• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Dossier/ Kur SHBA dhe BE tregonin “dhëmbët” për Vetting-un

by Java News
25/10/2016 22:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej mëse një viti tashmë, reforma në drejtësi ka qenë në krye të axhendës politikë shqiptare. E teksa u duk sikur votimi anonim i korrikut për paketën kushtetuese do të shënonte sheshimin e përplasjeve politike për reformën në drejtësi, një kthesë e papritur, vendimi i Kushtetueses për pezullimin e Vettingut, rikthen sërish ngërçet për nisjen dhe zbatimin e reformës. PD dorëzoi para disa javësh ankimimin dhe Gjykata Kushtetuese vendosi pezullimin e ligjit më të rëndëssishëm të reformës, ose ashtu siç e cilësonte në një shkrim të vetin vetë Neë York Times, ligjin kyç për integrimin e vednit në BE.

Por nëse i rikthehemi historisë së ngjeshur të këtyre muajve politikë të reformës, jo të pakta kanë qenë rastet kur është parë dukshëm se ka qenë pikërisht ligji i Vettingut dhe forca “ekzekutive” e ndërkombëtarëve, ajo që opozita e PD-së nuk ka dashur ndonjëherë.

Fillimisht me opinionin “sipas Venecias”, më pas me “mosprekjen e sovranitetit të vendit” e në fund me qasjen se “ligji( Vettingu) i miratuar me kartonat e shumicës është antikushtetues”, PD ka dalë kurdoherë haptazi ndaj ligjit që i jep pushtet në dorë misioneve ndërkombëtare, për të bërë filtrimin dhe pastrimin e sistemit të drejtësisë.

Kjo kundërshti, herë e hapur dhe herë e nënkuptuar e PD-së kundër Vettingut, ka patur edhe “kundërpeshën” e saj natyrale, që në këtë rast kanë qenë deklaratat e forta të dy ambasadorëve të SHBA, e BE, Lu e Vlahutin… edhe ato, herë të hapura me adresuesin e herë të nënkuptuara për ata.

Më poshtë është një listë prej deklaratave më të drejtpërdrejta, të bëra nga Donald Lu e Vlahutin, kundrejt Partisë Demokratike, kur ngërçi politik ka mbajtur peng Vettingun ndërkombëtar.

23 shtator 2016, Ambasadori Donald Lu shprehet qartë dhe pa dorashka se PD ka të drejtën e saj të ankimojë në Kushtetuese Vettingun, por dukshëm sipas tij, PD po kthehet në partinë që është identifikuar me luftën kundër reformës në drejtësi.

Lu: Është e drejta kushtetuese e opozitës ta ankimojë ligjin e vetting në Gjykatën Kushtetuese apo të bojkotojë mbledhjet e mëtejshme të komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi.

I kemi thënë udhëheqjes së Partisë Demokratike se rrezikojnë të bëhen ajo parti që populli shqiptar beson se është kundër kësaj reforme dhe se po mbron gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, ose gjyqtarë e prokurorë tek të cilët kanë ndikim politik.

Kujtoj deklaratën e bërë nga Presidenti Nishani, i cili tha në një intervistë se edhe pse nuk i pëlqen disa nga nenet e Ligjit të Vetting, as ai dhe as ekspertët e tij ligjorë nuk mund të gjejnë diçka jokushtuetuese në ligj.

19 korrik 2016 Ditët vendimtare pranë miratimit të paketës së ndryshimeve kushtetuese, Lu lëshon një tjetër mesazh të fortë, ngërçi mbetet pika 88 e komisionit të Venecias, për mënyrën e organizimit të Vettingut… papritmas PD lëshon “kartën e sovranitetit”

Donald Lu: Pas 18 muaj negociatash dhe një tryeze që zgjati deri në 2 të natës, ende nuk ka një konsensus. Pse nuk arrihet kurrë një marrëveshje. Është e qartë se disa politikanë nuk e duan këtë marrëveshje. Dëgjova nga Basha dhe Bylykbashi që do votonin refomën po të zgjidhnim pikën 88. Në 9 korrik e zgjidhëm. Tani thonë për shkak të sovranitetit nuk mund të pranojmë që të huajt të vlerësojnë komisionerët. Kjo është e çuditshme, Basha na tha se peshku qelbej nga koka… Njerëz të fuqishëm kanë frikë, qytetarët kërkojnë reformën. Është koha për të vendosur tani! SHBA parashikon pasoja negative për ata udhëheqës që nuk do ta votojnë reformën. Do të ketë pasoja specifike negative, për ata udhëheqës që votojnë kundër kësaj reforme…Ju siguroj se pasojat do të jenë të rënda dhe afatgjata dhe këtë e kam porosi nga Uashingtoni. Jam takuar me 10-ra deputetë nga të gjitha partitë politike. Jam i bindur se këta persona e duan këtë reformë, e duan interesin e qytetarëve shqiptarë”

