• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

DOSSIER “21 Janari”/ Akuzat e Prokurorisë që rrëzoi Gjykata e Lartë dhe ndikimi politik

by Aalison Pearse Stevens
26/04/2016 11:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SPECIALE JAVANEWS/ Pas 5 vitesh nga vrasja më 21 janar 2011 në qendër të Tiranës, 20 metra poshtë zyrave të kryeministrisë, të 4 protestuesve të pafajshëm të opozitës së atëhershme nga ana e Gardës së Republikës, Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e Prokurorisë, duke e varrosur përfundimisht këtë çështje. Pas 5 vitesh asnjë nuk do të ndodhet më pas hekurave, ndonëse u vranë 4 persona Hekuran Deda, Ziver Veizi, Aleks Nika dhe Faik Myrtaj, si dhe u plagosën me armë zjarri 7 persona. Pak më shumë se dy vjet më parë, më 28 dhjetor 2013, në Gjykatën e Lartë u hodh shorti i cili përcaktoi gjykatësin, Edmond Islamaj, si relator për të shqyrtuar rekursin e Prokurorisë mbi vendimin e Gjykatës së Apelit për dënimin e dy ish-anëtarëve të Gardës së Republikës, për vrasjen e 2 nga 4 viktimat e protestës së PS-së, në 21 janar të vitit 2011. Proceset gjyqësore në Gjykatën e Lartë vonohen zakonisht për vite më radhë për shkak të numrit të lartë të vendimeve që paraqiten në këtë gjykatë për shqyrtim. Por gjykata kishte  instrumentetat ligjore në dispozicion që të zbatonte një procedurë të përshpejtuar për çështje të caktuara. Sipas manualit të punës të Gjykatës së Lartë, “në raste të veçanta, edhe brenda të njëjtës kategori çështjesh, duke pasur parasysh vetë specifikën e saj, gjyqtari relator mund t`i propozojë trupit gjykues shqyrtimin e çështjes në mënyrë të përshpejtuar”. Por as gjykata dhe as relatori nuk e morën në vlerësim kërkesën e familjarëve të viktimave të 21 janarit për shqyrtim me procedurë të përshpejtuar të çështjes. Tashmë kuptohet se përse u bënë këto vonesa. Thjeshtë për të nxjerrë të pafajshëm vrasësit e 21 janarit.

Cila ishte akuza e prokurorisë që rrëzoi Gjykata

Në protestën e 21 janarit 2011 në Tiranë, mbështetësit e PS-së u përleshën me forcat policore dhe me Gardën e Republikës në oborrin e jashtëm të kryeministris. Garda e Republikës hapi zjarr mbi protestuesit në Bulevard, gjë që solli si pasojë vdekjen e 4 protestuesve, Ziver Veizi, Hekuran Deda,  Aleks Nika dhe Faik Myrtaj. Prokuroria kërkoi në atë kohë ekspertizë ndërkombëtare dhe arrestoi gardistin Agim Llupo më 14 shkurt 2011. Pas përfundimit të hetimeve, prokuroria urdhëroi në janar të vitit 2012 edhe 3 arrestime të tjera: të ish-komandantit të Gardës, Ndrea Prendi, oficerit Margarit Kume, si dhe ish drejtorit të teknologjisë së informacionit në kryeministri, Armando Kasaj. Prokuroria kërkoi 23 vjet burg për Prendin dhe 25 vjet burg për Llupon. Për të dy të akuzuarit e tjerë rënduan akuza më të lehta, por u shpallën të pafajshëm. Por Gjykata e Faktit i hodhi poshtë akuzat e prokurorisë dhe ekspertizën e FBI, ndërsa Gjykata e Apelit hodhi poshtë akuzën e vrasjes me dashje në rrethana rënduese dhe dënoi Prendin dhe Llupon me gjithsej 4 vjet burg për akuzën e vrasjes nga pakujdesia. Aktualisht ata janë të lirë. Dosja në ngarkim të tyre është në Gjykatën e Lartë.

Dinamika e vrasjeve

Protestuesi Ziver Veizi u gjend i vrare 2.4 metra larg portës hyrëse të Kryeministrisë, ndërsa Hekuran Deda 35 metra larg nga kangjellat anësore. Kurse dy viktimat e tjera Faik Myrtaj dhe Aleks Nika, janë vrarë në një distancë akoma me të largët, por nuk është përcaktuar ekzaktesisht, pasi mungojne provat për këndin nga janë qëlluar. Për Myrtajn ka një ekspertizë të qartë. Ai e mori plumbin në pjesën e pasme të shpatullës së djathtë. Kjo vërteton se ai ka qenë duke u larguar dhe ishte një person që nuk paraqiste anjë lloj rrezikshmërie. Thënë thjeshtë është qëlluar drejt e në mish nga Garda e stacionuar pranë Kryeministrisë. Po ashtu edhe Aleks Nika që mori plumbin në kokë, pak mbi vesh, ishte shumë larg Kryeministrisë dhe nuk paraqiste asnjë rrezikshmëri. E gjithë kjo dinamikë zbulon qartë se asnjë prej 4 të vrarëve nuk parqiste asnjë rrezik as ndaj forcave të gardës e as ndaj kryeministrisë.

