JAVANEWS.AL/ Ndërsa kreu i PD, Lulzim Basha, “ngjirret’ në çadër me të ashtëquajturën tezë kundër gjyqtarëve, hetuesve dhe prokurorëve të kohës së komunizimit, duke marrë shkas nga propozimi për emërimin e Fatmri Xhafajt si ministër i Brendshëm, nga ana tjetër qëndron ‘punëdhënësi’ i tij, ish kreu i PD Sali Berisha që është kampion në emërimin e gjykatëve, prokurorëve dhe hetuesve të kohës së diktaturës në sistemin e drejtësisë. Gjatë kohës që Berisha ka qenë President dhe kryeministër ka emëruar dhe promovuar dhjetra personazhe në sistemin e drejtësisë që vinin nga bota sistemit juridik komunist. Këto promovime të Berishës janë kundërshtuar ashpër edhe nga ish të përndjuekurit politik, por vlerësimet e tyre as që janë marrë në konsideratë nga ‘antikomunisti”. Duke mos votuar vetting-un Berisha po përpiqet të mbrojë pikërisht këtë kastë, duke i bërë deri dhe joserioze përbetimet e Bashës, i cili përpiqet të shohë “qimen tek të tjerët dhe jo traun që e ka para syve”.
Janë me qindra gjyqtarë e prokurorë, të cilët kanë mbushur moshën mbi 55 vjeç dhe kanë përvojë në sistemin e drejtësisë qysh në kohën e komunizmit. Mjafton për këtë të shikosh CV e gjyqtarëve të rëndësishëm që dominojnë aktualisht sistemin e drejtësisë. Gjysma e anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese, kanë punuar si gjyqtarë apo hetues gjatë sistemit komunist. Përveç këtyre dy institucioneve, ndër më të rëndësishmet e sistemit të drejtësisë, në pjesën tjetër nëpër gjykata, e prokurori në Tiranë e në rrethe, janë me qindra prokurorë e gjyqtarë që kanë përvojë pune, kryesisht si hetues në sistemin komunist. Ata kanë vazhduar karrierën e tyre në sistemin e drejtësisë, pas vitit 1990, në varësi të lidhjeve që secili prej tyre ka patur me politikën. Shumë prej atyre që kanë punuar hetues në kohën e diktaturës kanë mbërritur deri në nivelin e kryetarit të Gjykatës Kushtetutese, të Gjykatës së Lartë apo edhe të Prokurorit të Përgjithshëm, pas viteve ’90.
Ja të dhënat për anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese
Gjykata Kushtetuese
Vladimir Kristo, lindur më 25.04.1947 në Korçë. Diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1969. Nga viti 1969 deri në vitin 1983, ka ushtruar detyra të ndryshme pranë organeve të drejtësisë në Shkodër dhe në Tiranë dhe në vitet 1983-1992 ka qenë përgjegjës i Sektorit të Studimeve në Prokurorinë e Përgjithshme.
Gani Dizdari, lindur më 30.04.1949, në Tropojë. Është diplomuar për Drejtësi në Universitetin e Tiranës, në vitin 1972. Ka punuar si prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Tropojë, në periudhën 1973-1982, dhe si prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme, Departamenti Gjyqësor, në vitet 1982-1989. Nga viti 1989 ka qenë prokuror pranë Gjykatës së Kasacionit, dhe në periudhën 1995-1999 ka ushtruar detyrën e Zëvendës-Prokurorit të Përgjithshëm.
Besnik Imeraj, lindur më 6.12.1954, në Tiranë. Diplomuar për Drejtësi, në vitin 1977, në Universitetin e Tiranës. Në periudhën 1977-1991 ka ushtruar detyra të ndryshme pranë organeve të drejtësisë në Elbasan dhe Tiranë.
Gjykata e Lartë
Ardian Dvorani, Ka lindur në Korçë në 20 shkurt 1966. Në vitin 1988 është diplomuar jurist në Universitetin e Tiranës. Ka shërbyer si prokuror në Prokurorine e Rrethit Gjyqësor Shkodër në periudhën 1988-1991.
