• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

DOSSIER/ Ditari i një majori gjerman hedh dritë për datën e çlirimit

by Java News
02/12/2018 14:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak ditë pas dy datave historike 28 dhe 29 Nëntor, ka mbetur ende në ajër zhurrmnaja e debatit tashmë çerekshekullor mbi datën e saktë të çlrimit të Shqipërisë.

Secila prej palëve politike, dhe kjo nëpërmjet zërave të historibërjes, sjell fakte e të dhëna për të mbrojtur versionin respektiv, njëra për 28-ën e tjetra për 29-ën.

Dhe, referuar atyre, duket se që të dy palët kanë të drejtë, pasi dhe janë përplot argumenta mbi atë që mbrojnë.

Le të sjellim dhe një të dhënë të radhës, burim gjerman:

Në Arkivin e Shtetit, në fondin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacional Çlirimtare në një dosje të veçantë ruhen disa dokumente gjermane  dhe kopja e përkthimit në shqip të ditarit të luftës të majorit gjerman Volfang Behn. Në dosje ruhet vetëm kopja e përkthimit dhe jo origjinali në gjermanisht.

Referuar kësaj kopjeje, ne mund të zbulojmë se çfarë shkruante majori gjerman Behn për ditët e 28 dhe 29 nëntorit 1944. A ishte ushtria gjermane ende në Shqipëri apo kishte ikur?

Mes informatave të hollësishme ushtarake, majori gjerman jep të dhëna në shënimet e datës 28 nëntor se pjesa dërmuese e ushtrisë gjermane kishte kaluar kufirin shqiptar. Por më tej, në shënimet e datës 29 nëntor ai përmend shëmbjet e urave mbi Drin dhe Bunë dhe se praparojat e ushtrisë gjermane ndodheshin në Koplik në datën 29 nëntor 1944.

Për lexuesit, sjellim një pjesë nga ditari i tij për datat 28 dhe 29 nëntor 1944, zbardhur sipas kopjes së përkthyer të ditarit të tij që ruhet në AQSH.

Në mëngjes në ora 8.30 më thirri shefi i gheneralshtabit për të kqyr në nji kr =Bitzfunkspruch në kundërsjellje të koparmatës në veri të Levljes dhe Prijepoles 22.I.D. Armiku e kuptoj rezistimin tonë  të ri dhe ban koncentrimin e forcave në Matasej prej Eranit dhe Andrejovicës. Forcat e armikut tërhiqen dhe nga Danillovgradi për t’u hjedhur në Istok. Është e nevojshme kryerja sa më e shpejtë. Duhet të krijohet radio –lidhja në mes të korparmatës dhe 22.I.D. dhe 297.I.D.

 

Gjatë vizitës te shefi i gjeneralshtabit, kalova nëpër qytetin e Podgoricës dhe shkova në seksionin e  furnizimeve N.A.297. Qyteti i Podgoricës që më pare kishte 10.000 banorë është liruar krejtësisht, asnji shtëpi nuk asht me e kompletuar. Kaluam ndërmjet nji xhamije dhe dy kishave, njëra ishte e vjetër me katër kampanjela, por tjetra ishte e stilit të ri.

Kaluam mbi urnë e lumit Ribnicë nëpërmes të qytetit dhe në veri të daljes së qytetit erdhëm deri te gjimnazi, i cili dikur ishte nji godinë e bukur dhe madhështore, por tani asht gjysma e shkatërrue, na të cilin apartament  dhe në podrum ishte vendos dega për furnizim “Versorgungstaffel” N.A.297.

Këtu bisedova me togerin  Bukhardtin dhe Oberzahlmeisterim Josvhko-in. Afro ore 11  tue kalue nëpër qytet u ktheva n’kampin tim. Mbas darke koha filloj t’hapet dhe menjiherë filluen t’fluturojnë aeroplanat e armikut. Në rrugën për Goricë nga mitralimi me fishekë djegës u ndezën disa makina. Në Danillovgrad nga ana e 181.I.D. u rrëzue nji bombardier –gjuejtës. Vona mbas darke më vizitoj kapiteni Kues, i marshgrupit të aeronautikës N.O. Becker.

Në mbramje më thirri n’telefon Beckeri dhe më njoftoj se asht gradue me gradën major. Obergefreiter kaubisch nga kompania e I-rë është plagos lehtë nga copat e granatës në krahun e majtë, dhe pikërisht mu në Bioce. 181.I.D. rreth veprimtarisë tonë vëzhguese dhe të gjallë të veprimit sulmues me sukses humbjet nuk dihen. Armiku humbi 3 të vdekur.

297.I.D. Sulmi i përforcuar i regji.grana.523 i shtrënguar nga rezistenca e armikut avancoi deri në afërsi të jugut të klopotit. Vazhdimi i sulmeve natën kundër rezistencës së fortë të armikut dhe hjedhja aktive e mortajës nuk u ba i mundshëm. Sulme pas sulmet kundër paripetit të bioces në luftë të afërt u thyen. Batalioni III (muslim.) i regji. grana.359 u çarmatos dhe është ndrrue nga ana e 1.(FEB.297). në Bioce gjindet në gritje e sipër nji teleferik em dy skele. Ngritja e urës kryesore në vendqëndrimin e ujit përparon mirë. Radio sigurimi kundërajrore art. (Flakschutz) asht vendos në degën e 3 të 297 tamksore. Gjatë veprimtarisë së gjallë luftarake përqark Shkodrës humbjet tona ishin: 3 të vrarë, 4 të plagosur. Për arsye të goditjes së plotë armiku humbi ose u iu çdukën dy mitroloza. Tërheqja nga Shkodra kaloj. Veprimtari e gjallë e gjuajtësve. Nji Spitfajer u rrëzue nga ana e nji topi tonë prej 2 cm.

