• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Dossier/ Ja si do të jetë Asociacioni i Komunave serbe, sipas paralajmërimit të Listës Serbe

by Java News
28/03/2018 08:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Si do të mund të dukej Asociacioni i Komunave serbe, e cila, siç paralajmërohet, në mënyrë të pavarur e pa i pyetur institucionet e Kosovës, me nismën e Listës Serbe, do ta krijojnë 10 komunat me shumicë serbe në vend. Sipas asaj që njoftojnë mediet serbe, Asociacioni do të jetë në përputhje me parimet e Marrëveshjes së Brukselit, transmeton Koha.net.

AKS-ja do ta ketë kryetarin e vet, zëvendësin , Këshillin si dhe Kuvendin e atë do ta përbëjnë përfaqësuesit e 10 komunave.Kështu ka thënë për Tanjug deputeti i Listës Serbe Igor Simiq, i cili ka saktësuar se bëhet fjalë për këto komuna: Leposaviq, Zveçan, Mitrovicë veriore, Zubin – Potok, Partesh, Ranillug, Novobërdë, Graçanicë, Shtërpce dhe Kllokot.

Ai ka shtuar se AKS është në përputhje me marrëveshjet nga vitet 2013 e 2015 dhe atë e përbëjnë 10 komuna me shumicë serbe bë Kosovës ku jetojnë 110 mijë deri në 120 banorë.

Sipas medieve serbe, AKS ka qenë detyrim i Prishtinës ndaj Marrëveshjes së Brukselit, nënshkruar në vitin 2013, të cilën, nga 15 pika sa ka, 6 kanë të bëjnë me formimin e AKS-së.

“Dobi nga AKS do të kenë jo vetëm serbët, por edhe shqiptarët, sepse do të kenë një zë që do të flasë në emër të serbëve në Kosovë, ndërsa për problemet e serbëve do të kujdesen serbët, ka thënë Simiq.Ai është i bindur se kështu edhe bashkësia ndërkombëtare do të ketë negociator relevant kur bëhet fjalë për problemet e popullit serb në Kosovës .

Simiq hedh poshtë thëniet se formimi i AKS-së është hap i njëanshëm:

“Përkundrazi, ky hap është i imponuar dhe absolutisht në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit por edhe me pengesën pesëvjeçare sepse institucionet e Prishtinës nuk dëshirojnë të përmbushin ato që janë detyruar edhe para Beogradit, por edhe para përfaqësuesve të Bashkimit Europian, ka theksuar Simiq.

Qëllimi ynë është ta jetësojmë Marrëveshjen e Brukselit ashtu siç është nënshkruar, “që do të thotë se Marrëveshja e vitit 2013 me parimet e përgjithshme për krijimin e AKS-së me autorizime ekzekutive, të jetësohet përmes prcoesti që na pret deri më 20 prill”, tha Simiq.

Sipas fjalëve të tij, AKS do të duhej të ishte “institucion kulmor” i popullit serb në hapësirën e Kosovës i cili më ës miri do t’iu përgjigjet nevojave të qytetarëve që jetojnë atje.

“Jo vetëm të serbëve, por edhe të gjitha bashkësive të tjera që jetojnë nëpër ato komuna”, ka thënë Simiq.AKS, ka saktësuar Simiq, është në përputhje me autorizimet nga Marrëveshja e Brukselit dhe do të përkujdeset për shëndetësinë, arsimin, urbanizmin, planifikimin rural dhe zhvillimin ekonomik të atyre komunave, transmeton Koha.net.

Përfaqësuesit e Listës Serbe kanë paralajmëruar se më 20 prill do ta formojnë AKS-në, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
E thotë shkenca: Ja mashkulli ideal…

Meshkuj, ja gabimet që bëni në shtrat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I shpallur në kërkim, arrestohet 23-vjeçari që qëlloi me armë gjatë një konflikti

I shpallur në kërkim, arrestohet 23-vjeçari që qëlloi me armë gjatë një konflikti

March 27, 2026
VIDEO dramatike, avioni luftarak amerikan F-18 gati rrëzohet nga raketa iraniane

VIDEO dramatike, avioni luftarak amerikan F-18 gati rrëzohet nga raketa iraniane

March 27, 2026
Reshje dëbore dhe në Qafën e Llogarasë, zbardhet rruga, borëpastrueset në terren

Reshje dëbore dhe në Qafën e Llogarasë, zbardhet rruga, borëpastrueset në terren

March 27, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 28 Mars 2026

March 27, 2026
Parlamenti Europian miraton dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra jashtë BE-së

Parlamenti Europian miraton dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra jashtë BE-së

March 27, 2026
“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

March 27, 2026
Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

March 27, 2026
Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

March 27, 2026
Moti i keq, Policia e Shtetit apel drejtuesve të automjeteve: Situata aktuale në rrugët e vendit

Borë dhe temperatura nën zero, të dielën rikthehet pranvera

March 27, 2026
Vijojnë ndërhyrjet në bregdetin e Vlorës për projektin Lungomare 3, shemben 4 objekte shërbimi

Vijojnë ndërhyrjet në bregdetin e Vlorës për projektin Lungomare 3, shemben 4 objekte shërbimi

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In