• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Dossier/ Andrea, Dori dhe të tjerët. Gazetarët që u larguan nga jeta në dy dekadat e fundit

by S M
08/12/2016 20:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në harkun kohor të 2 dekadave mjaft kolegë tanë të gazetarisë nuk janë mes nesh. Në më të shumtën e rasteve ata kanë ndërruar jetë për shkak të sëmundjeve të rënda të pashërueshme, por ka mes tyre edhe të vrarë në mënyrë enigmatike, ne vrasje që nuk janë zbardhur ende.

Më i fundit është miku dhe kolegu ynë Andrea Stefani, i cili sot më 8 dhjetor duhet të mbushte 58 vjeç, por u largua në mënyrë tragjike nga jeta për shkak të një sëmundjeje të rëndë.

Ikja e tyre e parakohshme ka lënë pas një boshllëk si në fushën e raportimit të lajmeve ashtu edhe të analizës. Ky boshllëk bëhet akoma më kumbues po të kihet parasysh edhe situata në të cilën ndodhet sot shtypi shqiptar, i cili gjithnjë e më pak po shkel në terren dhe gjithnjë e më shumë po bëhet skllav i lajmeve virtuale, të sipërfaqshme, me difekte të theksuara profesionalizmi, e në shumicën e rasteve të shpifjes pa fre.

Ali Ukaj

ali-ukajAli Ukaj u vra në mesnatën e 28 korrikut të vitit 1997 në mënyrë misterioze, një vrasje ende e pazbuluar deri më tani. Ali Ukaj 27 vjeçar, me profesion gazetar, i konsideruar si një nga zëdhënësit e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte një nga ideatorët e emblemës së UÇK-së. Ai u gjet i vrarë e madje i masakruar në një nga banesat e Tiranës. Prej 28 korrikut të vitit 1997 kanë kaluar 18 vjet ndërsa kjo vrasje mbetet e mbuluar me “dheun e zi” njësoj si trupi i Aliut që tash prehet në vendlindjen e tij në Lumbardh. Ali Ukaj ishte me profesion gazetar, punonte në të përditshmen “Gazeta Shqiptare” në Tiranë.
Për vrasjen e Ali Ukajt janë shkruar artikuj të ndryshëm që kanë tentuar të zbardhin vrasjen e tij, por deri më tani nuk është zbardhur asgjë.

Teodor KEKO

u1_teodor-kekoNë 20 gusht 2002, u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë në moshën 44-vjeçare një prej penave më therëse të letra shqipe dhe të publicistikës, Teodor Keko. Deri në fund të jetës ai mbeti një antikonformist, intelektual me kontribut të veçantë në proceset demokratike të vendit dhe një bohem i papërsëritshëm. Pas mbarimit të studimeve për Gjuhë e Letërsi, punon në organet e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, fillimisht në gazetën “Drita” e më pas në revistën “Nëntori”. Gjatë këtyre viteve ai mbetet një nga bashkëpunëtorët më të afërt të shtypit të kohës, veçanërisht revistës “Hosteni” dhe gazetës “Zëri i Rinisë”, ku përmes penës së tij të hollë trajtoi probleme të mprehta të politikës kulturore dhe tema “tabu” për kohën. Në korrik të vitit 1990 thirret në takimin e ish-Presidentit Ramiz Alia me intelektualët e vendit. Po atij viti, në tetor, thirret në Konferencën e talenteve të reja në Korçë, ku shquhet edhe antikonformizmi i tij në diskutimin që më pas tërhoqi vëmendjen e qarqeve zyrtare. Në dhjetor bashkohet me Lëvizjen Demokratike.
Në vitin 1991 zgjidhet anëtar i këshillit botues të së parës gazetë opozitare në Shqipëri, gazetës “Rilindja Demokratike” dhe në të njëjtën kohë deputet i Partisë Demokratike. Shkrimet e tij të shumta gjatë këtyre viteve në gazetat “Rilindja Demokratike”, “Koha Jonë”, “Aleanca Demokratike”, “Poli i Qendrës”, “AKS”, “Albania” e “Korrieri” apo revistat “Spektër” e “XXL” si dhe fjalimet e mbajtura në parlamentin shqiptar gjatë dy legjislaturave që ai ishte deputet, shkrime e fjalime që kishin postulat kredon e tij “Ka ardhur demokracia dhe ne nuk jemi demokratë, apo nuk ka ardhur ende demokracia për ne demokratët”…, mbeten edhe sot modele të publicistikës dhe oratorisë si për guximin qytetar, thellësinë e mendimit ashtu dhe për forcën e fjalës. Në vitin 1996, i zhgënjyer largohet përfundimisht nga politika e drejtpërdrejtë dhe vendos të kontribuojë si intelektual, përmes fjalës në shtypin e shkruar. Keko do të mbahet mend gjatë jo vetëm për stilin e tij të të shkruarit, por edhe për natyrën polemizuese plot humor e sarkazëm. Një shkollë e vërtetë për çdo gazetar.

