen në 1.5 gradë Celsius, siç parashikohet me Marrëveshjen e Parisit për Klimën. Madje, me 99 për qind ka të ngjarë që ngrohja ta kalojë atë linjë.

Dr. Dargan Frierson thotë se edhe me 1.5 gradë bota do të has në probleme me mënyrën e jetesës. Ndërsa, shton me bindje se temperatura do të rritet edhe më shumë.

Hulumtuesit shqyrtuan të dhënat në lidhje me popullsinë dhe aktivitetit ekonomik në 50 vitet e fundit, për ta krijuar këtë parashikim. Parasysh kanë marrë “intensitetin e karbonit” ose sasinë e karbonit të emetuar për çdo dollar të aktivitetit ekonomik.

Kjo qasje është e ndryshme nga ajo e përdorur nga studiuesit e Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike, shkruan The Independent, transmeton Telegrafi.

“Analiza jonë është në përputhje me parashikimet e mëparshme, por tregon se nuk ka gjasa të ndodhin skenarët optimistë. Jemi buzë greminës”, thotë profesori Adrian Raferty, i cili udhëhoqi ekipin e Universitetit të Washingtonit.

“Qëllimet e përcaktuara me Marrëveshjen e Parisit janë ambicioze dhe reale. Por, lajmi i keq është se nuk janë të mjaftueshme për të mbajtur ngrohjen nën 1.5 gradë”.

Një tjetër studim i publikuar së voni tregon se edhe nëse emetimet e lëndëve djegëse fosile bien këtë vit, deri në fund të shekullit temperaturat do të rriten në 1.3 gradë Celsius.“13 për qind janë shanset që Toka deri më 2100 do të jetë më e ngrohtë se 1.5 gradë”, thotë Dr. Thorsten Maurits, nga Instituti Max Planck në Gjermani.

Në anën tjetër, Business insider ka përpiluar një video që tregon se si qytetet e madhe për vetëm 80 vite mund të përmbyten nga uji.

“Qindra qytete të mëdha në botë mund të zhduken. Në SHBA mund të zhduken përgjithmonë Atlantic City, Neë Jersey, Gavelstone…”, thuhet aty.

Agjencia Kombëtare për Hulumtim të Oqeaneve dhe atmosferës (NOA) më herët ka paralajmëruar për ngritjet ekstreme të nivelit të detit që mund të godasin 670 vende bregdetare, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
I dashuri bukurosh i “Kerimanit”, çmend rrjetin

I dashuri bukurosh i “Kerimanit”, çmend rrjetin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ktheu shtëpinë në laborator droge dhe shiste kokainë pranë supermarketeve, arrestohet shqiptari në Itali

Ktheu shtëpinë në laborator droge dhe shiste kokainë pranë supermarketeve, arrestohet shqiptari në Itali

March 18, 2026
Izraeli shënjestron policë të Hamas-it, 10 oficerë të vrarë që nga fillimi i luftës

Izraeli shënjestron policë të Hamas-it, 10 oficerë të vrarë që nga fillimi i luftës

March 18, 2026
“Guxim dhe drejtësi”/ Kryetari i Knessetit përgëzon Ramën për qëndrimin ndaj Iranit

“Guxim dhe drejtësi”/ Kryetari i Knessetit përgëzon Ramën për qëndrimin ndaj Iranit

March 18, 2026
Vrasja e Ilaria Sulës nga ish-i dashuri, hetuesit ngren dyshime edhe për të atin e Mark Samson

“E godita disa herë, nuk bërtiti shumë”, 24-vjeçari që vrau Ilaria Sulën flet në gjyq! Avokatja Halili zbërthen skenarin

March 18, 2026
Shiste kokainë dhe heroinë në disa zona të Tiranës, arrestohet 37-vjeçari

Shiste kokainë dhe heroinë në disa zona të Tiranës, arrestohet 37-vjeçari

March 18, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Rilinde partinë, në 22 Mars zoti Berisha

March 18, 2026
Karburantet / Malaj paralajmëron: Nëse konstatohen abuzime, rikthehet Bordi i Transparencës

Karburantet / Malaj paralajmëron: Nëse konstatohen abuzime, rikthehet Bordi i Transparencës

March 18, 2026
Rama dënon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Regjimi i Teheranit duhet izoluar nga çdo cep i botës!

Rama replikon me Konfindustrinë: Veç pensionistët mund të kërkojnë më shumë se çfarë iu takon!

March 18, 2026
Tregjet e naftës në pritje të reagimit të Iranit

29 përqind rritja e çmimit me pakicë të karburantit në SHBA, që nuk importon karburant…

March 18, 2026
Rama: Ulja e taksës së qarkullimit do rëndonte qytetarët, do paguanin 4-fishin e asaj që paguajnë sot

Rama: Ulja e taksës së qarkullimit do rëndonte qytetarët, do paguanin 4-fishin e asaj që paguajnë sot

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In