Arjana Fullani, Ka lindur në Tiranë më 03 Shtator 1965. Eshtë diplomuar për drejtësi në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë në vitin 1987 me rezultate të shkëlqyera dhe në 2007 ka marrë titullin Master i Ligjeve (LLM). Znj. Fullani ka ushtruar funksionin e Prokurores pranë sektorit të Prokurorisë së Rrethit Tiranë në vitet 1987-1992
Tom Ndreca, Është diplomuar në vitin 1980, me titullin Jurist, pranë Universitetit të Tiranës në fakultetin e Shkencave Politike Juridike në degën e Drejtësisë. Z. Ndreca për një periudhë 4 vjeçare ka ushtruar detyrën e prokurorit gjyqsor dhe prokurorit të rrethit, pranë prokurorisë së rrethit Mirditë.
Mirela Fana (Gjylameti), lindur në vitin 1966 në Tiranë. Zj.Fana është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë në vitin 1988. Zj. Fana ka ushtruar detyrën e hetueses pranë Hetuesisë së Rrethit të Mirditës, në periudhën 1988-1991.
Vangjel Kosta – Ish anëtar në Gjykatën e Lartë, Pedagog në Shkollën e Magjistraturës prej tetë vjetësh. Gjyqtar në gjykatën e durrësit nga vitit 1983-1991. Është akuzuar se ka marrë pjesë në gjyqe politike në kohëne diktaturës.
Martin Deda – Hetues në Prokurorinë e Rrethit Tiranë për dhjetë vjet, zv/kryetar gjykate i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për pesë vjet, ish anëtar i KLD-së, aktualisht gjyqtar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Maringlen Rrapi – Hetues për njëzet e një vjet, prokuror për tre vjet, aktualisht noter prej njëmbëdhjetë vjetësh, autor tekstesh juridikë.
Roland Përmeti – Prokuror në Prokurorinë e Rrethit Krujë për katër vjet, hetues në Hetuesinë e Tiranës për shtatë vjet, avokat për shtatë vjet, Kryetar i Komisionit të Shërbimit Civil për pesë vjet
Skënder Demiraj – Prokuror për njëzet e nëntë vjet, aktualisht avokat.
Zamir Moçka (Stefani) – Hetues për dhjetë vjet, Gjyqtar për dymbëdhjetë vjet, aktualisht Drejtor i Drejtorisë Shërbimeve Juridike në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës
Lefter Jahaj – Gjyqtar prej 26 vjetësh, aktualisht Gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë prej katërmbëdhjetë vjetësh.
Hanëme Bakija – Gjyqtare për shtatëmbëdhjetë vjet, aktualisht avokate prej katërmbëdhjetë vjetësh.
Fatmir Tartale – Hetues në Tiranë për gjashtëmbëdhjetë vjet, zëvendësdekan i Fakultetit të Drejtësisë në UT për një vit, aktualisht pedagog në Universitetin Publik, në Akademinë e Policisë
Fatos Dervishi – Hetues për pesë vjet, ish-Zëvendësprokuror i Përgjithshëm, avokat në SHBA prej dhjetë vjetësh.
Bashkim Caka – Hetues në Hetuesinë e Rethit Lushnje për shtatë vjet, ish-anëtar i Gjykatës së Lartë, ish deputet, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë prej dy vjetësh, autor teksesh dhe artikujsh juridike.
Adnand Kosova – Hetues në Hetuesinë e Rrethit Korçë për pesë vjet, Drejtor i Prokurorisë së Rrethit Korçë për gjashtë vjet, Inspektor në Inspektoriatin e KLD-së për pesë vjet.
Artan Tabaku – Jurist prej njëzetekatër vjetësh, pesë vjet hetues në hetuesinë e Rrethit Elbasan, tre vjet Këshilltar Ligjor i Ministrit të Mbrojtjes, dy vjet Drejtor i Drejtorisë së Cilësisë në Ministrinë e Ekonomisë dhe Privatizimit, aktualisht Drejtor në Drejtorinë Juridike, Burimet Njerëzore dhe Kërkimi Shkencor në KLD, ka marre tiutllin « Doktor i Shkencave Juridike », Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.
Artur Selmani – Hetues për shtatë vjet, prokuror prej pesëmbëdhjetë vjetësh, aktualisht Drejtor i Drejtorisë Gjyqësore të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, “Master” në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Tiranës, ka botuar disa shkrime.
A. Meta