Agim Nezaj

neza
Edhe Agim nezaj ishte një personazh i njohur i publicistikës shqiptare gjatë dy dekadave të fundit. Ai u nda nga jeta dje në moshën 54-vjeçare pas një sëmundje të rëndë. Pedagog dhe autor librash, Nezaj është i njohur për kontributin e dhënë për gazetarinë shqiptare. Ndarja e tij e parakohshme nga jeta është pritur me hidhërim nga miqtë dhe lexuesit. “Me ikjen e parakohshme të Agimit, gazetaria shqiptare, arti i komunikimit me publikun dhe institucionet tona shtetërore, ku u shqua për vite me radhë si një zëdhënës dhe këshilltar për shtyp i përkryer dhe jetëgjatë, humbën një nga personalitetet e spikatur, një nga pikat kryesore të referimit akademik dhe mbi të gjitha njerëzor, ndërsa ju, bashkëshortin, prindin dhe të afërmin tuaj më të shtrenjtë”, do të shprehej në mesazhin ngushëllues drejtuar familjes, Presidenti Bujar Nishani.

Andrea Stefani

andrea
Një humbje mjaft e rëndë për gazetarinë ishte edhe ndarja nga jeta e analistit të njohur Andrea Stefani. Ai ndërroi jetë pasi vuante prej muajsh nga një sëmundje e rëndë. Dimensionit të tij si gazetar i bashkëngjitet edhe aktivizmi i theksuar veçanërisht në përpjekjet qytetare kundër korrupsionit dhe dominimit autoritarist të shtetit. Stefani ka qenë kryeredaktori themelues i së përditshmes “Shekulli” dhe për shumë vite drejtues i programit investigativ antikorrupsion “Hapur”. Për më shumë se 10 vjet është mjaft i pranishëm në debatet e përjavshme televizive. Është autor i librit publicistik “Albanistan”. Me ikjen e Stefanit gazetaria serioze shqiptare humbi një nga penat e saj më të vyera dhe një nga polemizuesit më të guximshëm në arenën e debatit politik.

Agron Bala

agron-bala
Jo pak hidhërim në botën e gazetarisë shkaktoi edhe largimi nga jeta i gazetari të njohur Agron Bala. Ai prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë, prej së cilës nuk arriti të shpëtonte. Kontributi i tij në gazetari daton që në fillim vitet ’90. Ai ka punuar në disa radio e televizione. Përvoja e tij më e gjatë ka qenë në Radio Televizionin Shqiptar, ndërkohë që ka dhënë kontribut edhe si pedagog në Universitetin e Tiranës.

Zef Lleshi

zef-lleshi
Me një përvojë gati 30 vjeçare për gazetarinë ishte një humbje edhe ikja nga jeta e gazetarit Zef Lleshi. Ai vuante prej muajsh nga një smëundje e rënd. Lleshi ka punuar në disa media dhe është shquar për mënyrën serioze të të shkruarit dhe të argumentuarit të femomeneve me natyrë politike dhe ekonomike. Ikja e Lleshi zbehu realisht koloritin e zërave në fushën e gazetarisë që ishin të përkushtuar në këtë profesion.

Kreshnik Zeqaj

kreshnik_zeqajKreshkik Zeqaj është një ndër gazetarët me moshën më të re që u nda nga jeta si pasojë e një goditje në zemër në moshën 27-vjeçare. Kreshniku ka ndërruar jetë në Londër aty ku jetonte prej kohësh me vëllanë e tij.
Në Shqipëri Zeqaj punoi për mediat më në zë ndër të cilat A1 Report ,”Neës24″ e Abc Neës, ku krijoi respektin dhe përkushtimin për punën ashtu sikurse e njohin dhe kolegët gazetarë. “Një humbje që në start”, do ta komentonin kolegët largimin e tij nga jeta.

Armando Meta

Next Post
(VIDEO) “Don’t go”, kënga e shqiptarit për Obamën bëhet hit në Amerikë

(VIDEO) “Don’t go”, kënga e shqiptarit për Obamën bëhet hit në Amerikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In