13 korrik 2016, Pas propozimit hibrid të Zv Ndihmës Sekretares së Shtetit Nuland, PD del me një propozim ndryshe nga ç’ishte dakortësuar… reagojnë ashpër Lu e Vlahutin

Lu: Jemi të zhgënjyer me përgjigjen e z. Basha ndaj propozimit hibrid për reformën në drejtësi. Propozuam një zgjidhje në mirëbesim – gjysmën nga qeveria dhe gjysmën nga opozita. Z. Basha propozoi diçka që ai vetë ka pranuar se është në konflikt interesi dhe jo në përputhje me paragrafin 61 të Opinionit Përfundimtar të Komisionit të Venecias

Vlahutin: Na vjen keq që lidershipi i Partisë Demokratike e refuzoi propozimin për kompromis. Besueshmëria e reformës në drejtësi varet përgjithësisht nga besueshmëria e vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Për ta garantuar këtë, një rol i kufizuar specifik i komunitetit ndërkombëtar përmes Operacionit Ndërkombëtar Monitorues është thelbësor.

30 qershor 2016, Debati në komisionin e reformës, i bërë me dyer të mbyllura, Vlahutin i drejtohet deputetëve të PD, të cilët më pas braktisin punimet e komisionit.

Vlahutin: Të gjithë janë plotësisht të ndërgjegjshëm se kredibiliteti i kësaj reforme do të duhet të ruhet në çdo hap dhe udhëzimet e qarta që kemi nga zyrat tona qendrore janë se vetingu nuk duhet kompromentuar nga influencat jo të duhura të partive politike.

14 maj 2016, Lu e Vlahutin flasin përballë deputetëve të komisionit të reformës në drejtësi, Live dhe me një mesazh të qartë, kush pengon reformën dhe vettingun do të turpërojë vendin.

Lu: Nëse kjo reformë dështon, anëtarët e këtij komisioni do të turpërojnë veten përpara zgjedhësve. Do të turpëroni marrëdhënien tuaj me SHBA e BE. Fatmirësisht ne sëbashku nuk do të lejojmë që të dështojmë. Vendi po shpreson që ju ta realizoni këtë reformë me sukses… Mëshiroj udhëheqësit e shurdhër politik nëse e bllokojnë këtë reformë. Do të përballeni me zemërimin e publikut shqiptar në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm, nëse mendoni se mund të mbroni gjykatësit e prokurorit të korruptuar, duke bllokuar këtë reformë./java/a.k

Next Post
“Qentë ëndërrojnë të zotët e tyre”… e thotë studimi i Harvard

"Qentë ëndërrojnë të zotët e tyre"... e thotë studimi i Harvard

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE miraton listën e vendeve të sigurta! Ndryshojnë politikat për azilin, përfshihet dhe Kosova

BE miraton listën e vendeve të sigurta! Ndryshojnë politikat për azilin, përfshihet dhe Kosova

February 23, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Vuajtjet e Gazmend Bardhit, duke kaluar gardh më gardh

February 23, 2026
Pas Qershorit të ngatërruar, Meri Shehu paralajmëron tension në Korrik

Ekonomia dhe dashuria do vihen në provë! Çfarë sjell java e fundit e shkurtit për shenjat e horoskopit

February 23, 2026
Tirana shkarkon trajnerin Ardian Nuhiu, shkak humbjet e njëpasnjëshme! Ja kush e zëvendëson

Tirana shkarkon trajnerin Ardian Nuhiu, shkak humbjet e njëpasnjëshme! Ja kush e zëvendëson

February 23, 2026
Administrativja i rrëzoi kërkesën për sigurim padie, aktorja Anila Bisha: Do e çoj çështjen deri në Strasburg!

Administrativja i rrëzoi kërkesën për sigurim padie, aktorja Anila Bisha: Do e çoj çështjen deri në Strasburg!

February 23, 2026
Treni ADN prej Anagnostit – poetika e kujtesës dhe kamera e ndërgjegjes

Letërkëmbimi si arkiv i mendimit shqiptar

February 23, 2026
Qyteti meksikan që do presë ndeshjet e Kupës së Botës në flakë pas vrasjes së El Menchos! Çfarë do ndodhë me Botërorin 2026

Qyteti meksikan që do presë ndeshjet e Kupës së Botës në flakë pas vrasjes së El Menchos! Çfarë do ndodhë me Botërorin 2026

February 23, 2026
10 fakte pse Shqipëria s’ka kartele droge si Meksika, por vetëm trafikantë ordinerë

10 fakte pse Shqipëria s’ka kartele droge si Meksika, por vetëm trafikantë ordinerë

February 23, 2026
Rusia hap dyert për kinezët! Putin miraton udhëtimin pa viza për një muaj

Rusët për sportistët e tyre: Neutraliteti si tradhti kombëtare

February 23, 2026
Kurti pas takimeve me Abdixhikun dhe Hamzën: S’ka ende emër për presidentin, synojmë shmangien e zgjedhjeve

Kurti pas takimeve me Abdixhikun dhe Hamzën: S’ka ende emër për presidentin, synojmë shmangien e zgjedhjeve

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In