Urdhërdhënësit

Ndonëse kanë kaluar 5 vite, ende nuk ka një përgjigje për pyetjet kryesore se kush qëlloi dhe kush urdhëroi për të qëlluar? Nuk është arritur të zbulohet në ka pasur një urdhër me shkrim që të drejtohen armët me plumba luftarake drejt demonstruesve. Dyshohet se ka pasur urdhëra gojorë që të qëllohej në ajër, por ende askush nuk ka pranuar që ato të kenë ardhur nga eprorët. Fakti është se ka pasur disa plane operacionale të dokumentuara, ku alternativa e fundit ishte që të zbatohej rregullorja për personat që futen në ambientet brenda kangjellave rrethuese, ku të qëllohej për neutralizimin ose eleminimin e tyre. Por rregullorja është shkelur pasi të 4 viktimat janë qëlluar jashtë kangjellave të Kryeministrise, disa prej të cilëve dhjetëra metra larg.

Alibitë e Berishës, sfondi politik

Në fillim Berisha tha se protestuesit kishin vrarë njeri-tjetrin. Më pas pranoi vrasjet, por tha se Garda kishte zbatuar ligjin, pasi demonstruesit ishin vrarë brenda rrethimit. Kur u vërtetua se protestuesit ishin vrarë jashtë rrethimit, Berisha sajoi puçin e shtetit dhe ngriti një komision hetimor. Po ashtu, Berisha nuk lejoi as zbatimin e urdhrit të Prokurorisë për arrestimin e komandës së Gardës. Refuzimi i Berishës për të dorëzuar komandantët, shokoi ndërkombëtarët. Më pas Berisha hodhi në kosh edhe ekspertizën e FBI për vrasjet. 21 janari duket ishte edhe finalja e një beteje politike midis Edi Ramës dhe Ilir Metës. Më 11 janar të vitit 2011 në media u publikua një videoskandal, ku pretendohej se zv.kryeministri i qeverisë Berisha, njëherësh Ministri i Jashtëm, Ilir Meta, bisedonte me Dritan Priftin, ministrin tjetër të LSI-së, për afera korruptive me shumën prej 700 mijë Euro. Ky publikim ngjalli reagimin e ashpër të opozitës dhe qytetarëve. Por Berisha e Meta e gjetën shpejt alibinë për t’i shpëtuar për momentin irritimit të turmave. Ata thanë se video ishte e montuar, madje kjo sipas tyre kishte ndodhur në selinë e PS-së dhe se ishte montuar nga vetë Edi Rama.

Pasojat e drejtësis së vonuar

Drejtësia e vonuar ka dhe ajo viktimat e saj. Djali i Faik Myrtajt kishte kohë që bluante në mëndje humbjen e të atit, Faikut. Për të duket se kishte dy alternative: njëra të pranonte me dhimbje humbjen e të jatit, tjetra të kishte besim se përgjegjësit do të dënoheshin. Por kjo e fundit ende nuk po ndodh ndonëse kanë kaluar 5 vite. Por djali i ri nuk zgjodhi as njërën as tjetrën. Ai zgjodhi një mënyrë tjetër ekstreme duke I dhënë fund jetës së tij në një kodrinë në fshatin e tij. Tek njihesh me vendimin e marrë nga Gjykata e Lartë, kupton se ai duket e kishte parandjerë që nuk do të kishte drejtësi.

(javaneës.al) Me. Ar

 

Next Post

Policia meksikane, luftë me trafikantët në Akapulko

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurbini, bashkia më e prekur nga moti i keq. Vengu: Pritet një front i dytë meteorologjik në vijim

“Ushtria po monitoron lumenjtë”, ministri Vengu: Rrezikojnë daljen nga shtrati, Erzeni në pikën kritike

January 6, 2026
Panik në Ramallah, forcat izraelite bastisin universitetin! Plagosen 11 palestinezë

Panik në Ramallah, forcat izraelite bastisin universitetin! Plagosen 11 palestinezë

January 6, 2026
Operacioni ndaj Maduros / Zekthi: Nuk u realizua për të vendosur demokracinë në Venezuelë

Operacioni ndaj Maduros / Zekthi: Nuk u realizua për të vendosur demokracinë në Venezuelë

January 6, 2026
Banesa shkrumbohet nga flakët në Klos, kryefamiljari me lot në sy: Jemi 11 anëtarë në qiell të hapur

Banesa shkrumbohet nga flakët në Klos, kryefamiljari me lot në sy: Jemi 11 anëtarë në qiell të hapur

January 6, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Kapja nga amerikanët i shpëtoi jetën Maduros, ja pse rasti i tij ndryshon nga Kina e Rusia

January 6, 2026
VIDEO / Duke shtyrë makinat e përmbytura, efektivët heronj në terren

VIDEO / Duke shtyrë makinat e përmbytura, efektivët heronj në terren

January 6, 2026
Gjashtë të vdekur dhe qindra fluturime të anuluara, bora shkakton kaos në Europë

Gjashtë të vdekur dhe qindra fluturime të anuluara, bora shkakton kaos në Europë

January 6, 2026
“SHBA do ta marrë Groenlandën pa luftë”, ekspertja: NATO do bëhet palë…

“SHBA do ta marrë Groenlandën pa luftë”, ekspertja: NATO do bëhet palë…

January 6, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Civilizimi amerikan po shkon drejt shuarjes”, diplomati: Shqetësimi i SHBA, rusët dhe gjermanët

January 6, 2026
“Po mbytemi”/ Durrsaku ngre alarmin: Katastrofë, familjarët e mi janë larguar

“Po mbytemi”/ Durrsaku ngre alarmin: Katastrofë, familjarët e mi janë larguar

January 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In