Ngjarje shërbimi me rëndësi nuk ka. Dalja e bukur e Hënës. Në mbramje në Hallingerin dhe Schaldachin luajtëm skata, pimë vermouth.

Koha është e bukur. Në mbramje sulm i rëndë në rrethin e rrethuar (Sperriegel) në perëndim –jugperëndim të Podgoricës. Nga maja e jonë kqyrnim ngjitjen e topave tonë dhe artilerisë 181.I.D.

Gjatë veprimtarisë së dyanëshme të vëzhgimit dhe artilerisë hum.tona nuk dihen.  Për arsye të gjuajtjes së artilerisë 1 F.H. u shkatërrue.

Synimi: Në mbramjen e 29. në 30.11 tërheqja e batalionit DFB.181. dhe bat. Këmish zezt 86 nga fronti i veriperëndimit të danillovgradit dhe transferimi i tyre në dispozicion të gjeneral komandës në zonën Shpuzë.

Sulmet e pandërprerë të natës të ndihmuar nga artilerija dhe mortaja e fortë e armikut në nji formacion (prej 800) të drejtuar kudnër rrethit të rrethuar (Sperriegel) 16 km. në perëndim-jugperëndim të Podgoricës u thyen nga ana  Lë.Abt.Ëanger.297.I.D. Sulmi i regjim.grana.523 kundër rezistencës së gjallë të armikut shkojnë në avancim të ngadalshëm nga dy anët e viseve pelov dhe brieka.

Batal.i shpartalluar I.523 ka 30 të humbur. Komndanti i batalionit u vra, humbjet e armikut të numëruar 10 të vdekur. Gjatë mbrojtjes nga avancimet me aeroplan të armikut në Bioce përparon sipas planit. Urat që kalojnë në Bunë dhe Drin të Shkodrës u shkatrruen. Mbrapa roja gjindet në Koplik. Gjatë sulmeve rrugore nga ana e aeroplanëve të armikut me fluturim të ulët humbjet tona nuk dihen, disa makina jashtë përdorimit. Synimi: 30.11. Aksion I F.R.334 së bashku me degën bregdetare Muehle për të forcuar këthesën perëndimore të urës në Bioce….(Tema)

Next Post
Duka: Nuk mendoj se jam i vetmi për presidencën e FSHF, por jam më i miri

EURO 2020/Armand Duka: Shortin e shoh pozitiv, por duhet djersë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata e Lartë e lë në burg ish-presidentin Meta, Kryemadhi i del në mbrojtje: S’ka asnjë firmë, asnjë vendim

Gjykata e Lartë e lë në burg ish-presidentin Meta, Kryemadhi i del në mbrojtje: S’ka asnjë firmë, asnjë vendim

March 12, 2026
ANALIZA/ Pse Rezistenca e Iranit ndaj Shteteve të Bashkuara është një Bllof (dhe e turpëron Trumpin)

ANALIZA/ Pse Rezistenca e Iranit ndaj Shteteve të Bashkuara është një Bllof (dhe e turpëron Trumpin)

March 12, 2026
“Kosova, pjesë e pandarë e Serbisë!” Rusia: BE po i jep dorë të lirë Kurtit për spastrimin në veri

“Kosova, pjesë e pandarë e Serbisë!” Rusia: BE po i jep dorë të lirë Kurtit për spastrimin në veri

March 12, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Epokat që nuk mbarojnë

March 12, 2026
Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit të Shqipërisë, Departamenti Amerikan i Shtetit: Dënojmë këtë akt dashakeq kundër aleatit tonë!

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit të Shqipërisë, Departamenti Amerikan i Shtetit: Dënojmë këtë akt dashakeq kundër aleatit tonë!

March 12, 2026
“2030-ta do të jetë viti që Ramazani dhe Krishtlindjet bashkohen”, Rama: Shpresoj të jetë mandati i fundit i një kryeministri të Shqipërisë jashtë dyerve të BE

“2030-ta do të jetë viti që Ramazani dhe Krishtlindjet bashkohen”, Rama: Shpresoj të jetë mandati i fundit i një kryeministri të Shqipërisë jashtë dyerve të BE

March 12, 2026
Muaji i Shenjtë i Ramazanit, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij shtrojnë Iftar për besimtarët

Muaji i Shenjtë i Ramazanit, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij shtrojnë Iftar për besimtarët

March 12, 2026
Federata polake motivon futbollistët para sfidës me Shqipërinë, vendos premio për kualifikimin në botëror

Federata polake motivon futbollistët para sfidës me Shqipërinë, vendos premio për kualifikimin në botëror

March 12, 2026
Rritja e çmimit të naftës dhe gazit natyror! Vendet europiane ndërmarrin masa

Rritja e çmimit të naftës dhe gazit natyror! Vendet europiane ndërmarrin masa

March 12, 2026
Paditën njëri-tjetrin për shpifje/ Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Edi Ramës dhe Sali Berishës

Paditën njëri-tjetrin për shpifje/ Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Edi Ramës dhe Sali Berishës

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In