• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

(Dossier) Ligji për gjuhët në Maqedoni mund të përmbysë Qeverinë e Zaevit

by Java News
10/03/2018 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partitë politike në Maqedoni janë ende pa një marrëveshje konkrete për miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve, me të cilin avancohet përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe në Maqedoni.

Shkas për këtë janë 35 mijë amendamentet e VMRO DPMN-së opozitare që u parashtruan pas refuzimit të presidentit të shtetit, Gjorge Ivanov, për të dekretuar ligjin duke kërkuar ndryshimin e disa pjesëve të tij me pretendimin se forma që kishte kaluar në Kuvend, është në kundërshtim me Kushtetutën apo se i njëjti e bën shtetin dygjuhësor.

Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi, që vjen nga Bashkimi Demokratik për Integrim, të enjten e vendosi për miratimin e ligjit për votim, me synimin për të anashkaluar amendamentet e opozitës, ndërsa pas dështimit të seancës, ai u ka dhënë një javë afat partive që të arrijnë marrëveshje për miratimin e ligjit. Ai nuk ka komentuar me tepër, por ka thënë se do ta zbatojë Kushtetutën. “Kryetari ka para vetes Rregulloren dhe Kushtetutën, në të cilën janë të sanksionuara kompetencat dhe procedura të caktuara”, ka deklaruar Xhaferi, duke fajësuar disa deputetë të LSDM-së, të cilët, sipas tij, ngurrojnë ta votojnë ligjin.

Por, LSDM-ja e kryeministrit Zoran Zaev, që mbështet ligjin, refuzoi të merrte pjesë në seancë me arsyetimin se megjithatë ligji nuk mund të kalojë në atë formë, porse duhet të ketë një marrëveshje me VMRO-në.

Kjo ishte njëherësh edhe përplasja e parë e partnerëve të koalicionit që në rast të përshkallëzimit të mospajtimeve, mund të çojë edhe në lëkundjen e Qeverisë.

Ndërkohë, nga VMRO-ja kanë hedhur poshtë ultimatumin, ndërsa kanë përsëritur qëndrimin kundërshtues për ligjin e gjuhëve. “Ultimatume nuk komentoj dhe nuk është nivel i imi të komentoj qëndrime të tilla. Qëndrimi ynë është i qartë dhe jep mundësi për dalje nga kjo situatë”, ka deklaruar kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Ai ka kërkuar tërheqjen e ligjit dhe miratimin e një zgjidhjeje të re, e cila, siç ka thënë, do të jetë në përputhje me Kushtetutën.

Pavarësisht qëndrimeve të tilla, njohësit e çështjeve politike besojnë se zgjidhje mund të ketë.

 

“Megjithatë, unë mendoj se në fund partitë politike do të merren vesh që këtë ligj ta miratojnë si një projekt politik, ashtu siç është propozuar nga kryeparlamentari Xhaferi, që sërish të votohet i gjithë teksti dhe sërish të dërgohet për dekretim te presidenti Ivanov”. “Mendoj se kështu duket marrëveshja politike, edhe pse në Maqedoni gjithçka është e mundur dhe në fund të prishet gjithçka, edhe pse momentalisht duket në horizont një marrëveshje që besoj se mund të arrihet në afatin prej një javësh që dha kreu i Kuvendit”, thotë analisti Petar Arsovski.

Ismet Ramadani, njohës i çështjeve politike dhe ish-deputet në disa përbërje parlamentare, beson se ligji për gjuhët, me gjithë kundërshtimet e VMRO DPMNE-së, do të miratohet. Dhe, në këtë rast ai kujton se opozita duhet të ketë kujdes në sjelljen e saj apo të ndryshojë qëndrimin kur bëhet fjalë për të drejtat e shqiptarëve pasi mund të vijë në situatë që asnjëherë të mos mund të gjejë partner te partitë shqiptare për formimin e ndonjë Qeverie të re nga ana e saj.

Dëshmi për këtë, sipas tij, janë zgjedhjet e fundit ku fitoi VMRO-ja, por nuk arriti të formojë Qeverinë pikërisht për shkak të politikave të saj antishqiptare.

“Është një moment pak i vështirë pasi VMRO-ja edhe më tutje po mban qëndrim negative, por mendoj se nuk duhet edhe shumë që VMRO DPMNE-në ta faktorizojnë në këtë rast pasi ata vetë duhet t’i shohin punët se çfarë mund t’i ndodhë si parti politike nëse edhe kësaj radhe mbajnë qëndrim antishqiptar, respektivisht kundër ligjit për avancimin e përdorimit të gjuhës shqipe”.

“Nëse vazhdojnë kështu ata do të kenë problem me partitë shqiptare pasi asnjëherë nuk do të kenë mundësi të kthehen dhe të qeverisin në Maqedoni, sepse qeverisja në Maqedoni pa shqiptarët do të jetë e pakuptimtë dhe e pamundur”, thotë Ramadani, duke shtuar se miratimi i këtij ligji është me rëndësi pasi hap rrugën miratimit edhe të ligjeve tjera reformuese, e që kanë rëndësi të madhe në procesin e integrimit euroatlantik të vendit. (REL) (b.an)

 

Next Post
‘Kryeministri u kthye nga emigracioni dhe mori haber se çfarë ndodh në Shqipëri’

Lidhjet e PD me lobistët rusë, vjen reagimi i LSI

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

February 8, 2026
Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

February 8, 2026
447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

February 8, 2026
Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

February 8, 2026
Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

February 8, 2026
Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

February 8, 2026
Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

February 8, 2026
CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

February 8, 2026
Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

February 8, 2026
“Epsteini” ynë

Gjykata Kushtetuese ka “rrëzuar” masën e dytë ndaj Ballukut për heqje imuniteti

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In